Në njëzet e dy vjetorin e rënies heroikë në Betejën e Koshares me 19 prill të vitit 1999, kujtojmë dhe shprehim mirënjohje të veçantë për jetën dhe veprën e arkitektit të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ideatorin e arkitektin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj.
Sali Çekaj, që në tetor të vitit 1990, pas mbledhjes së Isniqit bashkë më juristët e tjerë deçanas, harmonizojnë Statutin e Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës - Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, i cili ishte statuti i parë dhe i vetëm në nivel vendin sipas dispozitave ligjore të kësaj kushtetute.
Sali Çekaj, nder ideatorët dhe themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesë e grupeve të para që u stërvitën në shtetin shqiptar.
Ai me jetën dhe veprën e tije në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, ka shkruar faqet me të shndritshme të historisë së popullit shqiptar.
Prof.ass.Dr.Shkodran Imeraj
Bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës