Si është e mundur: Ende askush nuk e shpalli fitoren në zgjedhje!

Opinione

Si është e mundur: Ende askush nuk e shpalli fitoren në zgjedhje!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:40
Sherif Ramabaja

Sot është një mrekulli. Zgjedhjet janë duke u zhvilluar në Shqipëri dhe deri në këto momente askush nuk e ka shpallur fitoren.

Kjo lirisht mund të quhet një senzacion sepse gjithnjë në zgjedhjet e kaluara ende pa përfunduar votimet, partitë kryesore mundoheshin që të parat ta shpallnin fitoren.

Nuk kishte rëndësi kishin fituar apo jo, më e rëndësishme ishte shpallja e fitores. Kjo paraqitje për ta shpallur fitoren bëhej para kamerave, mediave dhe mbahej fjala e rastit, plot emocione, buzëqeshje, falenderime për votuesit dhe urime duke ngre dolli mes vete.

 Fitore dhe gjeste të njejta shpalleshin nga dy taborret kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Skishte rëndësi nëse opinionin me veprime të tilla e gënjenin, manipulonin, përhapnin pasiguri dhe bënin thirrje për dhunë.

A mund të ndodhë që partitë shqiptare kësaj here po demokratizohen dhe janë bërë më të përmbajtura, është vështirë të thuhet, sepse çdo qast mund të ndodh e kundërta, shpallja e fitores.

Festimin mbi fitoren, do ta bëjnë si gjithmonë të gjithë, e pastaj  pritet të shpallet një rezultat zyrtar. Ai që e ka shpallur veten fitues para kohe, tash i duhet të konstruktoi se janë bërë parregullsi.

Do të paraqiten Bashkitë, faktet e argumentuara apo të pa argumentuara nga njera apo tjetra parti, dhe do të kërkohet që fletëvotimet të rinumërohen, sepse është e pamundur që ne të kemi humbur.

Akuzat nëse nuk janë formuluar më herët do të formulohen aty për aty dhe fajtorët do të emërohen me emër e mbiemër.

Rezultati do të kërkohet që të korigjohet ose krejtësisht të anulohet. Fituesit jemi ne dhe pala tjetër duhet të përgjigjet për parregullsi, manipulim dhe vjedhje të votës së lirë.

Neutral nuk mundi të mbetej as kryetari i shtetit zoti Meta që deri në fund u vu në anën e opozitës dhe kundër Ramës. Sa është kjo në rregull, do të duhej ta vlerësonin organet shtetërore.

Kryetari Meta mund të arsyetohej se ishte në mbrojtje të votës, po ai nuk përmbahej dhe bënte thirrje që vota të mbrohej me çdo mjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat