“Ka mbi kurriz akuzën se është vëlla i Vuçiqit”, ja pse Edi Rama është i padashur në Kosovë

Opinione

“Ka mbi kurriz akuzën se është vëlla i Vuçiqit”, ja pse Edi Rama është i padashur në Kosovë

Rexhep Shahu Nga Rexhep Shahu Më 4 maj 2021 Në ora: 20:47
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Në zgjedhjet politike te 25 prillit në Shqipëri Edi Rama ka fituar fatin e keq të Shqipërisë e cila me ketë fitore të vjedhur nga qeveria rrezikon të riinstalojë diktaturën komuniste në Shqipëri që do të jetë njëherësh dëm i madh edhe për Kosovën.

Fitorja e mandatit të tretë qeverisës nga Edi Rama është e paprecedentë në Evropën demokratike, pasi është logjikisht e pamundur që pas dy mandatesh qeverimi një qeveri të ketë rritje votash, kur ka patur gjatë ushtrimit të pushtetit rritje të pakënaqësisë ndaj saj, cenim të demokracisë dhe të shtetit ligjor, rritje të autokracisë dhe shenja të diktaturës së anarkisë, rrije konstante të pakënaqësisë popullore ndaj saj, pasi dy mandatet e saj ka patur shumë burgosje, shumë shkatërrime pronash të pronarëve, shumë plaçkitje pronash të pronarëve nga qeveria, shumë kërcënime njerëzish

Pasqyrën dramatike të deformimit të vullnetit të qytetarit në zgjedhjet e 25 prillit e jep raporti i institucionit ndërkombëtar i ngarkuar për monitorimin e vlerësimin e zgjedhjeve OSCE/ODIHR, i cili shkruan se ne zgjedhjet e 25 prillit ne Shqipëri: “u blenë votat nga partia ne pushtet; u përdoren masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë në pushtet; ministrat përdoren mjetet e infrastrukturën e shtetit në fushatë; pati punësime masive ne kundërshtim me ligjin, në prag të zgjedhjeve në shumë institucione, rreth 200 mijë të punësuar; u keqpërdorën e u abuzua me të dhënat personale të individit nga partia - shtet; u ndryshua Kushtetuta në mënyrë anti - ligjore, të përshpejtuar, antidemokratike, në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të Venecias; pati zhvendosje të listave të zgjedhësve; u kapen dhe u blenë në mënyrë masive mediat nga qeveria e partisë në pushtet; ka prishje masive të qëllimshme të fletëvotimeve mbi 80 mijë fletë votimi të cilat do të prodhonin 6 mandate për opozitën,” etj etj.

Sa i përket ndikimit të këtyre zgjedhjeve në raport me Kosovën, vetëm do të përkeqësohet raporti i qeverisë Rama me Kosovën, pasi ai si individ, është i padashur në Kosovë veç disa kthinave e disa individëve që shiten trendi me çorape të kuqe e vëth në veshë, është i padashur sepse ai ka mbi kurriz akuzën se është vëlla i Vuçiqit dhe shpërfill autoritetet e Kosovës në raport me Vuçiqin, përzihet në punët e brendshme të Kosovës edhe me letra shtirje përmallimi guerilesh si letra me Thaçin që u shitën të dy si liderë të atillë që nuk pyesin për fatet e tyre personale por vetëm atdheu të jetë mirë.

Rama nuk pyet më as për Kosovë e as për Shqipëri, ai nuk interesohet për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona, nuk interesohet për veprime konkrete apo akte bashkimi kombëtar, nuk interesohet për abetare apo libra të përbashkët, ai ka synim të ndërtojë biznese që nuk e dimë për llogari të kujt me sheikë arabë pa përfillë interesat e shqiptarëve duke dashur ta bëjë vendin republikë njerëzish që lustrojnë këpucë turistësh.

Rama mund të ulë diellin në tokë vetëm e vetëm të mos i përmendet akuza për pajtim në mos nxitje për shkëmbim territoresh të shqiptarëve e serbëve. Ai mbetet i akuzuar gjithmonë dhe vështirë të ketë kohë të heqë atë akuzë.

Nuk e di si do të sillet Albin Kurti me Ramën kryeministër, por di që nuk ka më Ibrahim Rugovë që i binte gomë Enver Hoxhës dhe gjithkujt që mund të cenonte e lëndonte Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat