Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ish komunizmi i reformuar

Opinione

Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ish komunizmi i reformuar

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:03
Skënder Sadri Kapiti

Partia Socialiste e Shqipërisë si parti politike erdhi si një largim apo devijim nga Partia Komuniste e Shqipërisë duke e ndërruar emrin nga PPSH në PS. Reformimi i saj më shumë është një hipokrizi dhe larg realitetit që e karakterizon të majtën europiane.

Partia Socialiste Shqiptare, Diktaturën komuniste e zëvëndësoi me autokracinë arrogante, ekonominë socialiste e shtetërore, investimet, tenderimet   ua dhe oligarkëve ishkomunistë që u bënë oligarki edhe politike. 

E majta ekstreme komuniste në Shqipëri , Partia  Komuniste Shqiptare e cila  më pas u konvertuar në Parti e Punës e pastaj nga PPSH në Parti Socialiste  ka si përvojë themelimi, ideologjike e praktike komunizmin sllav ruso-serb.

Baza e Partisë Komuniste ka qenë Jugu i Shqipërisë, dhe pushtetin në diktaturë Partia Komuniste e Shqipërisë, forumet më të larta partiake, ish byronë politike, Komitetin Qendror të Partisë, qeveritë,  policinë, ushtarakët dhe ishsigurimin famëkeq  dhe ofiqet e postet më të larta shtetërore, politike,  e deri dhe ato intelektuale, akademike e shkollore, nomenklaturat e tyre, shumica dhe kryesoret  kanë qenë nga Jugu i Shqipërisë.

Dhe prandaj edhe sot kjo është arësyeja se bastionet e Partisë Socialiste janë në Jug  të Shqipërisë ndërsa nacionalizmi ka bastion Veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë kundërshtar i komunizmit dhe prandaj edhe Veriu i Shqipërisë pavarësisht pasurive të jashtëzakonshme minerare, pyjore e hidrike gjatë diktaturës por edhe pas saj mbeti vëndi më i varfër i Shqipërisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat