Një ditë pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë se “kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi”, këtë të mërkurë u dha deklarata bombë nga Departamenti i Shtetit, ku Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë: “Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë”.
Me këtë rast jo vetëm Berisha, por edhe familja e tij futën në listë e zezë. Duket se kësaj liste pritet t’i shtohen dhe të tjerë zyrtarë, si dhe ish zyrtarë të lartë shqiptarë, në mesin e tyre me shumë gjasë edhe Ilir Meta, aktualisht president i Shqipërisë. Meta, prite të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë, nismë që ka filluar tashmë. Edhe në Kosovë, jo vetëm në Shqipëri, ka nevojë për shumë politikanë që kanë pasur poste publike tani e 20 vjet e që janë “themeluesit” e korrupsionit, nepotizmit, kapjes së shtetit.
Këta njerëz, kryesisht të të ashtuquajturit “krahu i luftës” mbartin mbi vete shumë mëkate për dëme të mëdha që i kanë shkaktuar Kosovës, e cila “falë” tyre sot është në një situatë shumë të vështirë, me mungesë liberalizimi të vizave dhe mungesë perspektive.
Njeriu kryesor i kapjes së shtetit të Kosovës është Hashim Thaçi, i cili edhe pse ndodhet në Hagë aktualisht, besoj se do të futet në Listën e zezë amerikane, me shumë shokë të tij. Dikush mund të thotë pop se Hashimi, përgjigja është shumë e thjeshtë: për 2 mandate ka qenë kryeministër, gjatë kësaj kohe është bëra gjëma e shtetit. Pasuri pa kufi, shitje të pasurisë së Kosovës për oligarkët e tij, dhënien e aseteve të shteti në duart e njerëzve të tij, për të cilat është shkruar aq shumë.
Amerika nuk fle, ajo i di të gjitha, për secilin nga politikanët e Kosovës dhe jo vetëm, e të cilët sado që janë munduar të pasqyrohen si të pafajshëm, në vetvete janë vet djalli. Shtëpia e Bardhë nuk duhet të lejojë që politikanët shqiptarë të futën deri në fyt në korrupsion, sapo ata të korruptohen menjëherë t’i fut në Listën e zezë, në mënyrë që tek qytetarët e Kosovës, që besojnë shumë në SHBA, të dihet më saktësisht se kush është i korruptuar “me letra” e kush vetëm me propagandë.
Jam pro vendimit të SHBA për të future në Listën e zezë ata që janë të përfshirë në korrupsion, por kjo të bëhet në start, në mënyrë që dëmi të jetë sa më i vogël. Nëse ka një person në Kosovë që do të futet në Listën e zezë për korrupsion ai është padyshim Hashim Thaçi, për figurën e tij të fuqishme politike në Kosovë për pothuajse 12 vjet.
Gjatë kësaj kohe Kosova është degraduar në të gjitha segmentet e saja, me pasurinë e saj të shitur për 0.50 euro ari. Hashimi është sinonim i kapjes së shteti, që s’ka si t’i ikën drejtësisë për korrupsion. Nëse gjykatat në Kosovë i ka pasur nën kontroll, por jo edhe departamentin amerikan të Shtetit.