Kosova më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë e nënçmuar e BE-së

Opinione

Kosova më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë e nënçmuar e BE-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:33
Sulejman Mehazi

Për shqiptarët samitet, tubimet e kongreset evropiane përherë kanë qenë të dëmshme e tragjike, Londra, Berlini, Versaji etj., prandaj urgjentisht e pa humbur kohë qeveria e Albin Kurtit të lidhet fuqishëm me SHBA-në. S'ka dobi prej BE-së, çdo herë ua kemi parë sherin evropianëve.

Dhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Bruksel ishte i papëlqyeshëm, nënçmues e mohues për Republikën e Kosovës, përveç Parlamentit Evropian askund në istitucionet tjera të BE-së nuk ishin simbolet shtetërore të Kosovës, dhe, nuk dihej se cilin shtet e prezentonte Albin Kurti.

Në këtë rast delegacioni i Kosovës në krye me Kurtin është dashur të reagonin apo të protestonin për këtë skandal diplomatik të BE-së ndaj Kosovës.

BE-ja bën ripërsëritjen e gabimeve të mëparshme kundër shqiptarëve, si gjithmonë asnjë punë nuk sosin, përsëri problemet e njëjta me Serbinë, pa liberalizim të vizave, pa ndihmë ekonomike, pa UNESKO, pa INTERPOL.

Si përherë elita evropiane mblidhen, llafosen, Kosova kështu duhet të bënte, Serbia ashtu duhet të bënte,  hanë pinë dhe kthehen në vendet e veta duke i lënë gjërat pezull as para, as mbrapa, as djathtas, as majtas për shqiptarët e Kosovën.

Kosova shumë më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë nënçmur e BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat