Shpërtheu vullkani kundër robërisë,
n’troje t’lashta të Dardanisë!
Me shumë shekuj ishim t’robëruar,
n’shumë shtete t’copëtuar!
Pak truall ishte n’liri i mbetur,
fara jonë për t’mos u hequar!
Emri i shqipes për t’zanë vend,
dhe n’Botë për t’u përmend!
Nga nëna jonë u dha bekimi,
n’troje t’robëruara u bë frymëzimi!
Shpërtheu vullkani kundër robërisë,
n’troje t’lashta të Arbrisë!
U lehtësuam për t’bërë jetë,
por, prap ca troje na kanë mbetë!
Miku i madh na përgëzonë,
n’vështirësi prap na ndihmonë!
Urojnë bijtë nënën e vet,
që këngën na mësoi qysh në djep!
Kur gjyshja i thërret nipërit e vet,
nga tërë Bota vijnë apet!
Për lashtësinë e brumit tonë,
edhe sot kurrë s’është vonë!...