Shtetet e Bashkuar të Amerikës nga Beogradi kërkojnë arritjen e një “Marrëveshtje gjithëpërfshirëse për normalizim me fokus të njohjës dypalëshe”,kështu kishte porisitur Presidenti Amerikan Joe Biden.
Presidenti i Serbisë kishte deklaruar „Ne kuptojmë se kjo është politika e re amerikane.Kishte përpjekje që ky termin të imponohej (…) si zgjidhje përfundimtare në Vashington ”duke aluduar në marrëveshtjen e shtatorit të shtruar nga administrata e Donald Trump.
Në një frymë të përafërt edhe Franca pret “Marrveshtjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obliguar”,po në pyetjen,mungonte ajo e “njohjes së ndërsjellët”, me arsyetim se Bashkimi Evropian nuk ka pozicion të unifikuar – pesë shtete nuk njohin Kosovën si shtet,edhepse që të gjitha kuptojnë, ngase qëllimi i dialogut është ky.Dialog i cili zhvillohet që nga viti 2011 me ndërmjetsimin e Bashkimit Evropian.
Makron,vitin e kaluar përsonalisht ishte kyçur në këtë inisiativë diplomatike,sëbashku me kancelaren Angela Merkel, gjë që nuk gërshetohet me mandatin e përfaqësusesit special të BE për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit,diplomatit Slovak Miroslav Lajqak. Për Parisin dhe Berlinin ishte ky një test i cili do të tregonte unitetin dhe fuqinë e BE në planin e politikës së jashtme dhe sigurisë. Në intervistën në Mond,më 27 janar Lajqak kishte thënë se sërish ekziston uniteti evro – amerikan për çështje të Ballkanit, pas “konfuzitetit”të cilin e kishin shkaktuar inisiativa e Riçard Grenel të dërguarit special të Donald Trump. Ky kishte qenë një tentim i ofrimit të zgjidhjes së pakazakont me “Marrveshtjen e Vashingtoni” të cilën e kishin nënshkruar,veç e veç,palët e që nga kjo rezultoi njohja e Kosovës si shtet nga Izraeli.
Gjysmë viti më vonë, Trump dhe Grenel shkuan nga skena politike, dhe me këtë inisiativa e tyre mbeti nën hije. Diplomati Slovak filloi të fliste për “puthitjen” e qëndrimeve me qëndrimet e administratës së re amerikane,kur është fjala për qëllimet politike të ndërmjetsimit në dialogun Kosovë –Serbi. Tani ata që udhëheqin diplomacinë amerikane “kanë parahistorinë e angazhimit, kanë kujtesën.Ata ndiejnë se kanë përgjegjesinë historike për investimet politike dhe resurseve njerzore që shteti i tyre bëri në këtë rajon.Në veçanti mendoj në Entoni Blinken (sekretarit të shtetit) dhe në Viktoria Nuland (nënsekretare e ngarkuar për çështje politike).Ne kemi bashkëpunuar me këta më parë, qëndrimet e tyre na janë të njohura”,kishte deklaruar Lajçak për Le Mond.
Po kush na janë këto dy përsonalitete, që i thekson Lajçak?
Antony Blinken ishte edhe këshilltar për politikë të jashtme disa vjeçar i Biden, ish bashkëpuntor i Presidentit Bil Klinton dhe njeriu i dytë i diplomacisë amerikane në kohën e presidentit Barak Obama, njëri ndër shtytësit më të mdhënjë të inervencionizmit amerikan në botë.Qëllimi qëndron në ripërtrirjen e raporteve me aleatët evropian për kundërvënjen ndaj kërcnimeve që vijnë nga Rusia,Irani dhe Koreja e Veriut. Me rastin e marrjes së detyrës Sekretar i shtetit para Senatit Amerikan kishte deklaruar: “ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar përparimit të Kosovës, po dhe Serbisë të eci përpara.”
Viktoria Nuland arriti famë në 2014 me vërejtjen „Fu*ja Unionit Evropian“ në bisedën telefonike me ambasadorin e SHBA në Kijev që e bënë të njohur Rusët, e paknaqur që BE nuk ndjekë strategjinë e Vashingtonit në Ukrainë (Merkel e kishte vlersuar këtë si të „pa lejuar”. Nuland është njëra ndër më luftarakët neokonzervativ në diplomacinë amerikane. Ishte këshilltare për politikë të jashtme të Dik Cejni, zëvendës presidente George W.Bush, në kohën e invazionit në Irak edhe ambasadore e SHBA në selinë e NATO-os në Bruksel.Kishte kritikuar izolacionizmin e Donald Trump në intervistën në Vashington post në 2018,duke thënë: „Kur të tërhiqemi, dhe themi sejcili komb për vete,hapim derën shteteve të cilat janë të paknaqura me pozitën e tyre teritoriale dhe ndikimit në sistemin ndërkombëtar – apo edhe brenda vetë sistemit”.
Diplomati Slovak Lajçak,në Mond kishte bërë përpjekje të shmang dyshimin nga politika e përqar e BE kur është fjala për Kosovën. „Me Kosovën kemi nënshkruar marrëveshtjen për stabilizim asocim, asnjë antare e BE nuk bëri veto apo të kundërshtonte,asnjë nuk vë në pyetje idenë e integrimit evropian të këtyre shteteve.Qendrimi i pesë antareve (Spanjë, Greqi, Qiproa, Slovaki dhe Rumani) i formuluar në 2008. Në momentin kur Kosova shpalli pavarsinë.Këto tani përcjellin me vëmendje kahjen e zhvillimit të dialogut.Normalizimi me Serbinë do hapi rrugë normalizimit të marrëdhënjes mes Kosovës dhe këtyre shteteve”kishte thënë Lajçak,që vendi i tijë nuk ka njohur pavarsinë e Kosovës.
Tani mantra e re na tregon për një hapsirë të re,për Serbinë hapsira po tkurret. Presidenti Serbisë si duket nuk vë në pyetje atë që do prodhoj dialogu,i cili paraprakisht është përcaktuar,e kjo është njohja e ndërsjellët,por vetëm mënyrën se si do vinte. “Zgjidhje e vetme” që ishte e njohur për opinionin,si në Kosovë dhe Serbi, për”shkëmbim teritoresh”,veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës,për të cilën Hashim Thaçi fshehtas kishte biseduar me Vučić. Kjo ide ,për të cilën kishin gjetur bashkëbisedues mes politikanëve evropian dhe amerikan,shumë shpejtë është hudhur tani dhe atë duke falenderuar kundërshtimit të Gjermanisë, po dhe reagimeve në rajon.
Tani para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Albin Kurti, do të bëhet bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Kurti do të jetë bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla,pra në nivelin më të lartë të qeverisë. Kështu ngase takimet me kreun e BE duhët përgatitur mirë.
Kryeministri Kurti, kordinohet dhe diskuton me SHBA-në para vizitës në Bruksel,me ambasadorin Philip Kosnett, ku dhe konfirmohet mbështetja nga Ambasada Amerikane si dhe me Metju Palmer. Kështu kemi këthimin më të fuqishëm,në këtë dhjetëvjetësh,të miqëve dhe aleatit tonë strategjik.Ky një fat se dialogu do mbeshtetet dhe mbikqyret nga SHBA.Pra një dialog në epokën e Presidentit Joe Biden.Administrata Amerikane sikur kërkon fuqishëm zgjidhjen e kësaj nyje në Ballkan.Kjo një sfidë për lidershipin Kosovarë që kërkon një përgatitje të fuqishme,mendoj si kurrë më parë.Për kryeministrin dhe Presidencën kërkohet besim dhe mbështetje e fortë nga partitë opozitare.
Për dilogun me Serbinë Kryeministri Kurti kishte deklaruar se do bëhet në dakordancë me Presidenten znj.Vjosa Osmani – Sadriu dhe partitë politike opozitare, me një transparencë të plotë. Kryeministri Kurti po sfidohet nga brenda,nga opozita.PDK tani më kishte deklaruar se nuk do jetë pjesë e këtyre bisedimeven dhe nga dy parti tjera nuk ka reagime.Kjo është sfida e brendëshme,që vie nga frustrimi që kanë, dhe sindromi i inateve,egocentrizmit dhe bajraktarizmit,e kjo përkon me thënjen “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë!” Gj.Fishta.
Në ditën e të pagjeturve U.D Kryetarit të PDK z.Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përtej ndarjeve partiake, tema e të pagjeturve të jetë prioriteti më i lartë që duhet ta ketë qeveria në dialogun Kosovë-Serbi. Kët vetë z.Kurti e kishte thënë kur u zgjodhë Kryeministër,duke thënë se do jetë pika e parë. Po,ja që z.Hoxhaj “po ia rikujton”! Dhe mëtej do i përkujtonte “se kjo temë është keqpërdor pikërisht nga opozita e dikurshme dhe qeveria aktuale”, duke ju referuar Vetëvendosjes.
Në vazhdim:“Ne kërkojmë që prej tyre që ta kenë temë të parë në dialogun Kosovë-Serbi, sepse dinjiteti i të të pagjeturve dhe dinjiteti i familjeve të cilët janë gjallë, natyrisht që është në qendër të vëmendjes tonë”. Hoxhaj gjithashtu tha se sa ka qenë ai në pozita të ndryshme, tema e të pagjeturve ka qenë gjithmonë temë e parë.“Unë sa kam qenë në pozita të ndryshme, prej Këshillit të Sigurimit e në çdo mekanizëm ndërkombëtarë, kjo ka qenë temë e parë gjatë kohës sa kemi qenë në Qeveri”.
Për gjithë lëmshin e krijuar në Kosovë,nga fillimi i bisedimeve me serbinë,që opinionit i ishte servuar si bisedime teknike ,e që ishin puro politike,marrëveshtja e 2013 dhe 2015 për asociacionin që dhe sot rëndon mbi supet e Kosovës dhe qështja e të pagjeturve, t'i imputohet opozitës së dikurshme dhe qeverisë aktuale të sapo zgjedhur,është anakrtonizëm një apsurd politik të padëgjuar gjerë më sot.Kështu pa përmendur fare qeveritë që ishin.E gjithë kjo fletë, apo gjenezën e ka nga atavizmi që z.Hoxhaj e ka bërë retorikë. Po,kjo edhe nga sindromi që vuan opozita:
“Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plotë vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij, i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.” Mit’hat Frashëri. Dhe kjo tani qëndron si aksiomë për partitë opozitare.
Partitë opozitare si institucionaliste që janë,nuk mund të kenë komoditetin të sillen ashtu si duan, të udhëhequra nga inati dhe averzioni që kanë,me veprime iracionale kur ka të bëjë me qështjet kombëtare dhe shtetrore të rëndësisë së vaçantë ,sikur që është dialogu.Liderët e opozitës duhët të jenë vetvetja dhe të lirohen nga atavizmi, patetizmi politik dhe të sillen si politikan me dinjitet.Të tregojnë se mbajnë patriotizmin nacional dhe kushtetues. Mos kyçja në ekipin për dialogun,le për të dyshuar për një skenar inkursioni ndaj Qeverisë.