Enver Hoxhaj u.d. kryetar i PDK-së, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe pretendonte për president, Avdullah Hoti ish kryeministër dhe deputet i LDK-së , Agim Veliu dhe Driton Selmanaj autsajder të LDK-së, në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës më 2 dhe 3 prill 2021, me sjelljet dhe deklaratat e tyre u dëshmuan se janë kundër Vjosa Osmanit presidente, se janë tejet të dëmshëm për Kosovën, dhe se po e kënaqin Serbinë gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve të Kosovës.
Është e papranushëme dhe e papërgjegjshme mosmarrja pjesë dhe mosvotimi i deputetëve në mbledhje të Parlamentit të Kosovës, të cilët janë të obliguar t’i përmbushin detyrimet që i kanë ndaj popullit dhe pagave të majme që i marrin.
Kjo e arsyeton plotësisht Projektligjin për Zgjedhjet që u kërkua nga mazhoranca të vihet në rend dite më datë 2 prill 2021 në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës.
Fundja epilogun e këtyre sjelljeve destruktive dhe të papërgjegjshme të këtyre individëve dhe të këtyre partive opozitare të Kosovës, do ta shohin në zgjedhjet e ardhshme, cilat do qofshin ato, kur këta individë dhe këto parti opozitare do ta marrin shuplakën e dytë vendimtare nga votuesit e Kosovës.
Kësi partish dhe kësi deputetësh destruktivë nuk i nevojiten as djallit e jo më Kosovës, e cila ndodhet para shumë sfidave, mu për shkak të këtyre partive dhe individëve të sipërpërmendur.
Kosova ndodhet para dy rrugëve vendimtare, o me Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente, të pastër, dinjitozë edhe të pa korruptuar, që kanë synim forcimin e shtetit, reformimin e drejtësinë, luftimin e pasurimit të paligjshëm, luftimin e korrupsionit e nepotizmit për ta bërë Kosovën dhe popullin e lumtur.
O Kosova të kthehet prapa në rrugën e vëllavrasjeve për pushtet, në rrugën e tradhtarëve të Kosovës, në rrugën e hajnave, katilëve e rezilëve, të cilët ardhja e Albin Kurtit kryeministër dhe e Vjosa Osmanit presidente që i solli vota e popullit më 14 shkurt 2021, i ka çoroditur fare, dhe se për arsye se nuk janë më në pushtet i frikësohen edhe hijes së vet.
Kosovën e katandisën, varfëruan, shkatërruan dhe dëmet rëndë PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja Nisma dhe AKR-ja, me udhëheqësit e tyre tejet të papërgjegjshëm dhe egoistë, të cilët në 21 vitet e kaluara u munduan vetëm për interesat e tyre të ngushta karrieriste.
Seanca e Parlamentit të Kosovës e datës 2 ptill 2021, beri që të lakuriqohen e t’u bijën brekët partive të sipërpërmendura opozitare shqiptare në Kosovë, që e udhëhoqën dhe keqqeverisën Kosovën në liri e pavarësi në 21 vitet e kaluara.
Hajnat, katilët dhe rezilët e partive që ishin deri dje në pushtet u dëshmuan se i ka kapur paniku dhe tani po i frikësohen edhe hijes së vet.
Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës i kanë tmerruar thellë partitë pushtetare të deridjeshme, të cilat shuplakën e parë e morën nga votuesit në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke e lënë LDK-në, me 15 deputetë, PDK-në me 19 deputetë, AAK-në me 8 deputetë, Nismën duke e diskualifikuar dhe AKR-në me vetëm një deputet, Behgjet Pacollin vet.
Këto parti të sipërpërmendura u përpoqën në të gjitha mënyrat që nëpërmjet KQZ-së, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, ta pamundësojnë Albin Kurtin të kandidojë për deputet.
Këto parti të sipërpërmendura në bashkëpunim me KQZ-së e Kosovës, diasporës shqiptare të Kosovës i nxorën shumë nëpër këmbëza dhe pengesa, që diaspora shqiptare të mos votojë masovikisht ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Mazhoranca e Albin Kurtit me seriozitetin më të madh është e përkushtuar në themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja solide, të pastra e të afta për ta operacionalizuar realizimin e programit qeverisës me synim forcimin e shtetit, reformën në drejtësi, luftën kundër pasurimit të paligjshëm, korrupsioni dhe nepotizmit.
Mazhoranca e Albi Kurtit synon edhe nxjerrjen e Serbisë dhe të kriminelëve të saj për krimet që i kryen në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në vitet 1998/99 në Kosovë.
Këto synime të mazhorancës së Albin Kurtit për ta çuar para Kosovën, siç u tregua edhe në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës e datës 2 prill, nuk i shkon për shtati as PDK-së, as LDK-së, as AAK-së, as Nisma dhe as AKR-së.
Kjo u dëshmua me vetë faktin se, partitë e sipërpërmendura reaguan me pa të drejtë e fuqishëm që të hiqet nga rendi i ditës Projektligji i propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, që parashihte, e para mundësinë që diaspora shqiptare të mund të votojë nëpër ambasadat e Kosovës jashtë vendit, dhe e dyta ndryshimi i nenit me qëllim të harmonizimit me nenin 70 të kushtetutës me Kushtetutën e Kosovës lidhur me personat e dënuar që t’u mundësohet të kandidojnë si deputetë.
Opozita e Kosovës këtë Projektligj e konsideroi të papranueshëm, edhe pse është e ditur se në këtë Projektligj nuk ka asnjë të keqe për Kosovën, sepse mërgata e Kosovës është ajo që e mban gjallë Kosovën me paratë që i dërgon në Kosovë, është ajo mërgatë shqiptare që e financoi UÇK-në, pa të cilën Kosova sot nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.
Obstruksionet destruktive të opozitës shqiptare në Kosovë u treguan edhe me deklaratat e tyre lidhur me pjesëmarrjen e deputeteve të tyre në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e Vjossa Osmanit presidente.
Obstruksionet destruktive të opozitës shqiptare në Kosovë u shfaqën nëpërmjet deklaratave qëllimkeqe se, deputetët e njërës parti do të marrin pjesë në mbledhje por nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin presidente, ndërsa deklaratat e partisë tjetër thoshin se nuk do të marrin pjesë në mbledhje, duke shprehur inatet e tyre, apo dëshirën pse presidenti i Kosovës të mos jetë nga radhët e partive të tyre.
Opozita shqiptare në Kosovë e harroi fare faktin se deputetët marrin rroga të majme dhe se e kanë obligim shtetëror e kombëtar për të marrë pjesë në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës dhe për t’u sjellë në mënyrë të dobishme për shtetin dhe popullin e Kosovës, kjo me siguri figuron edhe në tekstin e betimit që deputetët e japin në parlament.
Aqë sa i ruajtëm në kujtesën tonë deklarata e Eqrem Kryeziut, ish nënkryetarit të LDK-së ishte nga më të mençurat , kur tha se, “ Me këto reagime ndaj ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet, mbështetja popullore për VV-në do të rritet. Institucionet e derisotme shitën legalisht 1 ari tokë për 1 euro”.
Dritan Tali, ish këshilltar i Albin Kurtit, u shpreh kundër propagandës së opozitës shqiptare në Kosovë se gjoja me ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, do të mund të votojnë 400 mijë serbë, duke thënë se, “Në vitin 1991 në Kosovë kanë jetuar vetëm 194 mijë e i90 serbë”.
Behgjet Pacolli diku pas mesnatës 2 prillit kishte shkruar se, “ Grupi parlamentar i LDK-së ishte konstruktiv, sepse pritej të votohej presidenti, e doli Ligji për zgjedhjet”.
LDK-ja, deklaronte, “Tërhiqeni ligjin , ta votojmë Vjosën”.
Opozita shqiptare ndryshimin e Ligjit për zgjedhje e quante shantazh për zgjedhje të reja, edhe pse e din se tani është koha e Albin Kurtit, dhe në zgjedhje të reja opozita s’do ta kalontë as pragun zgjedhor.
AAK-ja deklaroi se, “Ne kemi kandidatin tonë, nuk e votojmë Vjosa Osmanin dhe nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Parlamntit të Kosovës.”
Fatmir Limaj, kryetari i Nisma që pësoi debakël në zgjedhjet e fundit deklaroi se, “Mos iu nënshtroni shantazhit të pozitës”, gjoja se pushteti qenka i gatshëm ta shkatërrojë sistemin demokratik në vend.
Enver Hoxhaj, deklaroi se, “Albin Kurti dëshiron zgjedhje të reja sepse ka frikë nga pushteti. Vjosa Osmani është përçarëse dhe jo unifikuese. Jemi në Kuvend për t’i thënë jo zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente. Kurti po e dërgon Vjosa Osmanin në presidencë që të ketë në kontroll absolut , gjyqësorin, ushtrinë, shërbimin inteligjent dhe diplomacinë, sipas asaj që thoshte në fushatë zgjedhore krejt e dejt, duhet t’i binden zotit Kurti”.
Isa Mustafa, deklaroi se, “ Vendi po rrëshqet në një fazë të rrezikshme. Vetëm një opozitë e vendosur e ndal brutalitetin politik të Albin Kurtit”, duke harruar Isa Mustafa, ky matufi i gjorë komunist, është ai që e shkatërroi frymën rugoviane dhe e fundosi LDK-në.