Ata që aq gjatë e keqqeverisën vendin , u pasuruan brenda natës , krijuan klane mafioze para politike për t'ia adaptuar pushtetin interesave të tyre meskine , ata që vodhen Thesarin e shtetit pa dhënë përgjegjësi askush, ata që punësuan familjarët e tyre në vende pune ku rrogat ishin më të larta, ata që i'u mundësun familjarëve të tyre të merrnin rroga pa shkuar as njëherë në punë brenda vitit.
Ata që ndërtuan shtëpia me kosto milionshe dhe blenë villa brenda dhe jashtë vendit ata që me pa përgjegjësin e tyre ndaj ndërmarrjeve më profitabile publike në vend i falementuan këto ndërrmarje , ata të cilët blenë tokë me çmime qesharake dhe i'a shitën SHTETIT me çmime marramendëse thujase shteti nuk ishte i tyre , por vetëm këta ishin të shtetit, ata të cilët u sollen ndaj të mirave të përgjithshme dhe të përbashkëta të Kosovës sikur të ishin pasuri të bahqëve të baballarëve të tyre mos të presin mrekullira nga Qeveria aktuale Kurti.
Mos vallë pas kaq vitësh keqqeverisje të vendin të shpresojnë se Qeveria Kurti , të njejtës garniturë politikanësh të cilët nuk i'u dinë fundin pasurive t'iu krijojë kushte që të hanë me lugë t'arit ?!...
Qudia më e madhe teatrale është se, të njejtës garniturë politikanësh nuk u shuhet ëndrra që përseri "mund" t'i kthehen pushtetit dhe ta ndërtojnë luksin e jetës së mëparshme në një vend në të cilin shkalla e varfërisë se qytetarëve është më e larta në rajon.