Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj janë shumë largë njëri me tjetrin në politikë!

Opinione

Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj janë shumë largë njëri me tjetrin në politikë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:18
Adem Bytyçi

Kosova një shtet i ri i dal nga një luftë e tmerrshme me pasoja tragjike, në viktima, në njerëz dhe dëme materiale të pallogaritshme nga shtetit okupator serb.

Pas lufte filloj të ndërtonte një politikë dhe ekonomi modeste nga politikanë dhe ekonomist të rinj të shkolluar, por të pa eksperiencë në shumë fusha të rëndësishme në zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë.

Enver Hoxhaj, krahasuar me Albin Kurtin, më gjatë ka qëndruar në pushtet, ka pasur poste të rëndësishme shtetërore dhe politike, ndër të cilat edhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Albin Kurti, si një politikan i ri, me një energji të jashtëzakonshme në politikë, i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së vendit dhe me disa vendime, sipas ti jo të drejta nga disa institucione ndërkombëtare për Kosovën, organizonte protesta dhe demonstrata, përderisa Enver Hoxhaj, dhe partia e tij, PDK qeverisnin Kosovën.

Pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme rolet në politikë të këtyre dy politikanëve ndryshuan, Albin Kurti, erdhi në Qeveri dhe Enver Hoxha, doli në opozitë.

Mosmarrëveshjet në mes këtyre dy figurave të politikës kosovare vazhdojnë të jenë të thella dhe të ashpra.

Në të vërtetët Albin Kurti, shumë më pak merret me atë se çka thotë Enver Hoxhaj, për të, ndonëse si kryeministër i vendit ka punë, përgjegjësi dhe obligime shumë më qenësore për shtetin, ekonomin, shëndetësinë, arsimin dhe jetën e qytetarëve se sa t'iu kushtojë vëmendje kritikave dhe vlerësimeve paushallë të Enver Hoxhaj kundër personalitetit të tij, duke i thënë se Albin Kurti, nuk di e unë di si dhe broçkulla tjera të cilat vërtetë nuk duhet ta dominojnë vokabularin dhe diapazonin politikë të një politikani të përgjegjshëm dhe me eksperiencë në jetën politike dhe institucionale të një vendi.

Nuk ka dyshim se kultura politike në mes këtyre dy politikanëve ndryshon si drita me terrin, përderisa Enver Hoxhaj i PDK-së, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën i ka referuar shumë etiketime nënçmuese Albin Kurtit, por Albin Kurti, ka hesht nuk është marr me thashethemet kundër tij, por në qendër të interesimit të Albin Kurtit para zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021 ka qenë se si t'i fitonte këto zgjedhje dhe pas përfundimit të zgjedhjeve është i preokupuar se si sa më mirë ta qeverisë vendin dhe përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

A thua do të ndodhë ndonjëherë që këta dy politikanë përkundër dallimeve kaq të thella politike dhe në mënyrën e perceptimeve të ideve dhe doktrinave që kanë, të bëjnë në të ardhmen e vendit të flasin me të njëjtën gjuhë kur përnjëmend bëhet fjalë për interesat madhore të Kosovës, në një kohë kur Kosova si asnjëherë më parë ka nevojë për politikanë të urtë, vizionar, të bashkuar dhe shumë të mençur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat