Z. Albin Kurti, në mënyrë konstante, që nga çlirimi i Kosovës, i ka dalur zot Kosovës në mënyra të ndryshme.
Botërisht z.Albin Kurti e ka luftuar hajnin, krimin ekonomik të organizuar dhe heshtjen e drejtësisë kundër këtyre fenomeneve, të cilat e kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve .
Z.Albin Kurti, duke mos qenë në gjendje për t'u kyq drejtpërdrejtë në luftimin e këtyre anomalive për kundër dëshirës dhe përkushtimit të tij për shkak të qenurit të tij në opozitë e jo në Qeveri.
Z.Albin Kurtit e vetmja mundësi për t'i kundërshtuar të këqijat që po e kërcënonin interesin e shtetit dhe të qytetarëve i kishin mbetur protestat t'i organizonte në atë kohë.
Pas disa protestave dhe demonstratave Qeveria e asaj kohe e arrestonte, herë mundoheshin që përmes sistemit të drejtësisë ta dënonin edhe me burg.
Përkundër dëshirës së krerëve të qeverisë së asaj kohe, Gjykata në mungesë të provave e lirojë z.Kurti si të pafajshëm.
Megjithatë ca herë ish Kreu i shtetit, për shkak kundërshtimit të z.Kurtit, keqpërdorimeve, korrupsionit, nepotizmit dhe pasurimit të pa justifikueshëm të disa figurave të rëndësishme politike, e kërcënonte z. Albin Kurtin, duke pohuar në disa emisione TV, se do t'ia tregojë unë vendin Albin Kurtit, duke aluduar në burgosjen e Kurtit dhe gradualisht eliminimin e tij nga skena politike e Kosovës ...
Tani, pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme për kundër kundërshtimit të bashkëpunëtoreve politikë të atyre që ëndërronin më parë eliminimin e z.Albin Kurtit, nga skena politke, z.Albin Kurti i fitojë zgjedhjet dhe fillojë Qeverisjen e vendit.
Pas fillimit të qeverisjes së vendit dhe zbatimit të disa reformave të luftës kundër korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar dhe shkarkimit të disa bordeve të Agjencive të cilat kishin mundësuar realizimin e shumë keqpërdorimeve, të cilat vendit i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe qytetarëve varfëri, papunësi dhe humbjen e shpresë për të pasur një jetë normale në vendin e tyre ...
Megjithatë, reformat të cilat ka filluar t'i implementoj Qeveria Kurti, disa figurave politike të rëndësishme të opozitës dikur në Qeveri, nuk po ju konvenojnë, sepse z.Albin Kurti , haptas po thotë është vjedhur Kosova, nga ata që dikur e kanë qeverisur, prandaj sipas z. Kurti, këto hajni duhet të ndalen sa më parë dhe qytetarët ta dijnë kush janë ata që i kanë vjedhur pasuritë e tyre.
Pra, qëllimi i eliminimit të mëparshëm të Albin Kurtit nga skena politike e atyre të cilët mund të jenë përgjegjësit kryesore të instalimit të hajnisë, korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar dhe shumë të këqijave tjera që ia kanë shkaktuar vendit ka të bëjë, që ato të këqija kurrë mos të bëheshin publike dhe qytetarët kurrë mos të dinin se cilët janë bartësit e tyre.
Mbase në pamundësi për ta penguar Qeverinë aktuale Kurti në zbatimin e shumë reformave të rëndësishme për vendin, kanë filluar të shpifin për Kurtin, duke i thënë spiun i Serbisë, këtë shpifje nuk do ta kishin besuar kurrë as vetë ata që e thonë, sikur mos të ishin nën ethet e ambicieve për pushtet dhe frikës se eventualisht mund të posedojnë pasuri të pa justifikueshme për të cilat duhet të japin përgjegjësi para ligjit .
Unë shpresoj se, përkundër presionit të kundërshtarëve politikë ndaj qeverisë Kurti, nëse Qevria Kurti, vazhdon me reforma kundër korrupsionit dhe i përmbush premtimet të cilat ua ka dhënë qytetarëve para se t'i fitonte zgjedhjet e fundit të parakohshme, qytetarët e Kosovës do t'ia besojnë z. Kurti edhe një mandat 4 vjeçar pas këtij mandati për ta qeverisur vendin.