Partitë opozitare që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti, si në parlament dhe jashtë parlamentit, nuk prajnë me sulmet, si kauzë kanë përcaktuar sulmet me mospajtimet për çdo veprim që do merr qeveria dhe kryeministri, duke mos treguar sens, që si opozitë këtë mund ta bëjnë me një nonokonformizëm. Së fundi do reagojnë kur kryeministri paralajmëroi se do e dërgoj në Kushtetuese Marrëveshjen e 2013 që kishte bërë ish kryeministri Thaçi me NATO, e cilësuar si e fshehtë dhe e dëmshme.
Po, pse e bënë këtë kryeministri? Të kujtojmë se që nga 2013 ndodhën edhe shumë ndryshime. Do ndodhi transformimi i FSK në Ushtri të Kosovës, më 14.12.2018,me nxjerrjen e tri Ligjeve për Ushtrinë e Kosovës. Kështu Kuvendi i Kosovës miraton projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.
"Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik si dhe do të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi".- ministri Rrustem Berisha, 14.12.2018
Po, çfarë ishte marrëveshja e bërë në 2013? Kjo është marrëveshja sekrete që e nënshkroi Thaçi për ndalimin e hyrjes së FSK-së në Veri, Thaçi në letrën që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërrimarrin misione në veri të shtetit, pa KFOR’in.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATOs të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaci i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s.
“Faleminderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju po e ofron që Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATO’s në Kosovë (KFOR’it)”, thuhet në përgjigjen e ish-sekretarit Rasmussen.
Në letrën e Albin Kurtit, para një viti, drejtuar Kryeparlamentares Vjosa Osmanit, thuhej se “përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”.
Në opinionin e ZKM’së thuhej se duke e mbajtur sekrete një marrëveshje të tillë, Thaçi ka bërë shkelje të rëndë Kushtetuese, ndërsa letrat e shkëmbyera Kurti i kishte nisur në adresë të kryeparlamentares Vjosa Osmani.
“E nderuar Kryetare, ne fjalimin tuaj me rastin e 12-vjetorit te pavarësisë, ju keni bere thirrje që “reference e jona e çdo ditshme te jete Kushtetuta, ligjet dhe respekti ndaj tyre”.
Kurti ka deklaruar, se pas pranimit zyrtar të detyrës së kryeministrit “ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit ,që pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 (Bartja e Sovranitetit), nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) dhe nenin 91 (Shkarkimi i Presidentit)”.
“Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhej në shkresën e kryeministrit Kurti.
Me këtë marrëveshje, jo vetëm se kemi të bëjmë më shkelje të Kushtetutës po dhe Ligjit për forcën e sigurisë së Kosovës (Ligji Nr. 06/L-123
Për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 1 / 04 janar 2019, Prishtinë).Marrëveshja e tillë, pengon dhe bënë të pamundur vënien e gjendjes së jashtëzakonshme në vend – që urojmë të mos ndodhi. Ushtria e Kosovës nuk mund të kryej aktivitetin, që e ngarkon Ligji dhe atë:
Neni 2
Territori i fushëveprimit
b) të angazhoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar autoritetet civile në përgjigje të
fatkeqësive apo aksidenteve natyrore dhe fatkeqësive apo aksidenteve tjera;
Neni 10
Detyrat fillestare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
b) të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore, fatkeqësive dhe
emergjencave tjera, madje edhe si pjesë e një përpjekjeje reaguese regjionale apo
ndërkombëtare;
c) të kryejë shkatërrimin e mjeteve shpërthyes;
d) të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile.
Bënë të pamundurën që FSAK –Ushtria e Kosovës të dislokohet në objektin që do ndërtohet tek Kodra e Cërrnushës në Mitrovicë, nga e cila shihen katër komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon, tashmë i takon Ushtrisë së Kosovës (FSK) në të cilën pritet të ndërtohet një bazë ushtarake për kryerjen e ushtrimeve dhe të gjitha stërvitjet ushtarake. Atëherë, çfarë po kërkon Kryeministri – asgjë të jashtëzakonshme, pos se të kryej funksionin dhe detyrën që ka si kryeministër vendi, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe shtrirje të sovranitetit.
Dhe, për habi dhe absurd opozita nuk aksepton këtë nismë të Kryeministrit, po tani, jo si dikur i kishin vënë epitetin “anti amerikan”, po tani i shtojnë edhe atë “anti NATO”. Ti drejtohesh kryeministrit, në parlament: “Fol Albin për kë punon, mos t ‘rekrutoi Serbia n’burg? ”është skajshmërisht irracionale dhe hipokrizi, kur edhe vije nga një lider partie dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, është infantilizëm politik. Shto kësaj edhe refuzimin e u.d Kryetarit të PDK Enver Hoxhaj, ndaj ftesë së Kryeministrit për një takim për dialogun, kjo tani e tëra është një paranojë e PDK dhe AAK ndaj kryeministrit.
Tani kur Kosova është para shumë sfidave, në planin ndërkombëtar, nga pozita dhe opozita kërkohet një unitet si kurrë më parë, andaj opozita duhet flakur sjelljet oportune dhe iracionale. E kjo në veçanti PDK të mos sillet me lojën e sajë si hepening politik.
Këto dy parti opozitare, me sulmet që bëjnë, në parlament, konferenca shtypi, çdo ditë me denigrime dhe të pavërteta, me të cilat synohet të ndërrohet matrica e mendësisë kolektive, si absurd, në të cilat Qeveria e Kosovës – Kryeministri , paraqiten si negativ. Qëllim që kjo qeveri si “anti SHBA”,”anti NATO” rrezikon ardhmërinë e vendit ,është skajshmërisht e dëmshme. Këto, me padashje, janë future në orbitën e luftës speciale që bënë Serbia ndaj Kosovës.
Qytetarët e Kosovës, do të qëndrojnë të palëkundur duke patur besim të plotë në institucionet shtetërore, Presidencën, Qeverinë, besim dhe mbështetje tek Institucionet e sigurisë dhe Ushtrisë së Kosovës.