Kosovë, 04. 04. 2021, ishte e dila e Pashkëve katolike, një kremte e madhe që i kushtohet Ringjalljes së Krishtit, apo siq shkruan në librat e shenjtë, ngadhnjimin mbi mëkatin dhe ngadhnjimin mbi të keqën, por kësaj dite të veçantë iu shtua edhe një festë e madhe e popullit tonë , zgjedhja e kreut të shtetit, apo zgjedhja e presidentës së Kosovës, dr.Vjosa Osmani.
Nuk kemi ndërmend të flasim vetëm për ata që zëjnë poste kyçe në politikën e brendshme, apo të jashtme të vendit, por me rëndësi është për këdo që merr pushtet në këtë vend, të jetë në gjendje dhe i aftë të merr vendime pozitive dhe të krijojë kushte të barabarta dhe harmoni për sëcilin banor të këtij vendi pa dallim.
Është mjaftë domethënës ky imazh i ri sot për Kosovën, për faktin se, jo vetëm me plotësimin e kuadrit shtetëror dhe institucional, por pushtetet e vjetra kanë nevojë të pushojnë dhe të zavendësohen me kuadro dhe energji të reja, me shpresën për ta drejtuar vendin në një pikësynim më të mirë.
Çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit të Kosovës, ishte në shqyrtim e sipër, mbase kryetari Hashim Thaçi, ishte i ftuar në Gjykatën e Hagës, me çrast kishte dhënë dorëheqje, dhe për një kohë të shkurtër ushtruese e detyrës së presidentit ishte kuvendarja Vjosa Osmani, pastaj për disa ditë kuvendari Glauk Konjuvca dhe tani në këtë pozitë të vërtetë të presidentës do të jetë për pesë vitet e ardhshme dr.Vjosa Osmani.
Ardhja e dr.Vjosa Osmanit, si presidente e Kosovës, është mirëpritur nga shumica e popullit të këtij vendi, pothuaj se i madh e i vogël, ndoshta edhe me lot në sy nga gëzimi, sepse ardhja e saj në kreun e shtetit e ka domethënjën e shpresës, e ka domethënjën e unifikimit, e ka zërin e demokracisë, e ka zërin e shtetit juridik dhe shtetit funksional.
Dikujt ia ka ënda të struket akoma në të kaluarën e pa përgjegjshme, që është i prirur të rrënojë dhe shkatërrojë gjithçka u vie për dore, ndër ato që janë shfaqur në një periudhë njëzetvjeqare në vendin tonë, por fillimi i qeverisë së re po prirët që të shtjelloj kushtet e një ekzistence të shëndoshë dhe dinjitoze me normat që i përkasin një shoqërie bashkëkohore, në krye me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten dr.Vjosa Osmani.