Vdekja nga Kovidi famëkeq i qytetarëve të RK-ës nuk duhet të shfrytëzohet në PRK-ës për përfitime të turpshme politike!...

Opinione

Vdekja nga Kovidi famëkeq i qytetarëve të RK-ës nuk duhet të shfrytëzohet në PRK-ës për përfitime të turpshme politike!...

Nga: Sami Arifi Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:25
Sami Arifi

Në parlamentin e RK-ës nuk u dëgjuan diskutimet nga parlamentarë se si të ndihmohen qytetarët nga pandemia vdekjepruese.

-Nuk shkojnë bashkë ndalja e vdekjeve nga Kovidi 19 dhe lirimi i masave për lëvizjeve të lira të qytetarëve, madje nuk shkonë as zhvillimi i bizneseve sikur të ishim krejtësisht në gjendje normale, madje edhe lirimi i bërjes së dasmave në salla të mbyllura.

-Këto zhillime si në RK-ës nuk ndodhin në asnjë vend të BE-së.

-Pozita në RK-ës duhet t’i merr parasysh propozimet e opozitës, për pandeminë, aty ku ato propozime janë të arsyeshme dhe ndihmojnë për shpëtimin e jetës së qytetarëve.

-Është qëllimkeqe dhe e paarsyeshme kur opozita e RK-ës në PRK-ës në këto momente kërkonë rritje ekonomike dhe në të njejtën kohë kërkonë nga institucionet relevante të RK-ës ndaljen e vdekjeve nga pandemia të qytetarëve, kur dihet se infektimet e pandemisë vdekjepruese bëhen nga kontaktet dhe prekjet.

-Masat shtërnguese kundër Kovidit e shmangin infektimin, ndërsa vaksionimi i qytetarëve përfundimisht ndalon vdekjen e tyre.

-Në këtë kohë institucionet e RK-ës duhet të bëjnë përkushtimin e jashtëzakonshëm, mbrenda mundësive t’i sigurojnë vaksinat për qytetarët e tyre.

-Disa deputetëve të RK-ës duhet t’ju trokas mendja në kokën e tyre, ndërgjegjja e tyre, që të jenë konstruktiv në diskutimet e tyre në PRK-ës, meqë kështu nuk fitojnë, madje as përfitimet e turpshme politike në opinion.

-Nëse sigurohen falas vaksinat, parlamentarët e pandërgjegjshëm se kanë arsyjen të thonë: pse si kanë blerë vaksinat, nëse blehen të thonë: pse janë me kaq çmim të lartë, nëse arrinë vaksinat të thonë: edhe ashtu aq vonë i kishte sjellë vaksinat BE-ja, madje, edhe pa qeverinë e RK-ës.

-Vaksinat nuk i prodhon RK-ës, madje janë të pakta ato vende edhe të BE-së që prodhojnë vaksina kundër Kovidit 19, meqë edhe në BE në disa vende nuk arrinë shifra e vaksionimit mbi 30% të popullatës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat