Cilat mund të jenë përparsitë për Kosovën dhe në çfarë mbështeten? Për këtë duhët të bëhet një përshkrim, me analizë për gjithë atë që do ketë ndodhë brenda dhe në drejtim të Serbisë.Vitin 2020 që Beogradi zyrtar do e ketë mbyllë me shumë pa parashikushmeri për vitin 2021, duke mos hapur asnjë kapitull për në rrugën e saj drejtë BE. Ky është lajm i mirë për ne në Kosovë dhe jo vetëm - por për Serbinë jo! Kështu viti 2020, në Serbi do mbahet mend,jo për një vit suksesesh pos për Covid-19 dhe mos hapjes të asnjë kapitulli në bisedime me BE.Kjo duhej të ishte brengë dhe për Beogradin, po ja që nuk e kishin,po edhe për Evropën e cila nuk tregoi një vëmendje të theksuar për ngjarjet që ndodhën në 2020 e cila dhe i mundësoi liderit serb të jetë më larg Brukselit.
Fushëmanovrimi për Vuqiç po ngushtohet,po ofrohet moment i së vërtetës - momenti i njohjes së Kosovës,topi po rrokulliset drejt cakut të vet, dhe ky është “moment i së vërtetës” për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuqiç, është momenti njojhes së Kosovës de facto.
Dhe ky vit 2021, Serbinë e gjenë me po ato vlerësime.Në Serbi nuk ka demokraci,po as liri të medieve. Nuk vërëhet asnjë shenjë se mund të vinte gjerë te një dialog i brendshëm për këtë.Gjithnjë dhe më tepër ka ngritje tensioneve dhe shqetësimeve në opinionin serb.Dhe presidenti i Serbisë,në vend se të qetesonte, sado pak gjendjen ai nga dita në ditë edhe më tepër vazhdon të hudhë vaj në zjarrin. Vuqiç bënë atë që dëshiron me shtetin i cili,së paku ka deklaruar se është pro integrimeve euro – atlantike.Kështu mu në këtë fushë presidenti serb po bie në këtë provim. Mu sikur në traun luhatës, ky ishte sa pak në dashuri me Brukselin, pastaj me Rusët, pastaj sa me Kinezët dhe tërë kohën do flertonte me SHBA.
Bashkimi Evropian,për aryse të këtij trau nuk duhet të kishte më mirëkuptim dhe konsideratë ndaj një njeriu i cili sillej si një adoleshent,që nuk ka arritur pjekurinë për kohën dhe pozitën në të cilën gjendet. Evropa këtij njeriu i lejoi që Serbinë ta bëjë shtet sipas masës së tij dhe të sillet ashtu si u sollën diktatorët komunist gjatë luftës së ftohët në Evropë. Megjithate me ndërrimin e administratës në Uashington, me ardhjen e z.Biden President i SHBA,duket se BE ka filluar trusninë ndaj Serbisë duke marrë qëndrim të fortë dhe të ashpër ndaj Beogradit.
Të kujtojmë se përfaqësuesit serb në OKB votuan kundër rezolutës në të cilën kërkohej nga Rusia që sa më shpejt të ndërpriste “okupimin e përkohshëm”të Krimes,gjysmëujdhesës Ukrainase. Me këtë Serbia kishte mjegulluar dhe më tepër marredhënjet me Brukselin.Kjo shënon një avantazh për Kosovën,fatmirësisht gjatë votimit nuk mbeten të përmbajtur.Në ndërkohë për Vuqiç, në Serbi mbretrnonte bindja, se në lëvizjet diplomatike nëdrkombëtare tregohej i zgjuar dhe shumë i mençur.
Nga ana tjetër në Serbi vinin zërat që nuk donin t'i dëgjonin. Jo vetëm Vuqiç dhe rrethi i tij dhe më tej shpresonin në fitoren e Donald Trump,po u erdhi zhgënjimi. Për Joe Biden nuk donin as t'ua përmend. Ajo që tmerronte Serbinë ishte, po dhe tani,është lobi shumë i fuqishëm shqiptar në SHBA,kjo nga burimet e veta që kanë dhe sipas Sputnik.Për Joe Biden,po sikur e kanë ndërdije, se kur është fjala për Kosovën, Uashingtoni do angazhohet në zgjidhjen e problemit në mënyrën që bie ndesh me dëshirën dhe ambicjen e Beogradit. Dhe kur kësaj i shtohet edhe qëllimi që SHBA dhe BE të riparojnë marreddhënjet,fushëmanovrimi i Serbisë shkon dhe kufizohet me ngushtim. Vuqiç sigurisht se do tentoj të manovroj duke blerë kohë,po përshtypja merret se në orën me rërë, rërë ka mbetur shumë pak.
Se po ndodhë një rikthimi fuqishëm i partnerëve dhe miqëve tanë strategjik, tregon edhe vizita qe ndodhi nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, drejtoreshë zyrtare për Evropën Juglindore dhe për mardhënjet me shtetet e Ballakanit Perëndimor znj.Suzane Shic në takim me presidentin A.Vuqiç, se është në interes të Serbisë që të ketë përparim në bisedimet me Prishtinën "bisedime për vetëveten për hyrjen në EU".
"Kuptojmë se kjo nuk është e lehtë, por besojmë se edhe Serbia kupton tani se pavarësia e Kosovës më nuk mund të zhbëhet.” Poashtu, duke e rikujtuar “dhe nuk duhët harruar se më 20 janar në SHBA do të jetë një administratë tjetër, e cila sigurisht bisedimeve do t'u japi një shtytje tjetër”.Kjo ka theksuar se shkëmbimi i teritoreve për të cilën është folur një kohë “nuk është në rend dite”.Dhe se ,qenësore është që dialogu të bjerë një marrëveshtje gjithëpërfshirëse,e cila duhët të jetë "politikisht e zbatuar nga të dy shtetet".
Kështu,në bisedime me Serbinë, Kosova duhet të shfrytëzoj avantazhin e krijuar me boshllëqet dhe pozitën që ka Serbia tani, duke i konvertuar në përparësi.
Serbia nuk do hapi kapituj të ri në bisedime me BE.Për një deputete gjermane në Parlamentin Evropian thotë ky është “një lajm i mirë”.Si duket ngecjet për eurointegrim nuk u intereson si pushtetit po edhe qytetarëve të Serbisë.
„Po deshi Kosova të mos humbi përspektivën evropiane,dialogu me Serbinë duhët të gjendet në listën e prioriteteve të Albin Kurtit dhe Qeverisë së re.”citon Viola fon Kramon-Taubadel.
Deputetja nga radhët e të Gjelbërve të Gjermanisë ka një porosi të qartë për presidentin Vuqiç: „Njohja e Kosovës është kusht dhe për avancimin e bisedimeve mes Serbisë dhe BE.Kjo porosi i është bërë qartë Beogradit. Ekzistojnë sinjale në këtë drejtim,Presidenti Vuqiç kishte thënë se një ditë do të ndodhin gjëra që Serbria duhët t'i kapërdijë,të cilat nuk dotë jenë nga dëshira.”
Këtë pozicion mban edhe raportuesi i dytë për Kosovën Lukas Mandl, deputeti austriak nga radhët e Partisë Popullore (ÖVP). „Evropa e sotme e mirëqenies dhe lirisë është ngritur ngase kemi arritur që të përballojmë konfliktet iracionale mes grupeve etnike,kombeve,religjioneve apo ideologjive. Ato në të kaluarën sollën shumë fatkeqësi dhe ne këtë më nuk do lejojmë të ndodhi sërish në Evropë,po dhe në Ballkan. Konfliktet e tilla i takojnë vendit të mbeturinave të historisë.” Lukas Mandl mendon se Kosova mund të bëhet „Ultësirë siliciumi e Evopës" – vendi ka popullatë të re,po këta duan të mësojnë dhe janë shumë të angazhuar në fushën e informatikës dhe teknologjive të reja.
“BE bëri ngecje duke humbur edhe mirëbesimin.Po duam, që Kosovën ta bëjmë të eci drejtë dialogut dhe marrëveshtjës me Serbinë,ata nga kjo duhët të kenë diçka.Dhe nuk kanë asgjë po Evropa nuk është në gjendje t'i bëjë detyrat e veta të shtëpisë” kishte thënë Viola fon Kramon-Taubadel.
Në këtë proces BE beson në mbështetjen e Administratës së re Amerikane.Presidenti Amerikan Joe Biden në letrën e tije për Vuqiç, i ka bërë qartë, se SHBA pret një njohje të dyanshme të Serbisë dhe Kosovës dhe nga ana tjetër vazhdimin e proçesit të eurointegrimeve,e rëndësishme për pozitën gjeopolitike të rajonit.Në këtë kontekst Mandl dhe Fon Kramon kanë theksuar se për BE ideja për shkembim teritoresh mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka mbështetjen e BE – Qëndrimi i qartë e Brukselit është se kufinjtë ekzistues duhët të respektohen në tërë Ballkanin.
Vendimi i Kosovës për vendosjen e ambasadës në Izrael në Jerusalem,në BE nuk e pritën si të kënaqshme, ngase BE dhe mëtej i mbetet konceptit për zgjidhjen e drejtë të çështjers palestineze.Por nga ana tjetër “Kjo është mirë që Qeveria e re e Kosovës respekton marrëveshtjen dhe implementimin që e kishin arritur para ardhësit.Kjo në shtete tjera në rajon nuk ndodhë si rast.”do thoshte Viola fon Kramon. Si rrethanë lehtësuese, Viola fon Kramon, e cila për veten thotë hapur se rolin e sajë e shef si „lobuese për Kosovën brenda Evropës".
Viola fon Kramon,për Serbinë „Gjendja e demokracisë është përkeqësuar në 2020.Sulmet ndaj medieve,përgjigja me forcë ndaj protestuesve dh zgjedhjet me problem serioze – kjo nuk është rruga drejtë integrimeve evropiane”.Kjo deklaratë ka nxitur reagime në Serbi,drejtori i ashtuquajtur për “Kosovë dhe Metohi”Petar Petkoviç “se snjë deklarate të tillë,si ide i është vënë pikë me përfundimine luftës së dytë boëtrore,si ide e urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve,e cila me këtë Viola fon Kramon sërish e relativizon.” Ministresha për integrime evropiane e Serbisë Jadranka Joksimoviç vlerëson „se eurodeputetja është hapur e inspiruar kundër Qeverisë së Serbisë…”
Po, çfarë i shkroi Sekretari i shtetit Amerikan Antony Blinken presidentit Vuqiç më 23 shkurt. Pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiçit njohjen reciproke me Kosovën “. . . Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”.
Provokimet që vinin nga Vuqiç,për vaksinimin e qytetarëve në veri të Kosovës,vendosjen e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës.Por Kryeministri Albin Kurti nuk do bjerë në kurthin e Vuqiç dhe ad hoc të reagonte.Këtë do ta bënte me elekuencë -“duke i marrë anë” në një ndërkohë kur do deklaronte se “…dialogu nuk qendron si prioritet i parë,mund të jetë i tretë apo i katërt…”.Se “Kosova do bëjë një Gjykatë Speciale për krimet e luftës,ku mund të denoheshin edhe përsona të dyshuar edhe në mungesë”. Tjetër se “Kosova do të bëjë padi në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte kundër njerëzimit dhe gjenocid”, se “.Qeveria e Kosovës kurrë Serbisë nuk do i lejonte ndërtimin e autostradës Jarinjë –Mitrovicë e Veriut.”
Me këto deklarime Kryeministri Albin Kurti i bëri sfidë presidentit Vuqiç,tek te cili neurofibrilet e derguan në frustrim të skajshëm.Nga frustrimi do sulmonte e dhe BE duke u dërguar mesazh se “Serbia do vazhdoj të luftoj Kosovën në rrafshin ndërkombëtar,nga inat i BE“,duke shkuar edhe më larg, që BE ta disiplinoj Albin Kurtin! Dhe ajo që do tregoj kulmin e histerisë së tij ishte grisja e Marëveshtjës së Vashingtonit të 4 shtatorit.Urimet që merrte Kryeminstri nga burrështetas po dhe tani presidentja Vjosa Osmani-Sadriu,për zgjedhjen e saj Presidente, dhe më shumë presidentin serb e bëjnë të ekscitoj. Në dhjetor 2020 Vuqiç do thoshte: ”Po fitoj partia e Albin Kurtit,me te bisedimet do jenë të vështira”. Këto mangësi tek pala serbe, do ishin përparsitë që lidershipi i Kosovës t'i konvertoj në përparsi me mençuri.
Për Kosovën sfidë është vetë dialogu me Serbinë armiqsore. Dialogu për të cilin Kryeministri Albin Kurti,si bartës i dialogut,në koordinim të plotë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe koncenzusin me partitë opozitare të përgatisin ekipin mbështetës, në të cilin do kishte njerëz me ekspertizë të lartë të profileve si politolog,njohës të mardhënjeve ndërkombëtare,ekonomisë dhe jo vetëm.Ky dialog trajtohet si një ndër bisedimet më me peshë,dhe duhët marrë si të tillë. Andaj,me që mban edhe peshë të interest kombëtar,në ekipin mbështetës do duhej të inkorporoheshin përsonalitete më të ndritura,nga fushat, nga Prishtina dhe Tirana.