Ballkani Perëndimor, metodologjia e zgjidhjes përfundimtare

Opinione

Ballkani Perëndimor, metodologjia e zgjidhjes përfundimtare

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:37
Ruzhdi Peçani

Përse Ballkani Perëndimor mbetet akoma një rajon trazuar, dhe nuk munden entitetet dhe shtetet të ndërtojnë bashkëpunimin dhe paqen? Marrë historikisht ,sikur ky rajon është i prirur që qetësia t'u vie vetëm nga politikat imperiale që u imponohen, si Perandoria Osmane dhe ajo e Mbretërisë Habsburge të Austro – Hungareze, në stilin e Princit Wilhelm Wied.

Dëgjimi (hearing) para Këshillit të Kongresit Amerikam për politikë të jashtme për Ballkanin perëndimor,mbajtur me 8 dhjetor 2020, ka treguar se ky rajon papritur është gjetur në fokusin e administratës së re amarikane të Joe Biden dhe Kamela Harris,që të dy të përgatitur ,që politiikës së jashtme amerikane ,të ia këthejnë vlerat tradicionale të multilaterizmit dhe aleancës transatlantike.

Duke patur parasysh se shtetet e këti rajoni edhe decenieve nuk arritën të vendosin institucione funksionale dhe mekanizmat të një diplomacie të përbashkët,politike,të sigurisë po edhe të bashkëpunimit ekonomik.Kështu Ballkani Perëndimor dhe mëtej vazhdon të qëndroj si objekt gjeopolitik apo laborator në SHBA,po dhe akterë tjerë ndërkombëtar që bëjnë përpjekje të gjejnë “recepturat” e stabilizimit,transformimit institucional dhe modernizimit të rajonit.

Në diskursin diplomatik që dominon,stabiliteti dhe prosperimi i Ballkanit Perëndimor shifet në kontekstin e dy proçeseve të integrimit,dhe atë: integrimit në NATO dhe BE. Përspektiva e eurointegrimeve sejcilin shtet po e vë para sfidave të thella të strukturimit,të cilat nuk mund t'i kalonin edhe disa shtete perëndimore,kështu njëzetvite të zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, kjo do duhej të ishte temë serioze politologjike për shqyrtim.

Duhët thënë se ballkanizimi i Ballkanit Perëndimor bështetet në mbajtjen e një kaosi i dalur nga veprimi jo i mirëfillët i Bashkkimit evropian,si dhe kundërshtive të interesave të akterëve si SHBA ,NATO dhe antareve të fuqishme të të BE,që ka bërë të mundur ndikimin e Rusisë,Kinës,Turqisë dhe shteteve monarki të gjirit, kryesisht Arabia Saudite.

Ballkamit Perëndimor mbetet një shembëll i një ç'ekulibri të thellë strukturorë të cilat këtë rajon e pozicionojnë në një periferi jo stabile të Bashkimit Evropian. Duke marrë kompleksitetin real shoqëror të këtyre shteteve me jo stabilitet politik,atë ekonomik dhe gjendjen ekonomike -sociale depresive,kërkohet se çfarë qasje dhe matrice evropiane dhe perëndimore mund të zbatohej për zgjerim. Ashtu si shofim,prosperiteti dhe stabiliteti këtijë rajoni mungon. Implementimi i politikave perëndimore është i varfër,kemi shkallë të lartë të papunëve po dhe atë të migrimit,rënje kontinuale të ekonomisë që efektin e rritë edhe COVID-19, si dhe „aktivizimin“ e sërishëm të krizave ekzistuese Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinë.

Ndikimi i BE në Ballkanin Perëndimor dukshëm po dobësohet, gjerësa rajoni po përballet me tre lloj kërcnimesh.Me sfidtat e fuqishme socio – ekonomike,eskalimin e tensioneve ndëretnike si dhe ndërhyrjet e jashtme.Jostabilitetin me një kohëzgjatje në rajon e rëndon dhe tani migrimi nga paknaqësitë e politikave qeveritare.

Incidenti i rëndë diplomatik që ndodhi me heqëjen e flamurit kroat nga rezidenca zyrtare e ambasadorit të Kroacisë në Beograd,për të krijuar vazhdimisht tensione me Kroacinë, një shtet anëtar i BE, pa votën e të cilit Serbia nuk mund të pranohet në BE.Pse këto ndodhin? Ngase Serbia kaherë i bënë obstrukcion integrimit evropian. Fakti, flet për një akt të paramenduar qëllimisht për të krijuar tensione në marrëdhëniet midis dy shteteve fqinjë. Kjo një strategji e planifikuar e Serbisë ndaj shtetit fqinjë anëtar të BE dhe të NATO-s.

Serbia vazhdon që pretendimet teritoriale ndaj Kroacisë, qëllime të projektit të “Serbisë së Madhe”. Serbia nuk e ka më prioritet anëtarësimin e saj në BE. Në datën 23 prill nënpresidenti i “Lëvizjes Europiane në Serbi”, Vladimir Medjak, deklaroi në portalin serb “europeanwesternbalkans” se “Integrimi europian nuk është një prioritet i qeverisë së Serbisë” .Serbia, shtet kandidat për në BE, qëllimisht nuk ka plotësuar një pjesë të mirë të kushteve dhe të parametrave, për pranim në BE.

Politika, që po ndjek qeveria dhe diplomacia serbe, tërheq vëmendjen se cak mbeten shtetet anëtare të NATO-s në rajon. Nuk është rastësi që kemi pareshtur acarime të marrëdhënieve të Serbisë me Kroacinë dhe me Malin e Zi si anëtarë të NATO-s, ashtu dhe me shtete të tjera që aspirojnë për në NATO si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

Në këtë kontekst administrate e re e presidentit Joe Bidena, duket se ka vendosmërinë të përfundoj “punën e papërfunduar” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor,ngase,sikur shifet është fokusuar në ndryshimin e Marrëveshtjës,25 vjeçare,të Dejtonit,dhe të vendosi një zhvillim të ri brenda një konture si Marrëveshtje Dayton 2, me të clin do heqeshin entitetet ekzistuese.

Daniel Serwer, për rrethanat aktuale thotë se SHBA duhët bërë presion Evropës që dhe kjo të sankciononte zyrtarët të cilët punonë për zhbërjen e Bosnjë Hercegovinës: „Kantonet dhe entitetet,si kufizime nacionale dhe mundësitë e vetos duhët zhdukur”.Amerikanët dhe Evropianët do duhej të përshëndesnin një kushtetutë të re qytetare.

David L. Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqës dhe të drejta ve të njeriut në Unversitetin Columbia, ndanë mendimtë përafërt : „Biden do obligohet në bashkëpunimin transatlantik.Qasja e tijë ndaj Balkanit do të ketë bazë të fortë për punën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.“

Pos Bosnjë dhe Hercegovinës unitare, ky shtet ashtu sëbashku me Serbinë dhe Kosovën mund të gjenden para një presioni për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe të jashtme që kanë ashtu që të integrohen në NATO aleancën. Integrimi në BE dhe mëtej do duhej pritur në një kohë më të përshtatshme,premtimi do të mbetet si karem në ajër.

Edhepse Biden do donte të të asgjesoj “punën” e administratës Trump, në hapsirën e rajonit ku Amerika i ishte ofruar Serbisë dhe larguar paksa Kosovës,duke inicuar edhe mundësinë e korigjinit të kufirit,megjithatë është e sigurt se Presidenti ri,si që kishte theksuar njohësi i mirë i rrethanave në Ballkan Timothy Less (Open Democracy, November, 2020) “, do të jetë i shtyrë të veproj brenda parametrave të një realiteti të ri, shumë të ndryshmëm nga ato të viteve të nëntdhjeta apo fillim viteve 2000.

Kështu,Administrata e re mund të vazhdoj nga aty ku mbeti Trump, por me shtesat e strategjisë imperiale “të kahmotshme”të cilat do të ndryshojnë stilin e politikës së jashtme amerikane, duke iu përshtatur përpjekjeve dhe preferencave të Bashkimit Evropian,në veçanti Gjermanisë, po edhe Turqisë e cila kontrollon në tërësi entitetin e tretë në Bosnjë dhe Hrcegovinë.

Ashtu si rajoni i Ballkanit Perëndimor po stagnon,dhe shumë analist politik parashofin një politikë Amerikane “më muskuloze” në veçanti ndaj Serbisë dhe Republikës Srpska,kjo e cila do asgjësonte ëndrrën e bashkimit të popullit serb të “shpërndarë” ndër shtetet fqinje të rajonit, ëndrrën për “Serbinë e Madhe”.

Kambana ka rënë.Presidentja Vjosa Osmani për këtë do takohej edhe me ish Presidentët dhe Kyeministrin Albin Kurti.Kryeministri fton që partitë opozitare t'i bashkohen në bërjen e platformës së dialogut.Partitë opozitare si institucionaliste që janë,duhët të lënë inatet që kanë,me veprime iracionale kur ka të bëjë me qështjet kombëtare dhe shtetrore të rëndësisë së vaçantë. Liderët e opozitës duhët treguar se mbajnë patriotizmin nacional dhe kushtetues. Mos kyçja në ekipin për dialogun,le për të dyshuar për një skenar inkursioni ndaj Qeverisë.Po, nuk do përgjigjen do anatemohen nga jeta politike në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat