Bërnabiq: Nuk kërkoj falje, e thash të ‘vërtetën’, shqiptarët janë njerëz të ‘ardhur’ nga mali
Është e tmerrshme kur dëgjon se një popull nuk ka dal nga katrahurat e racizmit mesjetar pas kaq shumë vitesh.
Bërnabiq, kryeministrja aktuale e shtetit serb, thuajse nuk e di se pikërisht serbët e saj erdhën nga malet e Karpateve të Rusisë dhe zaptuan tokat e shqiptarëve.
Kjo zonj. e di fare mirë se kur erdhën sllavo- serbët nga Karpatet e Rusisë dhe u vendosën në Ballkan, shqiptarët ishin këtu, nuk kishin ardhur as nga Karpatet e Rusisë dhe as nuk kishin ardhur nga malet siç thua ti zonj. Bërnabiq.
Kjo është e vërteta, e jo ajo që e thua ti dhe për të cilën thua se nuk kërkon falje.
Se nuk kërkon falje, kjo nuk është për t'u "tmerruar", ju , shteti të cilin e përfaqësoni ju, Vuçiqi dhe politikanët tjerë si Millosheviqi, nuk keni kërkuar falje për vrasjen e më se 20 mijë civilëve shqiptarë në luftën e fundi dhe keni bërë krimet më makabre që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, e po kërkoni falje pse thoni se shqiptarët "kanë" ardhur nga mali...
Zonj.Bërnabiq, e gjithë bota është në dijeni se e keni të vështirë për t'u shëruar nga racizmi, ksenofobia dhe albanofobia, kjo është arsyeja pse akoma jetoni me ëndrrat e urrejtjes mesjetare anti shqiptare dhe e keni shumë të vështirë për t'i zhdukur nga vetëdija nacionale serbe këto ëndrra të këqija, të cilat nuk i sjellin dobi as vetë popullit serb.