Siç dihet, çdo njeri në këtë botë ose mbi këtë tokë e përcjellin ose shoqërojnë dy emra të ndryshëm: Emri që kur ka lindur, ia kanë venë prindërit ose familjarët e tij, dhe ky emri tjetër që njeriu ia vë vetës me veprën (punën), nderin, moralin, edukatën, kulturën dhe shëmbëlltyrën e tij.
Ndërkohë që këtë emrin e tretë: refugjatë, emigrant ose njeri numër, strehëve të huaja, ashtu sikurse shumicës së njerëzve ose bashkombasve të mi, ma vunë liria e munguar në vendlindjen ose atdheun tim nën okupimin (pushtimiin) e egër serbian së bashku me mungesën e kafshatës së bukës ose ekzistencës jetësore etj.
Me fjalë tjera, nuk e zgjodha unë mërgimin ose ekzilin, por ai me zgodhi mua. Kështu që edhe unë u bëra pjesë e njerëzve numra në një kohë kur kombit dhe atdheut u kishte shkuar thika e seribit në asht dhe laku i gjatë i robërisë, dikund thellë në fytë. U bëra edhe unë pjesë e ndodhjes.
Ndonëse, kanë qenë të shumëta vështirësitës ose peripecitë e ndryshme si emigrant ose refugjatë shqiptar nga Kosova, dyerve dhe strehëve të huaja...Jo vetëm në vitin e parë, por për shumë vite me radhë. Ato edhe sot e kësaj dite janë evidente ose prezente (ku më pak e ku më shumë) në një formë dhe kuptim tjetër. Nejse.
Në fillim ishin lotët ose brengat e femijëve të mi të vegjël në strehimore së bashku me levizjet e tensiouara të gishtërinjëve të tyre të vegjë nepër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinetit tonë, për të gjetur ose zbuluar dikund atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës dhe xhaxhait të tyre (vëllaut tim të vogël) gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo do thotë se të "korrurat dhe të vjelurat" e jetës së mërgimtarit, janë të vogla në krahasim me vuajtjet, mallin dhe nostalgjinë e madhe që djeg e flet.
Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e mallit, nostalgjisë, zhgënjimit, deshprimit ose trishtimit, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, janë vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t'i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvëtës tënde subjektive që nuk puçët ose nuk përkon fare me objektivitetin ose realitetin.
Punën e parë që e kam bërë si emigrant ose refugjat, e kam bërë si hamall, ose punëtor krahu. Bile, kam qenë shumë i lumtur me fillimin e punës time si punëtor krahu nepër fabrikat, uzinat ose sipërmarrjet e ndryshme gjermane, pasiqë në bazë të ligjëve ose shtrëngesave të ndryshme ligjore ose burokratike, nuk kisha të drejt pune as shkollimi ose kualifikimi të metutjeshëm si azylant ose refugjat shqiptar nga Kosova.
Ndërkohë që edhe shefi lokal i Entit për të huajt (Aussländer Behörde), herr(z.) Pokoj, nuk me kishte aspak në qefë për shkak të angazhimëve të mia për kombin dhe atdheun tim, kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. E sidomos në favor të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s.
Ndërkaq, edhe më i çuditshëm është fakti se z. Pokoji, ishte një "rusë i natyralizuar" (shovinist dhe atishqiptar i madh) në Gjermani. Ndonëse, rastët e ngjajshme ose analoge në Gjermani nuk janë të rralla. Por...
Jeta në mërgim, pos tjerash të mëson të injorosh ose përbuzësh ciizmin ose injorancën e tjetrit, dhe të merrësh me ekzistencën ose obligimët e përditshme. Rrugë tjetër për mendimin tim nuk ka.
Se këndejmi, qysh i vogël, apo si femijë, i kam ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tim: tmerrin e kohës dhe botës në të cilat jetova, u linda dhe u rrita (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të Natos.
Gjithashtu, shpesherë ndjiejë mallë dhe nostalgji për zërat e kohës dhe gjeneratës time të pafat! Për Gjakovën, Kosovën...
Mërgimi ose emigracioni, është një skenë ose auditorium i vogël, i mbushur përgjysmë, ndërsa në atdhe ose vendlindje, ndodhën audienca, promovimi ose disertacioni kryesor.
U mor vesh se, si çështje urgjente ose emërgjente e të dyja 'shtetëve shqiptare' , në radhë të parë janë fati, pozita ose ardhmëria e panjohur e elementit ose etnikumit shqiptar në Medvegjë, Preshevë, Bujanoc, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kështu me radhë. Ai është problemi i të gjitha problemëve ose obligimëve të tjera.
Në të kundërten, përkushtimi, moraliteti, interesimi ose patriotizmi romantik, folklorik, retorik, oratorik ose anarkoteorik i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për fatin e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare në Kosovën Lindore dhe trevat tjera shqiptare, janë mashtrim dhe kontrabandë! Apo, narrativ ose reflektimi i një realiteti artificial, me një karakter ose konotacion totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike tek shqiptarët, ku "tërësia" është false, artificiale, spekulative, imagjinare ose fiktive.
Ndaj, edhe ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin) dhe ardhmërinë e shqiptarëve të Medvegjës, Preshevës, Bujanocit etj... shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève të atjeshëm shqiptar.
E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose paternaliste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në shikim ose vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste që ka për qëllim eksplatimin (shfrytezimin) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të dofarë kauzave të rrejshme ose mashtruse të politikave dhe politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik.
Se këndejmi, popujt (kombet) dhe shtetët, ashtu sikurse edhe yjet në qiellin ose horizontin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve, kolizionëve dhe procesëve të njohura të ringjalljes ose ripërtrirjes ku gjithëçka ndryshon në të mirën e jetës, sapo të shfaqët drita në kuptimin ose përmbajtjen e njohur sinomike dhe heliotropike. Pas natës së gjatë serbo-bizantine, me duket se ka ardhur ose aguar Dita e bashkimit tonë kombtar. Apo...!?
Ndryshe nga kjo, në kuptimin e asaj se gëzimi dhe dëshprimi në mërgim ose emigracion, bartin të njëjtat lidhje si drita me errësirën: Mendojë se është momenti ose koha e fundit që të shkëlqejnë ose celebrojnë në ciklin ose raundin e parë, bijtë dhe bijat e atyre që kanë rënë ose dështuar në të dytin.
Personalisht, vazhdimisht e kam pasur të vështirë t'ia fali vetës emrin tim Agron dhe statusin e njeriut numër ose pamje e thjeshtë në mërgim ose emigracion.
Dobësia natyrore ose biogjenetike e njeriut, thuhet se janë edukata, kultura, nderi, morali, malli, nostalgjia, ndjenjat, sentimentët dhe lidhjet e tij shpirtèrore dhe emocionale me atdheun ose vendlindjen. Në këtë frymë, personaisht mendojë se kam humbur shumë.
Sidoqoftë :" Në ketë shfaqje ose teatër të madh të madh të jetës, botës dhe natyrës sonë, vetëm Zotit, profetëve, heronjëve dhe celebruesve të njohur të dijes (shkencës) dhe religjionit, iu është ngritur ose rezërvuar audienca e lartë dhe roli i gjyqtarëve global ose universal." (Francis Becon)
"Mëse tepërmi mban të ftohtë, duke e pritur diellin atdhetar ose vendlindor në dhe të huaj." (Talesi)