Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,kur e kur,bëhej fjalë për rrethanat e vështira historike të regjimit të Serbisë,për motin e madh ai thoshte:
Nuk kemi njerëz për të humbur...!
Në këto relacione historike,profesor Anton Çetta,kishte për qëllim të forconte unitetin politik e kombëtar për të mbrojtur dhe për të shpetur kombin dhe Kosovën para regjimit vrastar e shfarosës në substancë,që,kishte bërë gati regjimi i Serbisë fashiste.
Porosia e motit të madh dhe fjala testament kombëtar e profesor Anton Çetta,Jo përqarje!Jo armiqësi politike!
Të bashkuar për kombin dhe për Kosovën,kjo duhet të bëhet projekti kombëtar i tërë brezave shqiptarë.
Nuk kemi njerëz për të humbur,ishte porosia e motit dhe e profesor Anton Çetta në Prishtinë!
(Shënuar në Prishtinë)