1. Qysh e bleve këtë shpi?
- Vllaznia ma kanë ble.
Ku i ke vllaznit?
- N'Gjermani, n'Zvicër, n'Sicili, n'Suedi, n'Amerikë, n'Francë, n'Angli...
E kerrin qysh e ke ble?
- Valla edhe kerrin janë ba bashkë vllaznia e ma kanë ble. Se e kanë ditë ata se gjithë kam pas merak n'kerr t'mirë.
Na e çojna mirë. Baba na e ka lanë amanet me dasht njani tjetrin.
A ka diçka që ke ble me paret t'ua?
- Po more. Bukën.
2. Zonjë, a punon?
- Po kurrë pa pushu!
Sa e ke rrogën?
- 300 Euro veç gjithmonë i marr me t'parin.
Sa e ke ble banesën?
- 100 mijë Euro.
Ku i ke marrë paret?
- Ma ka ble Romeo. Është histori e gjatë...
Ku është Romeo?
- E ka mbyt veten.
Para se me mbyt ka jetu n'oborrin e shtëpisë së Shekspirit, në Danimarkë.
E kerrin qysh e ke ble?
- Kerrin ma ka ble Rudolf Valentino?
Ku është ai person fizik? A mund të flasim me të?
- Rudolfi është n'Itali.
Mund t'i flisni lirisht, po ai nuk mund t'u përgjigjet, se ka vdek, i ri ka vdek ai, bet djalë, ka qenë dashnor arketip i ekranit.
E unazën e diamantit qysh e keni ble?
-,Eh, kjo unazë e ka një histori fort t'dhimbshme, s'muj me hy anej se bëhem për infuzion.
Ta ka ble dikush?
- Po, dashuria ime e jetës.
Kush është ai?
- Me Ligj nuk kërkohet deklarimi i dashurisë, por i pasurisë.
A ka diçka që e ke ble me paret t'ua?
- Po qysh s'ka, plot sene!
P.S. Është vonë për konfiskimin e pasurisë.
Ka vjedh kush ka vjedh.
Pini maca ujë.
Të gjithë do të thonë se pasuria u ka ardhur nga diaspora.
Më mirë me pas hartu draft mallkimin: 'Mos ua pafshit hajrin'!