Pandemia edhe përkundër masave preventive që po merren në botë ,edhe në Kosovë, dita ditës po rritet numri i të infektuarave.
Koha e gjatë e virusit në mesin tonë, duket se gjithnjë e më shumë po e mërzitë njerëzit duke mos e pasur kujdesin e duhur të mbrojtjes nga COVID 19.
Po shihen njerëz në grupe dhe në tubime, të cilët nuk po bëjnë kujdes të duhur që të mbrohen nga murtaja e shekullit. Kjo po rrite edhe numrin e atyre që po vdesin duke marra përmasa shqetësuese.
Për arsye së po rritën numrat e të infektuarve, mundësia e mbrojtjes dhe e reduktimit të përhapjes së virusit është marrja e vaksinën, e cila ka filluar për punëtoret shëndetësor si më të rrezikuarit, dhe pritet që vaksinimi të vazhdon edhe për kategoritë tjera më nevojtare.
Duhet të hiqen dilemat e marrjes së vaksinave siç po shtrembërohen shpesh gjerat lidhur më këtë temë. Vaksina nuk përmban organizma të gjallë,nuk është kërcënuese për personat që e marrin.
Ata që kanë alergji të ndryshme nuk duhet ta marrin ,gratë riprodhuese, shtatzëna dhe ato gjidhënëse duhet të marrin informacione lidhur më vaksinimin. Vaksina do të ndihmojë që të mos infektoheni nga Covid-19 , duke krijuar imunitet në organizëm. Pastaj marrja e vaksinës ndikon shumë edhe në anën psikologjike dhe të sigurisë në mesin e qytetarëve.