Propaganduesve dhe manipulatorëve iu ka skaduar koha

Opinione

Propaganduesve dhe manipulatorëve iu ka skaduar koha

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:04
Skënder Mulliqi

Nuk do të ishte shaka dhe as ndonjë “vic”, nëse themi se shumë shtete të Ballkanit po drejtohen nga psikopatët, të cilët dihet se ndryshojnë tre-katër qëndrime brenda pak kohësh!

Këta kanë tru për prapshtira politike, kanë tru për vjedhje madje shkojnë shumë larg në veprimet e tyre karshi tjerëve. Kanë arritur që me psikopatitë e tyre , të bëhen milionerë pa asnjë mund.

Nëse shikojmë në mënyrë kronologjike atë, se çka kanë bërë, si kanë vepruar dhe si kanë kamufluar e gënjyer ashiqare, është për të na çuditur fakti së si janë ende në liri?! Pse po shpenzon letër dhe mund, ka mundësi të pyet shumë kush, kur gjendja deri më tash në Kosovë, që neve na intereson, ka shkuar keq.

Gjithçka u orkestrua më shumë për punë të mbrashta, se sa për punë të mira që kemi nevojë të gjithë. Të gjithë këto ndodhi jo të mira nuk i kemi paramenduar pas përfundimit të luftës. E kemi pritur një tjetër liri, kemi pritur një tjetër zhvillim shoqëror dhe politikë të vendit. As që u kërkua të zbatohet në praktikë një solucion i mirë dhe për të mirën e përgjithshme.

Çka sot në Kosovë paraqet pavarësi, liri, profesionale dhe e përgjegjshme? Pak ose asgjë. Tashmë jemi ngi duke dëgjuar jo objektivitete, të cilët e kanë pru gjendjen e krizave permanente.

Nuk do të thotë në krejt këtë mesele që dikujt edhe mos ti besojmë, por duhet të pranojmë faktet, të cilët flasin ndryshe. Pikërisht ata që për shumë vite na mbajtën nasihat gjoja për objektivitet dhe çka mos tjetër, na dolën së ishin njerëz lakmitarë për pushtet absolut dhe për të mira materiale. Ka në gjithë këtë rrëfim edhe gjëra të kuptueshme e logjike.

Ka ardhur koha të punojmë atë që e besojmë, të punojmë më sinqeritet për përparim të Kosovës dhe politikat, të cilat janë për shtet dhe për popull. Koha e politikave të mbrapshta e hileqare duket se kanë përfunduar. Publicistët dhe analistët politikë të vihen në shërbim të së vërtetës dhe jo në shërbim të parasë. Të shkruajnë dhe të flasin atë që mendojnë , e jo atë që iu servohet.

Unë mendoj dhe e shoh se Kosova është, pas një kohe të gjatë në rrugë të mirë, që të na bëhet të gjithëve shumë më e lumtur jeta. Propaganduesve dhe manipulatorëve iu ka skaduar koha. Iu ka skaduar afati të gjithë atyre, të cilët kanë menduar vetëm për sahanin e vet…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat