Kur po dëgjoja avokat Besnik Berishën , ish-këshilltarin e Isa Mustafës, të neglizhonte botimet voluminoze, me të dhëna konkret , fotografi të autorit Nusret Pllana, pa i lexuar fare, për krimet makabre të luftës dhe gjenocidin serb anti-shqiptar, dhe të shprehte dyshimin se një padi për gjenocid anti-shqiptar, kundër Serbisë, mund të "dështojë" , ishte një paralajmërim i tmerrshëm dhe i neveritshëm për të gjithë ata mendimtarë, jurist eminent vendor dhe ndërkombëtar, të cilët i njohin 4 ( katër ) përiudha historike të katër gjenocidëve të Serbisë dhe serbëve kundër shqiptarëve .
Ishte gogja shumë për t'u quditur, dyshimi i njërit ndër thuajse institucionilistët më të "njohur" në Kosovë , prof. fakulteti Ever Hasani, të radhitej në grupin e atyre pesimistëve, se Kosova do të mund ta humbiste kontestin kundër Serbisë për gjenocid.
Nëse krimi i gjenocidit nuk parashkruhet, e në bazë të Konventës ndërkombëtare për krime të luftës kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të vitit 1951, krimet e luftës kundër njerëzimit dhe krimi i gjenocidit nuk parashkruhen kurrë, dhe nëse grumbullohen të gjitha faktët e të katër gjenocidëve të Serbisë kundër shqiptarëve, fakte të cilat janë të shumta nga autorë të huaj, serb, hebrej , rus dhe shqiptarë, nëse hulumtohen me durim dhe në imtësi arikivat në Shqipëri dhe në vendet tjera deri dhe në SHBA, ashtu që PADIA KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN ANTI-SHQIPTAR të përgatitet ashtu siq do të duhej, është apsolutusht e pa mundur që të mos fitohej dhe Serbia të ndëshkohet për njërin ndër krimet më makabre kundër njerëzimit siq është krimi i gjenocidit kundër shqiptarëve autokton në Gadishullin e Ballkanit, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Serbi.
Vetëm ata që janë të shurdhër, injorant për kah mënyra e të gjykuarit dhe të menduarit nuk duan të dëgjojnë se Presidenti serb Aleksandër Vuqiq dhe i gjithë establishmenti politik në Serbi, janë në panik posa janë informuar se Qeveria e Kosovës po e përgatit një padi kundër Serbisë për gjenocid.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksander Vuqiq, pjesëmarrës vetë në gjenocidin anti-shqiptarë në luftën e fundit, orvatet me të gjithë arsenalin e tij propogandistikë anti-shqiptar dhe anti-Kosovë, të ndikoj që Kosova mos ta padisë Serbinë për gjenocidin anti-shqiptar, duke gënjyer se Kosova mund ta " humb" gjykimin, po të ishte i sigurt ultranacionalisti Aleksandër Vuqiq, kurrë nuk do ta thoshte këtë, por do ta ushtronte një propogandë tjetër, që Kosova ta padiste Serbin për gjenocid.