Shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu, nga Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Serbisë Zlatibor Lončar, është vendim arbitrar.
Ky shkarkim është në vazhdën e diskriminimit klasik pasi është i vetmi Drejtor jo vetëm në instancën shëndetësore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe në gjithë qeveritë e dy dekadave të fundit në Republikën e Serbisë.
Është e papranueshëm ky shkarkim pasi në vend të tij është emëruar një Drejtor i Komunitetit Serbë në Preshevë, e kur dihet mirëfilli që Preshevën e përbejnë me 98 % shqiptarë.
Kurse, sot datë 13 prill, është mbajtur sesioni i Këshillit të Sigurimit, e në këtë rast Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq, ankohet në këtë sesion të Këshillit të Sigurimit që Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ,,ia dha Listës Serbe vetëm një ministri’’.
Për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu, do të duhej të reagojnë Prishtina dhe Tirana zyrtare.