Z.Salih Berisha ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në rrëzimin e diktaturës dhe demokratizimin e Shqiprisë.
Ka qenë në rreshtin e parë të atyre që e kanë luftuar socializmin stalinist dhe Enverian, i cili edhe tani frymën në Shqipëri dhe dikton zhvillimin e disa proceseve dhe raporteve politike dhe shoqërore të cilat bijnë ndesh me intresat e shtetit dhe kombit shqiptar.
E ka anëtarësuar Shqipërinë nē NATO.
Ka ndihmuar për aq sa i'a kanë mundësuar kapacitet diplomatike të shtetit shqiptar, pavarësinë e Kosovës.
Rruga e kombit është kontribut i politikës së z .Salih Berisha.
Ka edhe shumë merita tjera në rrugën e Shqiprisë drejtë Euro-Integrimeve dhe afirmimin e raporteve shumë të ngrohta dhe miqësore me SHBA.
Nuk ka as një ndërmarrje private të rëndësishme në pronësinë e tij.
Madje ndaj z.Berisha nuk është zhvilluar as një proceduarë gjyqësore apo tjetër për ndonjë aferë korruptive gjatë përiudhes sa ishte në pushtet apo edhe pas largimit nga pushteti .
Të ndërmerret një akt i tillë nga SHBA, ndaj z.Salih Berisha, pas 9 vitësh që ishte larguar nga të gjitha funksionet shtetërore është jashtë logjikës kohë dhe padyshim sikur të ekzistonte mundësia e apelimit të kësaj mase ndaj z.Salih Berisha , gjithesesi do të abrogohej në mungesë provash.
Nuk mund të lë pa e përmend se sikur shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare mos të kishte disa pseudo shqiptarë kundështarë, që moti z. Ismail Kadare do t'iu kishte ndarë çmimi Nobel për letërësi.
Anologjikisht edhe rasti i shpalljes person non-grata, i z.Salih Berisha nga SHBA, korespondon me rastin e shkrimtarit Ismail Kadare në çështjen e çmimit NOBEL për letërësi edhe pse këtu dy raste janë krejtësisht të ndryshme sa u përket fushave.