Thonë se askush s’mund të jetë armiku më i madh i njeriut se miku i kthyer në armik. Këtë thënie të dëgjuar qysh moti, e ka përligjur më së miri Dardan Molliqaj. Ish shoku, bashkëpunëtori më i ngushtë i Albin Kurtit, sot është ndër kundërshtarët e tij më të mëdhenj, më tepër së kundërshtar duket se kjo është kthyer në miqësi. Kështu ndodh kur nuk arrin të ndërtosh miqësi të shëndoshë e bazuar mbi vlerat, mbi disa parime, të cilat pastaj arrijnë të rezistojnë në kohë.
Duket se në mes Albinit dhe Dardanit nuk ka ekzistuar miqësia e shëndosh, së paku nga njëri nga këtë. Duke u nisur nga veprimet në kohë duket se është Dardani ai që s’ka qenë aq e sinqertë, aq e ngushtë sa që thuhej dikur. Duket se ekziston një paralele e ngjarjes njësoj si e Albinit dhe Dardanit, ka të bëjë me Rugovën dhe Qosjen. Dikur bashkëpunëtorë në Institut, duket se madhështia e Rugovës ndikoi negativisht në mendësinë e Rexhepit, aq sa iu kundërvu Rugovës me të gjitha mënyrat, vetëm se u shndërrua në ikonë të Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Pra, inati, mëria ndaj suksesit arrin të nxjerr në pah shokët, miqtë e vërtetë, njerëzit që të kanë dashur me sinqeritet dhe atyre sa për sy e faqe. Duket, njësoj edhe Dardan Molliqaj nuk e ka dashur Albinin që të bëhet i rëndësishëm, duke u munduar ta përdor atë për ta rritur veten. Kjo formulë i ka dështuar edhe Qosjes, i dështoi edhe Dardanit dhe kujtdo që përdor të njëjtën formulë.
Pasi i dështoi puqi për të larguar Albinin nga pozita e kryetarit të VV-së, pozitë që e synonte vet, Dardan Molliqaj doli në karakterin e tij të vërtet, të njeriut që për pozitë dhe pushtet nuk njeh askënd. U mundua që më një grup ish bashkëpartiakëve të krijonte një parti të re, PSD e cila në zgjedhjet e 2019-ës dështoi si mos më keq, duke mos arritur të marrë asnjë deputet, dështim total edhe pse krejtësisht i pritshëm.
Populli i tregoi Dardanit se sa e vlerëson me dështimin e madh, krejt e kundërta me Albinin që është rritur nga moment kur nga partia u larguan “llomi”, të cilët e kishin penguar rritjen e saj. Aq i ulët u dëshmua të jetë Dardan Molliqaj sa arrit deri aty sa të bënte koalicion me ata që i shante, akuzonte “si e keqja e këtij vendi” vetëm për të mposhtur Albinin, njeriut që e rriti politikisht. Pa Albinin, Dardanin s’do e njihte as lagjja e vet, e lërë më shumë. Dardani, mbase e ka kuptuar tashmë këtë, por inati nuk e lë të pranojë, me marrëzitë e tija vazhdon të shpërfaq edhe më shumë karakterin e tij të dobët, një humbës serik dhe i pa ndreqshëm. Vetëm një gjë është pozitive për Dradan Molliqaj, më poshtë nuk shkon, e ka prekur fundin e dështimit të tij. Njeri i dështuar, njësoj si Rexhep Qosja, të cilit nuk i del inati ndaj Rugovës edhe pse në botën tjetër, inat pse tjetri është më i ka rritur, që ka lënë gjurmë për të cilat këta të dy vetëm ëndërrojnë. Dardan Molliqaj është ndër dështakët më të mëdhenj të politikës shqiptare në Kosovë, dhe si i tillë ka mbetur. Dardani është shembull i keq i të bërit politikë mbi kurrizin e të tjerëve, duke mëtuar të përdor tjetrin për të ngritur veten. Këto kanë rezultuar të dështuara, dështim për të cilën edhe ia mbase është i vetëdijshëm. Që nga ndarja politike mes tyre. Albini është rritur dhe ka ecur tuje, Dardani ka pësuar dështim të madh, aq sa më kurrë s’do mund të ngritët tutje.