Një shkrim domëthënës dhe i guximshëm i Znj. Kimete Berisha.
UCK ishte ushtri heroike e sukseseshme, që doli nga i gjithë kombi shqiptar në mbrojtje të lirisë dhe tokave shqiptare. Ushtri e zemrave tona.
PDK është parti e dështuar në luftë për pushtet që doli nga një pjesë e UҪK-së. Askush nuk pretendon se të gjithë anëtarët e PDK-së janë të këqinj por si parti nuk tregoi suksese, udhëheqësit kryesorë të saj shkelën mbi vlerat e luftës madhështore të UCK-së për interesa personale dhe të korrupsionit. Qeverisja e gjerë tanishme e Kosovës e kontrolluar kryesisht nga PDK, ka dështuar me turp në ndërtimin e shtetit. Thirrja e tyre në vlerat e UCK-së për t’i mbuluar keqbërjet e tyre nuk ka kurrëfarë kuptimi. Faktet janë të hapta dhe të forta për ata që duan t’i shohin. Populli i Kosovës nuk mashtrohet më kurrë. Ky popull i shumëvuajtur, me shpresë dhe më të drejtë pret shumë, se shtetin e Kosovës do ta udhëheqin mirë kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.
Partitë opozitare duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se kanë humbur me arsye dhe se duhet të ndryshojnë. Është kot të fajësohen të tjerët. Deri tashti, veҫ LDK e udhëhequr me menҫuri nga Lumir Abdixhiku ka filluar me ndryshime që mund të sjellin suksese në të ardhmen. Nëse PDK dhe AAK nuk e bëjnë të njëjtën gjë, por vazhdojnë me veprime destruktive, të dëmshme për shtetin e Kosovës, do të përjetojnë dështime edhe më të mëdha, drejt zhdukjes së tyre si parti. Përfundimisht, akuza ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu për mospërmendjen e UҪK-së në një fjalim, është joserioze dhe pa kurrëfarë vlere për popullin shumicë të Kosovës.