Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri dhe Kosova

Opinione

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri dhe Kosova

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:57
Skënder Sadri Kapiti

Politikanët shqiptarë , politika  dhe interesi i tyre personal duhet të jenë brënda interesit kombëtar dhe në pëputhje dhe në shërbim të vizionit, dhe dëshirës dhe të  aspiratave kombëtare gjithshqiptare, ku Shqipëria e Kosova dhe  interesi kombëtar të jetë mbi atë të pushtetit, mbi atë personal dhe mbi atë   të politikës.

Urojmë që tani pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Shqipëri, dhe  me rastin e fitores të së drejtës për ta qeverisur Shqipërinë edhe një mandat tjetër, urojmë që  politika e Edi Ramës ta shohë nga afër Kosovën, ta shohë   nga Prishtina dhe jo nga Beogradi; shpresojmë që  ta   dëgjojë dhe ta mbështesë Kosovën; shpresojmë që ai tashmë të ketë mësuar dhe që të  mësojë realitetin historik të saj; shpresojmë  që  kryeministri i Shqipërisë të ndjejë shpirtërisht si shqiptar përgjegjësi  dhe dhimbje për  vuajtjet dhe sakrificat mbinjerëzore të popullit martir të Kosovës, dhe ta ndjejë edhe moralisht detyrën që duhet të ketë Shqipëria dhe ai si kryeministër në mbështetje të zhvillimit e të konsolidimit të shtetit të ri  shqiptar të Kosovës, të interesit gjithshqiptar mbi atë politik,partizan e personal.

Urojmë dhe shpresojmë  që ai të mos tregohet arrogant,  as paternalist dhe as tallës dhe injorues ndaj politikës dhe shtetarëve të Kosovës, dhe të bashkëpunojë me politikën dhe institucionet e Kosovës dhe jo me Baton Haxhira dhe vetëm me me ata të cilët ai i ka shok e miq, se interesi kombëtar nuk është interes miqsh e shokësh.

Dhe aq më tepër , nuk mund  të jesh pajtimtarë,  dhe as shok e as mik me ata të cilët janë zhytur në krim e genocid  dhe që janë armiq të vëllezërve e të bashkëkmbasve të tu.

Ai  dhe qeveria e tij ta njohin genocidin serb dhe të bëjnë një rezulutë për ndëshkimin e tij; urojmë  dhe besojmë që Rama të respektojë institucionet e Kosovës dhe vullnetin heroik,  politik, demokratik e patriotik  të  popullit të Kosovës  dhe të kontribuojë realisht për integrimin brënda shqiptar, shqiptaro-shqiptar së pari dhe jo për atë të minishengenit, pasi së pari është interesi kombëtar dhe pastaj ai rajonal e ballkanik.

Edi Rama e ka për detyrë kombëtare dhe kushtetuese  si kryeministër i Shqipërisë  për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve kudo në botë; për të kontribuar për  njohjet ndërkombëtare dhe për integrimin e   Kosovës, për mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial kundër cdo tentimi për ndarjen e saj , kundër përpjekjeve për coptimin e saj dhe të kontribuojë sa të mundet  për integrimin e Kosovës  në organizma dhe në organizatat ndërkombëtare.

Këtë pret Kosova nga Shqipëria.Kosova ka nevojë për Shqipërinë dhe jo për reklama, batuta  e dukje simbolikash, takimesh e mbledhjesh rutinë dhe pa kurrfarë efekti si deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat