Gazetaria dhe gazetarët janë miqtë dhe aleatët më të dashur dhe më të dobishëm për publikun.
Po të mos ekzistonte gazetaria dhe vënia në jetë e kësaj fushe nga gazetarët, kurrë opinioni, publiku, qytetarët e një vendi nuk do të mësonin për anomalit e pushtetit dhe keqpërdorimet e pushtetarëve në dëm të interesave të tyre.
Ky është shkaku kryesor dhe i vetmi qëllim i qeverive diktatoriale dhe anti-demokratike, e relativizmit të gazetarisë dhe luftimit të gazetarëve.
Qeveritarët e korruptuar dhe pushtetarët e deformuar, të vetëdijshëm se gazetarët janë aty ku ata korruptohen dhe as nuk mund ta imagjinojnë prezencën e tyre, nuk kanë si mos t'i angazhojnë kundër gazetarëve instrumentet e dhunës, siq janë policia dhe prokuroria, rasti më i freskët i një ndërhyrje të kësaj natyre paraqitet te Insajderi...
Nuk është ky rasti i izoluar, në Kosovë, shpesh ka ndodhur të sulmohen edhe fizikisht gazetarët pse i kanë zbuluar dhe publikuar shumë afera dhe veprime korruptive të qeveritarëve.
Në vendet demokratike dhe të civilizuara, të drejtat e gazetarëve në mënyrë permanente ngritën, ndërkaq në vendet e pa civilizuara, anti demokratike dhe të prapambetura, në të cilat korrupsioni i klasës në pushtet është e vetmja armë e nënshtrimit, e shtypjes dhe varfërimit të popullatave të tyre, gazetaria luftohet dhe gazetarët arrestohen dhe ndëshkohen me dënime drakoniane ...