PDK lajmëron protesta kundër qeverisë Kurt!

Opinione

PDK lajmëron protesta kundër qeverisë Kurt!

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:31
Adem Bytyçi

Protestat janë e drejtë demokratike për shprehjen e pakënaqësive dhe padrejtësive të qytetarëve të një vendi ndaj Qeverisë së atij vendi.

Natyrisht se edhe subjekti politikë PDK, e gëzon të drejtën të organizojë  dhe mbajë protesta  kundër qeverisë aktuale Kurti, të pa kënaqur me mënyrën e qeverisjes së vendit nga kjo Qeveri.

PDK, menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të fundit , edhe para se të fillonte qeverisjen e vendit Qeveria Kurti, ka filluar një fushatë të ashpër

 kundër kësaj qeverie ,duke e vlerësuar si një Qeveri të pa aftë dhe e pa eksperiencë për ta qeverisur vendin në intres të qytetarëve dhe në t'mirën e të ardhmes së shtetit të Kosovës.

PDK, Vazhdon kundërshtimin e qeverisë aktuale me të gjitha mjetet demokratike-politike në dispozicion, edhe pse kjo Qeveri, ka vetëm dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit dhe fillimin e qeverisjes së vendit.

Dihet se nga të gjitha subjektet politike në Kosovë , PDK, e ka qeverisur vendin më gjatë se partitë tjera politike , prandaj këtij subjekti i atribuohen të gjitha të  arriturat , ngecjet dhe shumë fenomene negative të cilat kanë ndodhur në Kosovë,që nga çlirimi i vendit e deri në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021.

Qytetarët e Kosovës të pa kënaqur me mënyrën e qeverisjes së PDK-së , dhe subjekteve  tjera, në zgjedhjet e fundit i'a besuan qeverisjen e vendit koalicionit Kurti- Vjosa, duke e dërguar PDK-në, në Opozitë.

Mbështetur në të dhënat mbi mënyrën e qeverisjes së vendit nga PDK, të cilat qytetarët akoma i kanë të freskëta në kujtesë   dhe periudhën  e shkurtër kohore  e fillimit të Qeverisë Kurti , për ta qeverisur vendin, më e dobishme për PDK-në, do të ishte të anulojë protestën e paralajmëruar kundër Qeverisë Kurti, se sa ta mbajë.

Më në fund është në gjykimin e PDK-së, që të vendos përkitazi me Protestën kundër Qeverisë Kurti, por gjithmonë duke vlerësuar drejtë dhe me kompetencë së në një situatë të tillë athua do të ngritët apo ulët simpatia e qytetarëve ndaj kësaj partie.

Historia e partive politike në Kosovë, tregon se ,në shumë raste ka ndodhë, që në vend se  disa veprime të partive t'i sillnin fitore partisë, asaj i kanë shkaktuar humbje të thella , të cilat më vonë partitë e kanë patur  të pa mundur që brenda një afati të shkurtër t'i kompensonin politikisht në restaurimin e partisë.

Këtë e ka provuar në palcën kurrizore të politikës së saj LDK, në një kohë edhe jo aq të largët...

Lutem, që një befasi e tillë mos t'i ndodhë PDK-së, me rastin e organizimit dhe mbajtjes eventuale të protestave kundër Qeverisë aktuale Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat