Me sabah, Mimoza merret me interpretimin e grafiteve të zeza nëpër muret e bardha të milionerëve dhe e merr me mend fajtorin, se s'ka aty shumë filozofi!
Kaq e ngarkuar me punë që është! Kryesisht me punën e idealeve!
Nuk merret me punë konkrete, se punët konkrete janë banale, janë prozaike, s'kanë spirit problemet!
Neve oj zonjë e rëndë na hynë në udhë për shembull, ngritja e çmimeve të ushqimeve, ngritja e çmimeve të derivateve, neve na mbyti varfëria e s'kemi vullet të merremi me vajza fatlume që e 'blejnë' ardhmërinë!
Mimoza nuk merret me papunësinë, se papunësia temë depresive,
nuk merret me pacientët shqiptarë që e furnizojnë spitalin me ilaçe, e kurrë s'dihet çka bëhet me paret e shëndetësisë, edhe mishin për pacientë e kanë vjedhur me kamiona dhe e kanë shitur nëpër mishtore, dihet!
Por me sabah çohet e merret me deshifrimin e shamjeve, se neve shumë na ka rrokë gajla e shamjeve.
Qysh na shkon neve dita sot, pasi dikush ia ka shkarravitur dikujt murin e shtëpisë!
A ka gjasa të fshihen ato grafite?
Tregoni drejt!
A do të mbijetojmë!
Kujt i ka ra katundi kaq poshtë sa që të mbaj ymyd se mbijeton në politikë duke u marrë me pallavra!
A është e mundur që në Kosovë paska 'kriminelë' të tillë që shkarravisin muret e shtëpive?!
Po neve po na shajnë me nanë publikisht edhe s'u bë nami!
Gazetarëve po u shkojnë policia në redaksi, edhe qe, askush s'po qan!
Na i shpojnë rrotat e kerrit dhe ashiqare na kërcënojnë 'me e shfarosje' e s'po bëhemi lajm!
Ka kush e mbron murin e shtëpisë së asaj çikës!
Disidenca nuk është karrierë, që blihet, që marohet dhe që shkruhet me bojë!
Ti çu këqyri rininë, moshatarët e asaj çikës qysh i ka shkel koha, veç pse janë të varfër!
P.S. Një ditë Mimoza e tha edhe këtë xhevahir:
Covid-19, nuk njeh moshë dhe gjini!
Çka të them pas kësaj shkence 'Virusi nuk njeh gjini'!