Ricochet diplopmatik i Jossep Borell në Bruksel

Opinione

Ricochet diplopmatik i Jossep Borell në Bruksel

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:05
Ruzhdi Peçani

Kryeministri Albin Kurti, para nisjes për në Bruksel, do të bëheJ bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Njëherësh, para vizitës në Bruksel, ishte kordinuar edhe me SHBA-në, me ambasadorin Philip Kosnett, ku dhe konfirmohet mbështetja nga Ambasada Amerikane si dhe me Metju Palmer.

Me ktë vizitë Kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Kurti do të jetë bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla,pra në nivelin më të lartë të qeverisë. Kështu ngase takimet me kreun e BE duhët përgatitur mirë. Para nisjës ishte lajmi se më 11 maj do të ndodhë në Bruksel takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksander Vučić.

Sot mësojmë,nga mediet,se Kryeminstri Kurti në Bruksel, para gazetarit korespodent të Kohës në Bruksel, deklaroan se nuk do jetë në takimin e 11 maj, me arsyetim se ishte njohtuar, por se nuk e ka bërë konfirmimin për këtë dhe se nuk pranon të jetë në një takim ku do tentohej për ringjalljen e marrveshtjës për shkëmbim teritoresh.

Dhe tani caktimi i takimit më 11 maj,pa konfirmim nga ana e Qeverisë së Kosovës si palë e takimit, nga Josep Borrell, të vlersohet si një gaf apo ishte i qëllimshëm si një test ndaj Albin Kurtit.Pa një qëllim spekulimi,por me që ky takim ishte i koordinuar vetëm nga Borrell dhe Vučić,kjo mundë të lexohet se ishte test dhe t'i vihet në dijeni se nuk është palë e barabartë në këtë takim. Me refuzimin e këtij takimi Kryeministri tregoi dinjitet dhe vigjilencë duke i bërë shefit e diplomacisë evropiane, Josep Borrell të pësonte një r i c o ch e t diplomatik mu në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.Me këtë edhe ndërmjetsit Lajçak dhe presidentit serb Vučić.

Kryeministri i Kosovës që më heret kishtë vënë në dijeni,se takimet tani e tutje nuk do jenë ashtu si rrodhën që nga 2011. Zyrtarë të lartë evropian sikur ishin mësuar nga ish kryeminstra të Kosovës të silleshin inferior dhe tw papwrgatitur nw takimet pwr dialog.Nga tre, njëri që i pari filloi bisedimet,ishte edhe shumë bashkëpunues dhe koperues. Borrell mund ta ketë bërë këtë me paragjykimin se ky është takimi i parë zyrtarë i Kryeministrit në Bruksel për dialog.Bëri gabim në hapa, apo i bëri karem kryeministrit duke mos menduar se do pësoj ricochet nga Albin Kurti.Mendoj se me këtë qëndrim Kryeministri Kosovës me dinjitet ka mbrojtur kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe përsonalitetin si kryeministër.Këtë refuzim të takimit e bëri me elekuencë,duke mos bërë këtë nga Prishtina,po e bëri në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Një gjë që është e ditur se BE kohëne fundit ka dhe udhëheq një politikë mjaftë të dobët të politikës së jashtme e në krye të së cilës qëndron Josep Borrell.Dhe sot për këtë skandal të 11 maj dhe Borrell deklaroi se ishte një gabim,për ne e njohur që nuk është edhe gabimi i parë.

Me këtë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,sikur u dërgoi edhe mesazh se Kosova në takimet e dialogut,tani e tutje, do të jetë vetëm si palë e barabartë,dhe jo vetëm si temë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat