Nuk mund të konsiderohet as të jetë votë sovrani, vota e cila blihet me pare, vota e cila merret me premtime boshe, e cila merret me kërcënime, vota e cila jepet me frikë nga padroni, vota e cila vidhet përmes komisionarëve hajna, përmes patrinazhistëve servilë, ngase kjo në fakt nuk është votë, por është pazar i pistë në dëm të interesave të popullit, shtetit dhe shoqërisë. Sepse në këtë mënyrë zëri i sovranit është i mbytur me kazanin e hajnisë, me pushkën e djallëzisë, me thikën e tradhtisë si dhe me dorën e ndyrë të oligarkisë..!?
Sovrani është sundimtari i vetëm dhe legjitim i një shteti, një shoqërie dhe populli, dhe, derisa atij i hidhet ujë syve, për gjoja një jetë më të mirë e më të begatshme, dhe mu aty në atë shoqëri sovran është interesi, lakmia, rrena, anti-vlera, imorali, shpifja, propaganda, lajkatari, vjedhësi, mashtruesi dhe dileri, etj., kur dihet mirëfilli se në shoqëritë demokratike perëndimore sovran i vetëm është populli, është vullneti, dëshira dhe vota e tij, ai vendos se kush dhe cilit do t’ia besojë votën e tij që ta ketë në krye të shtetit për ta qeverisur vendin, dhe kjo vlerë është e shenjtë, e pacenueshme, mbase me votën e popullit në shtetet perëndimore nuk guxon askush të bëjë pazare, as ta manipulojë ose ta vjedh atë, siç ka ndodhur gati në çdo zgjedhje në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ani pse në masë më të vogël..!?
Për mua, si shqiptar kosovar, qeverisja 8 vjeçare e socialistëve-nanoist në krye me mikun e Aleksandër Vuçiçit, Edvin Kristaq Ramën, ka qenë fund e krye anti-kosovare, ka qenë tradhti kombëtare, ka qenë injorim dhe shkelje e gjakut të mbi 15 mijë dëshmorëve të lirisë, të heronjve të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ka qenë thikë pas shpine mbi shpirtin dhe trupin e përgjakur të 2 milion shqiptarëve në Kosovë, ka qenë tradhti kombëtare në katrorë, etj. Sepse, të shesësh patriotizëm verbal midis Beogradit, vetëm se kriminelit serb, A. Vuçiçit i paskësh thënë njëherë të vetme, se; “Kosova është shtet i pavarur, njihe atë...”, kurse nën rrogoz e mbi tavolinë bënë pazare me serbin, se si ta ndash Kosovën, gjegjësisht ta kthesh atë nën Serbinë fashiste përmes njëfarë ideje sifiliste me emrin “Mini-shengen”, ta dekorosh midis Tirane me çelësin e kryeqytetit të Shqipërisë, kriminelin e famshëm serb, Goran Bregoviçin, i cili ushtarëve kriminalë të Serbisë u ka kënduar këngë marrshi ushtarak “Kallashnikov” në front, duke i inkurajuar që të vrasin sa më shumë boshnjakë dhe shqiptarë, ta presësh në Tiranë kryetarin e Serbisë, regjimi i të cilës ka bërë gjenocid sistematik shtetëror ndaj 2 milion shqiptarëve të Kosovës, pa kërkuar falje publike për krimet e bëra në Kosovë, dhe kështu me radhë, e gjithë kjo miqësi dhe dashuri me armiqtë shekullor të kombit shqiptar, me xhelatët e mbi një milion shqiptarëve të vrarë, të dëbuar, të masakruar, të mbi 1500 fëmijëve të vrarë mizorisht para nënave të tyre, të mbi 20 mijë grave dhe femrave shqiptare të dhunuara, etj., pa u konsultuar kurrë me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, pa i vizituar kurrë 400 varrezat masive në Kosovë, madje as varrin e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit, etj., etj., e gjithë kjo sjellje nënçmuese dhe degraduese ndaj Kosovës, fitoren e PS-së dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për shqiptarët e Kosovës e bënë krejt të pavlerë, të dëmshme, e cila shtron disa pikëpyetje të dyshimta, se kah po e çonë (thërrmon) shtetin amë të mbi 20 milion shqiptarëve në botë, Edvin Kristaq Rama, ku po e shpie vendin e shqiponjave kokë-capllaku mjekërrë-thimë, i cili mund të jetë lider i shqiptarëve të Shqipërisë londineze, por kurrë jo edhe i 2 milion shqiptarëve të Kosovës, ndaj të cilëve Edi K. Rama ka bërë abuzime politike, diplomatike dhe kombëtare..!?
Ja pafshi hairin fitores së Pirros bashkë me Edi K. Ramën, në dashit edhe sherrin, ju socialistë-komunist-nanoist, me një fjalë, miq të Milladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, S. Millosheviçit dhe A. Vuçiçit..!?