Presidenti serb, ditë më parë në një konferencë para mediave deklaronte se kishte marrë informacione nga burime zyrtare se njëra nga fuqitë e mëdha do t’i tërheqë trupat nga Kosova. “Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, – kishte deklaruar Vučiċ para gazetarëve më 13 maj.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është tërhequr nga propaganda, se një nga fuqitë e mëdha do të tërheqë trupat e KFOR-it nga territori i Kosovës,duke shfaqur kështu”shqetsimin”që kishte?! Dhe këtë e bëri pasi do arrinte qëllimin ,të ngacmoj NATO-on,ta bënte të reagoj.Një kamuflim spiritual i shërbimeve të fshehta.
Gjatë vizitës në Bruksel, Vučiċ bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg, duke thënë se ky i fundit ia bëri me dije që prezenca e trupave paqruajtëse ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme. NATO reagon pas deklaratave të Vuҫiqit - Aleanca Veriatlantike mohon se do të tërhiqen trupat e KFOR-it nga Kosova.
“Ne kishim pyetje të caktuara në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR’it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në rajonin në tërësi”, deklaroi ai.
Presidenti serb këtë e bënë në mënyrë perfide,në stilin “gjauaje gurin dhe mëshef dorën”,kur thotë kishim “… pyetje në lidhje me spekulime të caktuara”,pra ky veç kishte hedhur gurin.
Në prag të Samitit në Brdo-Brijuni,të shtunën në portalin gjerman,të mujorës Magazin Zuerst,kishte dalur një non-paper i ri, i panënshkruar,të cilin shpejtë e kishin përcjell dhe disa medie ruse, që le të kuptohet se dhe Rusia ka një „non-paper“. Magazin Zuerst jo rrallë hera mbështet të djathtën populiste gjermane,të cilët janë me orientim antiperëndim.Ky dokument është publikuar pa kurrfarë shenjëzimi dhe përmban 16 pika,të pranuara nga Beogradi po dhe Moskën,ngase shkon në drejtimin e zvogëlimit të ndikimit,po dhe largimit, të pranisë ushtarake të SHBA në Kosovë. Kështu një “non-paper” për Kosovën i cili ofron “zgjidhje kreative” për Ballkanin,duke i konkuruar dokumenteve diplomatike, sfiduese pa obligim,të cilët kishin zgjuar kureshtjen e opinionit publik
Në këtë non-paper,që duket të jetë produkt ruso-serb,sugjerohet që “të gjithë qytetarët e Kosovës”- përmendet në veçanti numri prej 873.000 shqiptarë të Kosovës të cilët duhët të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë”. Poashtu qëndron propozimi për mbajtjen e zgjedhjeve të përbashkëta në Kosovë dhe Serbi,në prillin e vitit 2022 – “në të gjitha nivelet”.
“Guvernatori i Kosovës që do zgjedhej poashtu do të kryente funksionin e zëvendës portparollit të parlamentit serb. Beogradi poashtu do garantonte një status të vaçant të krahinës për 99 vite. Qarkullimi i mallrave do duhej të fillonte sërish,sigurinë kufitare të jashtme,do ta bënin zyrtarë nga Serbija dhe Kosova sëbashku”.
“Ambasadori serb në OKB,në të ardhmën do duhej të ketë pranë edhe përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës. Kosova do të kishte simbolet e veta,vetëqeverisjen,paraqitjen sportive,lirinë në integrimet ekonomike rajonale,integrimet në arsim dhe kulturë.Dokumenti poashtu parashef këthimin e 999 pjestarëve serb të shërbimit të sigurisë,në përputhje me Rezolutën 1244 dhe fillimin e tërheqjës së KFOR-it dhe Europolit në afat prej pesë viteve”.
„Ky non-paper,patjetër se ofron më shumë nga të mëparshmit,po dhe ofron edhe më shumë nga ajo që për momentin ofron politika zyrtare e regjimit në Serbi”-vlerësim ky i publicistit serb Djordjević . Ky e vlerson “si një tajming në plasimin e këtij dokumenti të ri mu në prag të Samitit në Brdo-Brijuni,ngase sllovenët ishin të parët që lansuan të parin non-paper.Ky publicist thotë se Moskva është”i dyshuari i parë” për autorsinë e këtijë non-paper. „Kjo tregon faktin që përherë të parë nuk do të bëhej një veprim klasik i forces ndaj Serbisë,duke insistuar në elementet e Rezolutës 1244, promoter i së cilës është Rusia”.
Kështu ,ky një “non-paper”,i disajnuar mire, i kamufluar, mu në këtë kohë dhe i paramenduar që të publikohet pas dy të tjerëve që ishin.Kjo tipike metodë sllavo-ruse e propagandës dhe luftës speciale edhe në prag të vazhdimit të dialogut.Duhët thënë se “i dyshuari i parë”po dhe bashkëautor është edhe Presidenti i Serbisë,thënë më mirë ish ministri i Miloševiċ-it për informacion dhe propagandë Aleksandar Vučiċ.Kjo u pa kur me një intrigë,largohet nga Samiti,pa pritur përfundimin,të udhëtoj në Bruksel për takim me sekretarin e NATO-os Jens Soltenberg që të lirohej nga “brenga” dhe “ankthi”- në stilin e Joseph Gebbels.
Kështu ky “non-paper” publikohet mu në prag të Samitit Brdo-Brijoni,ku do merrte pjesë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu,si dhe udhëtimit të Kryeministrit Albin Kurti në darken e Brukselit, me ftesë të Joseph Borelli.