Pa të keq ndaj profesor, Blerim Latifit!

Opinione

Pa të keq ndaj profesor, Blerim Latifit!

Nga: Agron Shabani Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:56
Agron Shabani

Gjatë një debati të djeshëm teleizivë në T-7, ku ishte i pranishëm edhe njëri prej komadantëve me të shquar të UÇK-s, Rrustem Mustafa, apo Komandant Remi: Profesori i filozoisë poliitike në UP-s, z. Blerim Latifi, i cili thuhet se edhe vet ka qenë pjesë e UÇK-s ose luftëtar i lirisë, e quajti ose kualifikoi UÇK's si organizatë kaçake ose guerile, pa zinxhirët e njohur operativë ose komandues dhe kështu me radhë.

Ndaj, pa dashur këtu t'i paragjykojë, prolongojë, determinojë ose prejudikojë qëllimet fisnike, humane, amnistuese, shkencore ose filozoike të profesor Latifit: Le të më lejohet të thëm se për bindjen ose mendimin tim, nuk qëndrojnë fare idetë, doktrinat, teoritë ose hipotezat e ndryshme që kanë për qëllim paraqitjen ose prezantimin e luftës së UÇK-s si luftë guerile, kaçake etj. Pse kjo? Sepse, qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, u mundohen të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, poroze, fraxhile, heterogjene, inkompakte, joprofesionale etj. Si lufta e lufta e talibanëve ose muxhahedinëve të komandant Masudit, Hikmatiarit ose mullah Omarit etj., në Avganistan.

Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit në Kosovë! Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë.

U mor vesh se konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), filozofike, historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur komanduese ose intendante, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake. 

Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, kanë qenë nën ingerencën dhe kompetencën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.

Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike, logiistike ose luftarake në fushën ose frontin e luftës, kanë qenë në ingerencën ose kompetencën e komandantëve lokal dhe rajonal.

Se këndejmi, historia e njohur mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. Duke menduar në luftërat e asokohëshme greko-përsiane, luftëtat e Peloponezit, të Aleksandrit (Lekës) të Madh, luftërat e Romës dhe Kartagjenës etj., luftërat ose betejat e njohura gjermano-romake,  të Karll Martelit kundër arabëve, të Karlit të Madh (Karl der Große), të Gjergj Kastriot-Skënderbeut -kundër turqve osmanlinjë, të Lujëve (Luigjëve) dhe Bonapartëve të Francës, Yorkëve, Tudorève, Stuartève ose Lankasterëve të Anglisë (B. Madhe), të Gjorgj Uashingtonit në SHBA-s, lufèrat mesjetare të kryqzatave dhe kështu me radhë sfond. 

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. (Lëxo idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitz, A. H Jommini, L. Von Rancke, Xh. Sorel, W. Paret dhe të tjerëve) së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale. 

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake si taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia etj., teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake etj.

Ndryshe nga kjo, shteti dhe populli i Kosovës, në një masë të madhe (esenciale ose substanciale) janë të varur nga forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake), 
Politike, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë etj.
Respektivisht, nga kombet dhe shtetët më të fuqishme, mët të zhvilluara dhe më 
përparimtare të globit dhe kontinentit tonë. 

Ndaj, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në politikën dhe diplomacinë kosovare në domenin ose kontekstin e njohur gjeostrategjik, gjeopolitik, konjuktural etj. 

Personalisht jam i mendimit se trimat ose heronjt e kthyer nga lufta, janë si marinarët ose minatorët që dalin nga një galeri e shembur ose deti plot valè...Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit ,tradhètisë, pabesisë dhe padrejtësisë qè u troket ne zemër dhe dikund thellè nè shpirtè. Ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan keq më pas. Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, buka, kripa, sofra...Por, edhe shteti, pushteti dhe liria për të të cilët luftuan, u përpoçën, u përgjakën dhe u sakrifikuan dikur!

Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhembjet ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi, pafuqia...Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake, sikir iku e shkoi në pakthim....Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja...Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar. Vdiçën ose u burgosën të përbuzuar, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga miqtë, bashkupnëtorët ose liederët e ndryshëm institcional ose politik. I mori me vete koha e pakohë.

Ndaj, nuk është aspak çudi kur njeriu, respektivisht lideri, komandati, patrioti ose çlirimtari shqiptar, i tretur në mjerim, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjenè nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vendlindore. E sidomos për dy duar të njoma, një pamje ose fytyrë të bukur dhe ata sy të dashur atdhetar ose vendlindor që i shohin sytë e ti të etur dhe përmalluar aq shumë për... gjithèçka. Edhe për një të shame të rëndë në shqip aty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjan si në ëndërr. Edhe ikja nga liria së bashku me fjalët e ngelura në fytë dhe ato përshëndetje e përqfime të harruara tek pragu i derës.

E gjithë kjo sikur të ngjanë në një vorbullë të çmendur malli dhe nostalgjie që i davaritë hallët e përditshme për të siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës e që nuk i thyen dot hallkat ose zinxhirët e robërisë së përkthyer në liri. 

Kështu që ne jemi të burgosurit (pengjet) ose robërit e ëndërrave tona për një jetë me të mirë dhe dinjitoze.

Prandaj, 'njeriu, lideri, politikani, komandati ose çlirimtari shqipar, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.', preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut”

"Ligji dhe shpata janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!,", tha dikur Sharl de Goli.

Ndaj, të luftosh ose sakrifiosh për lirinë (çlirimin) e popullit dhe atdhet tënd, kjo do thotë të zgjedhësh dhe pranosh diçka në mes avantazhit dhe disavahtazhit.

"Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e barazi, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit." (Bertrand Russell në "Hyrje nè një histori të filozofisë së njeriut perëndimorë")

 Politologjia dhe filozofia e sotme politike, pos tjerash, na mësojnë dhe ndërgjegjësojnë edhe mbi ata janë më të vegjël ose më të ri në raport obilgativ ndaj atyre që janë më të vjetër, më të mëdhenjë ose më të fortë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla. 

Me fjalë tjera, kjo do thotë se burgosja, arrestimi ose denimët e padrejta dhe draonike të udhëqësve ose komandantëve kryesor tè UÇK-s, pos në Moskë dhe Beograd, mund t'i kenë firmat dhe adresat e tyre në Bruksel dhe Uashington në kuptimin e njeriut, politikanit, komandantit ose luftëtarit shqiptar (të UÇK-s etj.) si një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!  Sepse," bota globale" dhe "vlerat e saj universale" si thonë, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit shqiptar ose kosovar. Kjo është rruga ose trajektorja e "liberalizimit të vizave" dhe integrimëve eventuale të Kosovës në UE-s (BE-s), Nato, OKB-s etj...ku Rusia dhe Kina janë gjithëmonë në anën e Serbisë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Rusia dhe Kina janë gjithashtu anëtare të K.S të OKB-s, fuqi nukleare ose atomike, si dhe mike ose partnere të rëndësishme tregtare, ekonomike ose strategjike të fuqive kryesore të UE-s, Natos dhe Perëndimit.

U mor vesh se filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike ose analitike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" kontinental dhe interkontinental ku ata që janë me të fortë ose me të fuqishëm, gjithënjë e bëjnë dhe diktojnë ligjin.

Ndonëse, ajo që e bën me të komplikuar dhe të paqartë ekuacionin, sintezën ose formulën e lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, është prapavija dhe intendanca e saj ushtarake dhe politike së bashku me disa çështje dhe aspekte të tjera.

Ndaj, "Dollchstosslegende" së bashku me disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të beletristikës, i bëjnë të njohura teoritë dhe praktikat e ndryshme paradoksale dhe anakronike mbi humbjen e luftërave të fituara në front ose fushën e nderit, në saje të naivitetëve dhe rivalitetëve politike, ushtarake, karieriste dhe profiteriste në prapavinë ose komandën (intendancën) e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat