A ishte i qëlluar sugjerimi i z. Haradinaj , drejtuar Kurtit, në negociatat Kosovë ‐ Serbi , të merrë pjesë edhe një i dërguar amerikan?

Opinione

A ishte i qëlluar sugjerimi i z. Haradinaj , drejtuar Kurtit, në negociatat Kosovë ‐ Serbi , të merrë pjesë edhe një i dërguar amerikan?

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 maj 2021 Në ora: 08:33
Adem Bytyçi

Nuk diskutohet se po të mos ishte ndërhyrja amerikane kundër ushtrisë gjakatare të Serbisë së Millosheviqit, jo vetëm që Kosova nuk do të ishte këtu ku është tani, por zoti e di se a do të ishin kthyer përsëri në Kosovë. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë dhe terror nga ushtria dhe policia e kasapit të Ballkanit S. Millosheviq.

Pas përfundimit të luftës vazhduan negociatat Kosovë-Serbi, në pranin edhe të faktorit ndërkombëtar, me shpresën e arritjes së një paqe të përhershme në mes Kosovës dhe Serbisë, pas një lufte të përgjakshme, në të cilën Serbia bëri gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës.

Masakrat dhe mizorit e ushtrisë dhe policisë serbe ishin makabre, sa që i tronditën popujt paqëdashës të gjithë botës.

Negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë herë vazhdonin e herë ndërpritëshin, duke e akuzuar njëra tjetrën për ndërprerje negociatash.

Tani, pas një ndërpreje relativisht të gjatë të këtyre negociatave, dhe me ardhjen në krye të qeverisjes së vendit z.Albin Kurti, Bashkimi Europian dhe SHBA, kërkojnë nga të dyja shtetet, Kosovës dhe Serbisë, që të rifillojnë negociatë për të arritur një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, që nënkupton edhe njohjen reciporike.

Z.Kryeministri Kurti, parase të rifillonin negociatat ftojë për konsulltime krerët e partive opozitare për dagordimin se si t'i qasej rifillimit të negociatave me Serbinë.

Kryetarët e të dy partive opozitare të LDK-së, dhe AAK-së, z. Lumir Abdixhiku dhe z. Ramush Haradinaj, me përjashtim të Enver Hoxhaj, të PDK-së, i'u përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeminstrit Kurti, për takim dhe konsultim.

Pas përfundimit të këtij takimi, u pronocuan të dy kryetarët e dy partive politike LDK dhe AAK, z. Abdixhiku dhe Haradinaj, para gazetarëve, duke pohuar se do të marrin pjesë dhe do të ndihmojnë zhvillimi e negociatave Kosovë - Serbi, për më tepër z. Ramush Haradinaj, i'u tha gazetarëve se i kishte sugjeruar Kurtit, që në negociata në mes Kosovës dhe Serbisë të merrte pjesë edhe një i dërguar amerikan nga Administrate e PresidentitJeo Biden .

Tani, me të drejtë parashtrihet pyetje: Si do të rrjedhin negociatat sikur edhe pala serbe të kërkonte, që në këto negociata të merrte pjesë edhe një i dërguari rus nga Administrata e Presidentit rus Vlladimir Putin, i cili botërisht e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe përkrah hegjemonizmin serb ndaj Kosovës?!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat