M'i pas punësu tezen, sa humori ish bá deri tash ishin shkri shqiptarët.
Ajo mënyra dëshirore e shamjes 'ta hangsha tezen', ka mbetur e pastudiuar ndër shqiptarët, shtrohet pyetja pse shqiptarët s'thonë 'ta hëngsha hallën' për shembull!
Pse halla ka respekt më shumë se tezja!
S'është në rregull.
Kultura e shamjeve shqiptare është shumë enigmatike dhe e pastudiuar, po kush po është ngushtë çfarë është se!
'Këshilltar' është post politik, gjithkush e zgjedh për këshilltar atë që i beson! Kjo nuk është temë.
Çështja është se unë për herë të parë dje kam dëgjuar për emrin 'Rabit'.
Një shok amerikan kish kujtuar se simbolikisht e kanë emëruar një 'Rabbit'-lepur për këshilltar të mbrojtjes për 'mbrojtjen e shpejt', se lepuri demek është i shpejt dhe kërcen kur është i lumtur!
Pastaj mezi e gjeta Rabitin në një fjalor të vjetër.
Nëse Rabiti nuk e din kuptimin e emrit të tij, po i tregoj se Rabit qenka emër arab që do të thotë 'rregullator'!
P.S. Mos ja bëni me gjak Rabitit!
Çka ka faj Rabiti që e ka nipin e famshëm!
Çka kanë faj mbesat e mia që më kanë mua teze, e që ka raste kur 'kundërshtarët' e m'i u thonë 'ta hangsha tezen'!
Mbesat e mia janë të bukura, të shkolluara, kreative dhe të zonjat, por ama janë të papuna!
Të isha mixhë, tash mixha i kish rahatu!
Po s'besoj, edhe mixhë me pas qenë, kështu kisha qenë, budallaqe si sot.