Liria, shteti dhe pavarësia e Kosovës nën regjinë dhe kujdestarinë e SHBA-së

Opinione

Liria, shteti dhe pavarësia e Kosovës nën regjinë dhe kujdestarinë e SHBA-së

Nga: Agron Shabani Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:37
Agron Shabani

Për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimët, procesët dhe fenomenët e sotme botërore ose ndèrkombtare, në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika, të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, ekzistencialiste, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Metafizika si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re.

Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji. 

Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, gjenealogjia, kosmologjia, mondalogjia etj. 

Se këndejmi, qenja, materia, krijesa dhe ekzistenca, janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të realitetit të përgjithëshëm. Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.

Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, konsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez. Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri).

Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).

Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar: Kontributin më të rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, Gjon Stjuart Milli etj. 

Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik dhe antropologjiko-gneseologjik etj. 

Duke i veçuar këtu narrativin (narracionin) kontemplativo-analitik, monizmin, dualizmin dhe pluralizmin së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, spirtualizmin, sensualizmin, semantizmin, religjionizmin ose klerikalizmin, skepticizmin, dadaizmin, dogmatizmin, empirizmin, racionalizmin, iracionalizmin, fiksionalizmin, intuicionizmin, misticizmin, voluntarizmin, volonterizmin, nihilizmin, hedonizmin, oportunizmin, konformizmin, realizmin, surealizmin, liberalizmin, neoliberalizmin, kriticizmin, neokantizmin, biehorvinizmin dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto ligje ose parime shkencore ose humaniste.

Kjo mbase është një sintezë e njohur shkencore ose filozofike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme?  Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetrimit të lartë europerëndimor ku SHBA-s si superfuqia kryesore e globit, e kanë rolin, misionin dhe fjalën kryesore në 'masivin e madh' të marëdhënieve ose raportëve të përgjithshme ndërkombtare.

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera nè kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime tè larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.

Gjithnjë duke menduar në shtetin dhe popullin e madh amerikan, të cilët ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri, ose kur ishim në rrezik. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, sidomos.

Se këndejmi, nga 500 kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 200 prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). 

Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.

Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2004, ishin 380 miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2005 dhe 2006, e tejkaluan shifrën e 500 ose 700 miliardëve. Mos të flasim mbi kostot e luftës së Kosovës!

Ndërkaq, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punëtorë në SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.

Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (20) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21) ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, financiar ose ekonomik të SHBA-së në OKB-së dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme tè globit, kanè shtrirje dhe njè dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. 

Ndryshe nga kjo, në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike si SHBA-së, ku ndarja e punës intelektuale, intelegjente dhe profesionale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë politike dhe diplomatike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar me misione ose obligime të njohura globale ose universale.

Në këtë kontekst, u mor vesh se misioni ose detyra kryesore e një lideri ose politikani të lartë si Presidenti Amerikan (Biden etj.), nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi, të kulturës nga qytetrimi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës së lartë shtetrore, nacionale, institucioale dhe konstitucionale në funksion të kauzalitetit, stabilitetit dhe paqës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Meqë, për dallim të një bote të dikushme bipolare ose dybllokiste, me SHBA-s dhe ish BRSS-s si fuqi (supërfuqi) të njohura ushtarake ose nukleare ose atomike: Sot e kemi një situatë tjetër, ku rolin e rivaleve ose kundërshtareve kryesore të SHBA-s në politikën dhe sigurinë globale, vazhdojnë të lozin Kina dhe Rusia si fuqi të njohura industriale, ekonomike dhe nukleare ose atomike. Përveç SHBA-s, sikur e bëjnë ndërkohë aditive ose imediate kyçjen ose angazhimin aktivë, multilateral ose kolateral të UE-s (BE-së) dhe Gjermanisë në politikën dhe sigurinë globale ose planetare. E sidomos në marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme kontinentale dhe interkontinentale, e me theks të posaçëm në Kosovë, Shqipëri ose Ballkanin Perëndimor ku shteti dhe kombi i madh gjerman, kanë dhënë një kontribut kolosal, epokal ose titanik. 

Liria dhe pavarësia shtetrore, nacionale dhe politike, pos licensës së njohur anglo-amerikane, gjithashtu e kanë të gdhendur ose skalitur përjetësisht edhe emblemën, vulën dhe formulën e njohur gjermane. Pa pjesëmarrjen, këshillimin dhe vendimin paraprak të Gjermanisë, nuk mund të këtë zgjidhje fatlume, konstruktuve ose afatgjatë të problemit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. 

Me afro 83 milion banorë, me mbi 45 milion të punësuar në punë manuale, mekanike, inovatore, shkencore, industriale ose teknologjike, me prezencën e saj ushtarake, logjistike, sanitare, karitative, preventive, financiare dhe ekonomike në Kosovë (Ballkan) si dhe në pothuajse të gjitha rajonet ose meridianet e globit: Gjermania e meriton statusin e jashtëzakonshèm dhe historik nè 'parketin' botëror ose ndërkombëtar. Për Kosovën dhe shqiptarët-sidomos.

Se këndejmi, politoogjia dhe filozofia politike ose analitike na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.  

Si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfaredoqoftë. Por, në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen dhe postulimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e  mesipërm metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë. 

Së këndejmi, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Ndryshe nga kjo, sipas Xhuzepe Mazinit (Guiseppe Mazzini), deri me "Paqën e Vestfalisë (1648) si dhe me arritjet dhe zhvillimët e mevonshme shkencore, industriale, teknologjike, ushtarake (luftarake) etj.,:" identiteti, individualiteti, eksksluziviteti, autenticiteti, integriteti dhe sovraniteti i njohur shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik i popujve (kombëve) dhe shtetëve të vogla, janë ruajtur ose siguruar kryesisht nga ana e shtetëve dhe kombëve të mëdha."

Ndaj, gjithnjë sipas Mazinit etj., "popujt ose kombet e mëdha dhe të kualifikuara shkencore, industriale, teknologjike, ekonomike etj., duhet të jenë gjithmonë të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezente dhe gjithmonë aktive fuqinë e tyre dominante dhe ekskluziviste.

Ndonëse, sipas koncepteve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimet themelore ose substanciale në mes popujve ose kombeve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" revolucionare, ekonomike, industriale, teknologjike etj. Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan.

Ndaj, për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën shqiptare ose kosovare së bashku me problemët, proceset, fenomenët, formulat, ekuacionet ose sfidat e sotme botërore ose ndërkombtare, në radhë të parë duhet njohur, studiuar dhe kuptuar rolin, ndikimin, misionin dhe fuqinë (supremacinë) e njohur amerikane në të gjitha fushat ose drejtimët e mundshme.

Me fjalë tjera, fatet dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve në një kontinent të dominuar ose ambivaluar nga Rusia dhe shtetet ose popujt tjerë sllavë si Evropa (afro 150 milionë rusë, afro 40 milionë ukrainas, 40 milionë polakë, 8 milionë serbë, 4 milionë sllovakë etj): Në mënyrë ekskluzive, eksplicite dhe implicite, janë të varura nga SHBA ose faktori i madh amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat