Asnjë votë për opozitën nëzgjedhjet e ardhshme, është ilaçi më i mirë për të shpëtuar Kosova nga tradhtarët, vllavrasësit, hajnët, rezilë e katilët dhe për ta shpëtuar Kosovën nga llumi keqbërës.
Opozita sot në Kosovë është si ushunjëza, që pas zgjedhjeve të fundit është nxjerrë në cekëtinë dhe po i shterren mundësitë të vazhdojë ta thithën gjakun e popullit.
Opozita sot në Kosovë për veprimet e saj agresive në mbrojtjen e kriminelëve vlllavrasës për pushtet, të hajnëve dhe të korruptuarve, tani në zgjedhjet e ardhshme lokale ose cilat do qofshin, do ta merr ndëshkimin nga populli, duke mos u dhënë asnjë votë, që të shporret nga skena politike.
Opozita sot në Kosovë në vend që të reformohet, të vetëkritikohet, të distacohet nga krimet vllavrasëse, hajnia, pasurimi i paligjshëm dhe korrupsioni, ajo është vënë në mbrojtje të komandantëve kriminelë milionerë të pasluftës, që i vranë kundërshtarët politikë për pushtet dhe që i vranë gazetarët për shkrimet e tyre për vërtetësinë.
Opozita sot në Kosovë është vënë në mbrojtje të vllavrasësve, të korruptuarve dhe hajnëve që e plaçitën popullin e shumëvuajtur të Kosovës dhe u bënë milionerë të pasluftës, duke ia humbur rinisë shpresën për të jetuar në Kosovë.
Albin Kurti kryeministër i Kosovës gjatë vizitës së tij triditore muajin e kaluar në Bruksel dëshmoi se din t’i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj.
Albin Kurti kryeministër i Kosovë dëshmoi si askush gjertani, aftësi udhëheqëse si burrë shteti, aftësi intelektuale e diplomatike në artikulimin dhe parashtrimin e argumentuar të kërkesave të Kosovës, duke hapur një faqe të re në dialogun Kosovë-Serbi.
Albin Kurti ua dha mesazhin e qartë BE-së, partnerëve tanë shtrategjikë dhe Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe se dialogu duhet zhvilluar vetëm si dy shtete të barabarta.
Opozita e Kosovës, me kritikat e saj shpifëse ndaj Qeverisë së Albin Kurtt, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të zgjedhurve të popullit, tenton t’i mbulojë dështimet e saj gjatë keqqeverisjes në 21 vitet e kaluara.
Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me plot të drejtë i tha opozitës në Kosovë, “ Mos lehni dhe mos shisni patriotizëm me bateri”, sepse të gjitha qeveritë e Kosovës në 21 vitet e kaluara ua pagonin energjinë elektrike serbëve në veri të Kosovës, dhe ju tani kërkoni nga Qeveria Kurti që menjëherë t’i detyrojë serbët që ta paguajnë”.
Naim Miftari, i dha flakareshë edhe Skender Hysenit, ish koordinatorit sahanlëpirës të Kosovës në dialogun Kosovë Serbi, duke i thënë, “ O servil , statusi i Kosovës u zgjedh përmes luftës çlirimtare me 15 mijë viktima dhe 2000 dëshmorë të UÇK-së vetëm në luftën e fundit 1998/99. Statusi i Kosovës nuk zgjedhet përmes servilitetit për pushtet. Kosova është shtet nga 1999, nuk është më krahinë autonome e Serbisë”.
Kur Skender Hyseni e kritikoi vizitën e Albin Kurtit në Bruksel, se gjoja, “ Sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë të lidhura me dialogun. Statusi i Kosovës nuk zgjidhet me gazetarë por në tavollinë e bisedimeve”.
Naim Miftari me plot të drejtë iu drejtua Hashim Thaçit duke i thënë, Mos u mërzit Hashim. Kujtoje se je i paprekshëm kur ua përgatitshe dosjet Ramush Haradinajt, Daut Haradinajt, Rexhep Selimit, Fatmir Limajt , Jakup Krasniqit etj.”
Naim Miftari, duke reaguar ndaj sulmeve që po ia bën opozita kryediplomates Donika Gërvalla, reagon duke thënë se, “ Kur babai i Donika Gërvallës, Jusuf Gërvalla e luftonte Serbinë, disa profitera të luftës dhe ish pushtetarë që tash po e sulmojnë Donikën, pinin kafe në Brezovicë me Ivica Stanishiqin. Kafe kanë pi edhe në katin e dytë të SUP-it me Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin”.
Qeveria e Albin Kurtit, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, sapo janë ngritur si shqiponja krahëhapur në qiellin e Kosovës, duke i trishtuar në palcë vllavrasësit politikë dhe zhvatësit ushunjëza të Kosovës, dhe duke e tmerruar edhe Serbinë gjenocidale e vrasëse për krimet dhe dëmet e kryera në Kosovë në vitet 1998/99.
PDK-ja me agresivitetin e saj linçues idiotesk ndaj Donika Gërvallës, kryediplomates së Kosovës, dëshmoi sërish se është vënë këmbë e krye në mbrojtje të kriminelëve vllavrasës që tashmë ndodhen prapa grilave në Hagë.
Donika Gërvalla është me gjak më të pastër shqiptar kombëtar kosovar, sesa e tërë PDK-ja me tërë anëtarët dhe pëkrahësit e saj.
Donika Gërvalla me plot të drejtë kërkon të vihet drejtësia në vend për të gjithë të vrarët kosovarë, duke filluar nga babai i saj i nderuar sypatremburi dhe atdhetari Jusuf Gërvalla e gjer te vllavrasjet politike në Kosovë në 21 vitet në liri e pavarësi.
Vetëm ky veprim i drejtë, i duhur dhe i guximshën i Donika Gërvallës, do t’ia sjell demokracinë Kosovës dhe do t’ia hapën rrugën Kosovës drejt integrimve euroatllantike.
Donika Gëvalla nuk është si Isa Mustafa karieristi i korruptuar dhe opotrunisti dhelpanak, i cili si kryetar i LDK-sw 21 vite i la në heshtje të vrarët politikë të LDK-së.
Ju opozita e Kosovës, po flisni vetëm shpifje e gënjeshtra, sepse me keqqeverisjen që e kryet në 21 vitet e kaluara e plaçkitët dhe ua thithët gjakun si ushunjëza Kosovës dhe popullit të saj.
Ju LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR me keqqeverisjen t’uaj e dëmtuat aqë shumë Kosovën, sa që Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, por edhe askush tjetër në botë, nuk mund t’i lajnë pisllëqet t’uaja kaqë të mëdha për një kohë kaqë të shkurtër.
Mos e mashtroni veten dhe mos u lodhni ta mashtroni popullin e Kosovës, sepse duke i kritikur Albiin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, asesi nuk do të mund ta mbuloni keqqeverisjen t’uaj aqë kriminale dhe të dëmshme për Kosovën.
Ju opozita e Kosovës, është koha t’i ktheheni vetes, ta kritikoni veten t’uaj dhe të distancoheni nga ish udhëheqësit t’uaj partiakë dhe nga ish udhëheqësit t’uaj qeveritarë kriminelë që e udhëhoqën derisot Kosovën.
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, të zgjedhurit e popullit, nuk kanë aspak nevojë t’ju shisni mend, ju partitë dështake që e keqqeverisët derisot Kosovën.
Askush nuk ka besuar se në Kosovë do të ketë kaqë tradhti kombëtare e njerëzore, kaqë vllavrasje, korrupsion, hajni, pasurim të paligjshëm, keqpërdorime dhe papërgjegjesi institucionale , sidomos pas shekullit të 20-të.
Askush nuk ka besuar se, pas shembujve e shumtë të atdhetarizmit dhe sakrificës së shqiptarëve gjatë tërë historisë kombëtare shqiptare për liri e pavarësi, në Kosovë do të ketë kaqë tradhti kombëtare.
Askush nuk ka besuar se, tani në fillimshekullin e 21, kur Kosova më në fund e fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj të ëndëruar më shumë se një shekull, do të ndodhin kaqë veprime të liga dhe të papërgjegjshme të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara.
Askush nuk ka besuar se në Kosovë do të ndodhin kaqë marrëzi, qoftë gjatë luftës së UÇK-së në vitet 1998/99, qoftë gjatë 21 viteteve në liri dhe pavarësi të Kosovës.
Besa, fisnikëria, trimëria, urtësia, guximi, mirësia, bujaria dhe mëshira, janë virtytet, tiparet dhe vetitë që e dallojnë njeriun dinjitoz, besnik, bëmirës, zemërbardhë, zemërgjerë dhe ballhapur, nga njeriu shpirtlig, i pabesë, intrigant, shpifës dhe shpirtkeq.
Nuk ekziston lumturi më e madhe kombëtare, fetare e njerëzore, sesa kur njeriu jeton me moral, karakter dhe ndershmëri të lartë.
Ishte tejet befasuese dhe dëshpëruese për njerëzit e ndershëm të Kosovës dhe për mbarë shqiptarët, kur morrën vesh se, një pjesë e ndihmave në të holla nga “Vendlindja thërret” dhe nga “tre përqindëshi” që mërgimtarët tanë grumbullonin dhe dërgonin pa kursyer në Kosovë dhe për UÇK-në, ishte vjedhur dhe keqpërdorur, fillimisht nga Bujar Bukoshi, por edhe nga disa udhëheqës të UÇK-së.
Ishte tejet befasuese dhe dëshpëruese për njerëzit e ndershëm të Kosovës dhe për mbarë shqiptarët, kur morrën vesh se, gjersa luftëtarët e UÇK-së luftonin në Kosovë me guxim dhe trimëri kundër agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë, Klani “Rogner” në Tiranë i kryesuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti e të ngjashëm si këta, kishin thurrur plane tinzare e tradhtare për marrjen e pushtetit pas përfundimit të luftës.
Kjo befasi dhe ky dëshprim i njerëzve të ndershëm të Kosovës dhe i mbarë shqiptarëve, u bënë edhe më trishtues, sepse për udhëheqësit e UÇK-së në Tiranë e gjetiu të gjithë mendonin dhe i shikonin me respekt, admirim dhe plot shpresë për të adhmen e lumtur të Kosovës, pas çlirimit të saj nga okupimi i Serbisë.
Hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë dhe tërheqja nga Kosova e e forcave ushtarake, paramilitare dhe policore të Serbisë, ishte çasti më më gëzues dhe enthuziazmues që i solli lirinë e shumëpritur Kosovës.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkur 2008, e shtoi edhe më shumë këtë gëzim dhe enthuziazëm të shqiptarëve të Kosvës dhe të mbarë shqiptarëve.
Fillimi i dialogut Kosovë-Serbi para 10 viteve fillimisht nga LDK-ja, e më vonë nga PDK-ja dhe LDK-ja, përkatësisht nga krerët e tyre Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët në këtë dialog shkonin si në dasmë, pa miratimin e një platforme në Parlamentin e Kosovës dhe pa përgatitjet e duhura, rezultuan me nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të nëshkruar nga Isa Mustafa, kryeministër i atëhershëm i Kosovës, me mbeshtetje edhe të Hashim Thaçit.
Dialogun Kosovë-Serbi pastaj e vazhdoi Hashim Thaçi në cilësinë e presidentit të Kosovës, sërish pa një platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës dhe pa përgatitjet e duhura për këtë dialog.
Kjo solli edhe skenaret dhe planet ogurzeza ndërmjet Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për ndryshimin e kufijve në favor të Serbisë.
Pas rrëzimit komplotist të Qeverisë Albin Kurti 1, me nismën e LDK-së dhe me ndihmën e PDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së, erdhi Qeveria e Avdullah Hotit, qeveria kukull e cila për interesa të veta karieriste egoiste, u bë pre e Donald Trump-it, ish presidentit të SHBA-ve, e Richar Grenell-it proserb, i dërguari special i Donald Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi, u bë pre e BE-së nëpërmjet Josep Borrell-it dhe Miroslav Lajçak-ut, proserbëve të dëshmuar.
Avdullah Hoti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës me direktivë të Hashim Thaçit president, më 4 shtator 2020, në praninë e Donald Trump-it, nënshkruajti në Uashington Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, marrëveshje kryesisht e favorshme vetëm për Serbinë.
Gjykata Speciale në Hagë vitin në vitin 2020 i arrestoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për , “veprat që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturues dhe vrasje ëë paligjshme dhe krim kundër njerëzimit, të burgosjes , akteve të tjera, çnjerëzore, të tirturës, vrasjes së paligjshme , zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes së tyre, të cilat sipas Dhomave të Specializuara janë kryer midis marsit dhe shtatorit 1999”.
Pas kësaj u intensifikuan zinxhir lajmet e hidhura lidhur me këqbërjet e këtyre ish udhëheqësve të lartë të Kosovës.
Në WEB faqen e Bota Sot” në rubriken e lajmeve më datë 19 prill 2021, patëm rastin të lexojmë tekstin me titull, “ Hashim Thaçi nuk është themelues i UÇK-së, ja kush ishin njerëzit e parë- themeli i UÇK-së (Emrat)”.
Në këtë tekst, shkruan se, “ Para emërimit të UÇK-së kishte grupe me komandantin legjendar Adem Jashari se Sali Çekajn të cilët kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Shqipëri. Pjesëmarrësit që kishin marrë pjesë në ushtrime në Shqipëri janë celulat e para të UÇK-së. Adem Jashari dhe Sali Çekaj janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe e përgaditjeve për luftë. Nuk është asnjë grup apo emër i politikënëve që kanë bë bujë në institucionet e Kosovës, të cilët thirren në emër të UÇK-së . Këta ishin shumë të vonshëm dhe sot vazhdojnë të fitojnë vota në emër të luftës”.
Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe pjestar i SHIK-ut, thotë se, “ Hashim Thaçi nuk është themelues i UÇK-së, por është shkatërrues i saj. Hashim Thaçi u rrit gjatë Konferencës së Rambujesë, ku me ndihmën e DGSE- Shërbimit Sekret të francës , dhe me lidhshmëinë që ka ky Shërbim me Shërbimin Sekret të Serbisë, që njihet si Shërbim Sekret proserb.
Hashim Thaçi ka qenë agjent i Shërbimit francez, dhe se ka të dhëna publike për këtë bashkëpunim. UÇ K-ja buron nga populli dhe tashnë në vitin 1991 ishi 50 veta që u uhtruan në Shqipëri në kazerëmn e Surelit.
Celulat e para të UÇK-së ishin Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, Murat Jashari etj.”, deklaron Naim Miftari.
Naim Miftari , eproi i lartë i UÇK-së dhe agjent i SHIK-ut, më datë 25 prill 2021, në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, me rastin e ditëlindjes së 53 të Hasim Thaçit, shkruajti urimin me fjalët, “ Jetofsh 150 vjet, por kurrë mos u kthefsh nga burgu”, duke e quajtur hashim Thaçin edhe renegat.
Shumë analistë politikë dhe opininistë njohës të situatës politike në Kosovë, nëpëmjet shkrimeve të tyre analitike kanë shprehur reagimin e tyre duke thënë “ Mos i financoni ata që akuzohen për vrasje të shqiptarëve”, reagim që erdhi pas njoftimit se Qeveria e Kosovës se për avokatët mbrojtës të këtyre katër udhëheqësve në Hagë ka planifikuar 25 milionë euro, ndërsa aktualisht ka akorduar afër 5 milion euro.
Këto para janë para të taksapaguesve të Kosovës dhe logjikisht nuk është në rregull të paguhen për mbrojtësit e të akuzuarve të lartëpërmendur, kur siç merret vesh Hashin Thaçi ka angazhuar 5 avokatët më të shquar për mbrojtjen e tij.
Në media kanë qarkulluar shumë informacione për korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm të Hashim Thaçit dhe të kadri Veselit, por asnjëri nuk i demantoi informacionet e këtilla.
Po qe se vërtetohet qoftë edhe një numër i vogël i akuzave ndaj tyre, të pandehurit nuk mund t’i shpëtojnë as qindra avokatë.
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar katër parime.
“Të pranohet realiteti se Kosova është shtet i pavarur, Serbia ta pranojë të vërtetën për krimet që i ka kryer në Kosovë, Kosova dhe Serbia të jenë të barabarta në dialog, dhe që nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët”.
Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bruksel, paralajmëroi një rifillim të ri të dialogut Kosovë- Serbi, duke i dhënë fund praktikës së deritashme të BE-së që gjithnjë e ka favorizuar Serbinë.
Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bruksel e refuzoi takimin e planifikuar me Aleksandër Vuçiqin më 11 maj 2021, takim i paracaktuar ditë më parë në takimin Josep Borrell- Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ky qëndrim dinjitoz e konstruktiv i kryeministrit Albin Kurti ia dha përgjigjen e merituar BE-së dhe Josep Borrell-it, se duhet t’u jepet fund komploteve tinzare BE-Serbi kundër Kosovës.
Albin Kurti kryeministër para mediave në Bruksel deklaroi se, “ Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo që mund tu konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Josep Borrell nga mesi i muajit maj 2021 ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit”.
Albin Kurti kryeministër pati një prezentim dhe debat dinjitoz para deputetëve në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, duke i radhitur kushtet për të bërë dialog me Serbinë, “ që Serbia ta pranojë të vërtetën për gjenocidin dhe krimet e së kaluarës, t’i pranojë reparacionet e luftës dhe ta zbardhën fatin e të pagjeturve shqiptarë të rrëmbyer në Kosovë, që dialogu të zhvillohet misdis dy shteteve të barabarta dhe se nuk do të ketë bisedime për tërritor”.
Ndaj këtij qëndrimi parimor konsekuent të Albin Kurtit pati kundërshtime nga opozita e Kosovës, qëllimi i së cilës është që duke e kritikuar vend e pa vend Albin Kurtin të tregojë se gjoja mundohet për të mirën e Kosovës.
LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, gjatë qeverisje së tyre u përpoqën vetëm për përfitime të tyre të ngushta duke i harruar amanetin dhe dëshmorët e luftës, duke i harruar viktimat e luftës, duke i harruar 20 mijë motrat tona shqiptare të dhunuara mizorisht nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë, duke i harruar 1650 shqiptarët që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca nuk janë vllavrasës, as nuk janë hajna, as nuk janë milionerë të pasluftës në Kosovë.
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca atë që e premtojnë po dëshmojnë se edhe e realizojnë.
Ky tresh që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nuk e nënshkroi Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por këtë marrëveshje e nënshkroi Isa Mistafa me mbështetje të Hashim Thaçit.
Ky tresh që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nuk ia fali Malit të Zi 8 mijë e 500 hektarë tokë të Kosovës te Çakorri, Kulla dhe Zhlebi, por këtë e bëri Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër i Kosovës me mbështetje të Hashim Thaçit.
Mediat informuan se Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, më 4 maj 2021 ka qenë në iftar në BIK mysafir i Naim Tërnavës.
Nëse Ramush Haradinaj e ka agjëruar muajin e Shenjtë të Ramazanit, ky iftar mund të konsiderohet i arsyeshëm, por nëse Haradinaj ka shkuar për iftar për propagandë partiake për të joshur votuesit në zgjedhjet lokale, e ka gabin dhe ka bërë mëkat të madh që është i ndëshkueshëm edhe nga Allahu i Madhërishëm.
Mediat kanë informuar se Ramush Haradinaj pin verë gjermanie një lirër i së cilës kushton 700 euro, bile me tekstin u botua edhe fotoja e tipit të kësaj vere gjermane.
Është dyfytyrëshe kur i shohim ish komandantët e UÇK-së, që sa herë që vijnë datat përkujtimore të dëshmorëve të luftës, ose të masakrave që Serbia që i kreu në Kosovë, të bëjnë homazhe e të pëkulen para varezave, monumenteve dhe lapidarëve.
Këta ish komandantë të UÇK-së milionerë të pasluftës, tashmë 21 vite e shkelën amanetin e dëshmorëve të rënë për liri, nuk bënë asgje që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë, nuk bënë asgjë që dhunuesit serbë që dhunuan 20 mijë motra tona shqiptare të dalin para drejtësisë, nuk bënë asgjë që edhe pas 21 viteve të zbardhur fati i të pagjeturve shqiptarë të Kosovës.
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca janë në rrugë të mbarë që drejtësia e Kosovës të vihet në vend, që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë dhe të zbardhët fati i të pagjeturve shqiptarë të Kosovës.
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës gjatë tri ditëve që qëndroi për vizitë në Bruksel, më datë 28 dhe 29 e 30 prill 2021, takoi më shumë përfaqësues të BE-së sesa çdo kryeministër apo ministër i mëparshëm i Kosovës.
Vllavraësit dhe milionerët e pasluftës në Kosovë duhet t’ia vënë gishtin kokës, se njeriu pas vdekjes tërë pasurinë e len këtu, me vete merr vetëm varrin dhe mëkatet që e çojnë drejt xhehenemit, ndërsa tradhtia dhe turpi i mbeten përjetë familjes dhe farefisit.