Qeveria Kurti të mos tregojë publikisht që qeveritë e mëparshme e kanë vjedhur shtetin dhe shoqërinë

Opinione

Qeveria Kurti të mos tregojë publikisht që qeveritë e mëparshme e kanë vjedhur shtetin dhe shoqërinë

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:42
Adem Bytyçi

Në seancën e sotit të Kuvendit të Kosovës më datën 19 maj 2021, akademik Kujtim Shala, i LDKsë, në vend që të fliste për përmbajtjen e Programit të Qeveisë aktuale Kurti, mbante ligjirata gjuhësore dhe fillozofike-politike.

Kishte të "drejtë" plotësisht z.akademik, sepse vetëm nga ky kend i gjykimit fillozofik, mundohen të krijojnë huti në popull, kinse këta dinë , e jo Qevrria aktuale Kurti ta qeverisë vendin.

Vërtetë akademikëve LDK, ia ka parë sherrin, prandaj jo vetëm në zgjedhjet e fundit humben në mënyrë katastrofale , por edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen, ka gjasa që ta kët të pa mundur kalimin e pragut zgjedhor.

Është terësisht e " kuptushme " që subjektët politike , të cilat gjatë e kanë qeverisur vendin dhe i kanë gëzuar privilegjët e pushtetit , në momentin e humbjes së pushtetit e kanë të pamundur për t'iu adabtuar jetës në opozitë, prandaj duke pa ëndrra se mund t'ia shkurtojnë jetën qeveris aktuale , për t'iu këthyer vetë sa më shpejtë pushtetit , mundohen që t'iu qesin hi syve qytetarëve, duke e kritikuar Qeverinë aktuale , me shpresën se do të mund t'iau mbushin mendjen se e kanë "mirë"

Gjithmonë kur një opozitë nuk ka pragram alternativë nga ai i qeverisë, përqendrohet në interpretimin fillozofik ,politikë, propogandistik dhe ideologjik të programit të qeverisë aktuale, siq ishte rasti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës diskutimi i opozitës ndaj programit të qeverisë aktuale Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat