Kuvendi i Kosovës duhet të anuloi Marrëveshjen e AKS-së

Opinione

Kuvendi i Kosovës duhet të anuloi Marrëveshjen e AKS-së

Nga: XHAVIT ÇITAKU Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:07
XHAVIT ÇITAKU

Shumë të neveritshme janë bërë kërkesat e presionet ndaj Kosovës , sidomos, nga Brukseli zyrtar dhe  përfaqësuesi për dialog Miroslav Lajçak. Në të njëjtat valë të presionit qendron edhe zëdhënësi Peter Stano, i cili më shumë se çdo gjë tjetër sa i përket Asosacionit të Komunave serbe, rreth formimit të detajeve të asaj marrëveshjeje, nuk ia kalon askush tjetër.

Stano aq të lehtë e bënë aktin e zbatimit të asaj marrëveshjeje sikur në Kosovë nuk ka as organe e institucione të shtetit, të cilat e kanë dhënë mendimin e vlerësimin e tyre konform ligjit dhe Kushtetutës. Ai në vazhdimësi thirret në emër të asaj se Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e deputetëve ka ratifikuar Marrëveshjen për formimin e AKS-së, por asnjëherë nuk e përmend aktin tjetër shumë më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar se shumë prej pikave të asaj marrëveshjeje janë në kundërshtim me aktin më të lart juridik të vendit Kushtetutën, ashtu siç parashihej edhe në marrëveshjen e arritur në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me një fjalë, institucionet e shtetit të Kosovës kanë vepruar e vendosur në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e vendit ashtu siç veprojnë të gjitha shtetet. Gjithmonë dhe gjithnjë, në secilin vend të botës, ekziston institucioni apo ndonjë organ tjetër më i lartë i cili për secilën temë me rëndësi të veçantë për vendin e jep verdiktin e tyre me qëllim që të mos shkelën ligjet dhe akti më i lartë juridik, Kushtetuta. Thënë me gjuhën  e jurisprudencës Gjykata Kushtetuese është mbrojtësi i sistemit dhe rendit kushtetues të një vendi dhe secili që tenton apo vepron në kundërshtim me Kushtetutën do të këtë pasoja juridike të sanksionuara me ligjet e Kosovës. Në rastin konkret të Marrëveshjes për themelimin e ASK-së, Gjykata ka gjetur në mënyrë profesionale se në këtë akt të arrtiur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shumë nga pikat e saj ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe si rrjedhim, përkatësisht si pasoj e atyre shkeljeve kjo marrëveshje nuk guxon të implementohet në praktik.

Përse duhet të anulohet kjo marrëveshje?

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese vetëvetiu, pamedyshje, Kuvendi i Kosovës ka bazë ligjore për ta anuluar këtë marrëveshje, e cila në thelb të përmbajtjes së saj, po të impementohet, prek në substancë integritetin territorial të vendit tonë dhe më pas krijohet një problem shumë më i madh ndërmjet Kosovës e Serbisë, në vend që të jetë e kjundërta, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ashtu siç parashihet në parimet bazë edhe të Bashkimit Europian.

Po ashtu, bazë tjetër shumë e fort për të hudhur poshtë atë marrëveshje nga delegatët e parlamentit të Kosovës, është fakti tjetër se Kuvendi i Serbisë kurrë nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Së këndejmi zbatimi i saj i njëanshëm vetëm nga njëra palë nuk mund të ndodh dhe në praktik është i pavlershëm.Në fakt, presidenti serb me injorancën e tij karshi shtetit të Kosovës pretendon me këtë rast se vetëm dy shtete anëtare të OKB-së mund të ratifikojnë marrëveshjet e  arritura nga parlamentet e tyre, ndërsa, sipas tij, Kosova nuk është e tillë dhe se Kuvendi serb nuk ka nevojë ta bëj një gjë të tillë. Do të thotë me vetëdije presidenti Vuqiç këtë vendim të domosdoshëm të paraparë edhe me marrëveshje e ka lënë në heshtje duke mos i realizuar obligimet që janë  arritur në Bruksel.

Arsyeja e tretë është se me themelimin e ASK-së sipas asaj marrëveshjeje do të bëhet ndarje në baza nacionale në të njëjtën formë sikurse në kohën e Milosheviqit, i cili nuk lejonte që nxënësit serb të mësojnë në të njëjtat turne e në disa raste edhe në shkolla me nxënësit shqiptar. Një tabllo e tillë e zymtë e diskriminuese në baza etnike nuk duhet dhe nuk guxon të ndodhë, sepse kjo është e ndaluar edhe me Konventa ndërkombëtare. Zatën, këtë fakt shumë të rëndësishëm e ka verejtur edhe kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, i cili kategorisht ka dalë me qendrimin se asosacion njëetnik nuk do të këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat