Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, mundësia e parë e denoncimit të Serbisë për gjenocid

Opinione

Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, mundësia e parë e denoncimit të Serbisë për gjenocid

Nga: Prof. Dr Zija Lleshi Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:30
Zija Lleshi

Krimet gjenocidale në vazhdimësi të Serbisë janë të njohura para më shumë se një shekulli. Fakti që Kosova nuk ka qenë e lirë dhe e pavarur ka paraqitur bllokadë të pakapërcyeshme dhe e ka bërë të pamundshëm denoncimin. Për këtë arsye është tepër me rëndësi që tani, në momentin e parë që është dhënë kjo mundësi, Kosova nuk po e lëshon rastin e shumëpritur dhe po e bën denoncimin. Kjo dëshmon se shqiptarët pa ndërprerë e kanë ngrehur zërin, nuk kanë heshtur, kanë akuzuar gjithnjë, nuk kanë pasur paqartësi dhe dilema, por ja tani kanë kaluar në vepër në mënyrë institucionale dhe shtetërore.

Ne krijojmë opinionin tonë personal, të lirë dhe të pavarur mbi gjenocidet në bazë të gjetjeve të hulumtuesëve përkatës shkencor në ato problematika dhe shenimeve të tyre mbi ato gjetje, duke marr parasysh edhe autorët e huaj. Ato tregojnë se Serbia ka keqpërdorur katër luftëra në ballkan, që nga lufta e parë ballkanike, për të kryer katër gjenocide ndaj shqiptarëve në situata lufte e ”mjegullnaje”. Për këto katër periudha historike egzistojnë referenca e dëshmi edhe të autorëve të huaj.

Nga ato dëshmi mund të binden edhe ndërkombëtarët. Autori Dr. Mijo Milas shkruan për gjenocidin e parë në Europë: “Serbia mbi shqiptarët 1912-1913 ka kryer gjenocidin e parë në Europë...”. Austriaku Leo Freundlich ka botuar libër për këto masakra të tmerrshme gjenocidale në luftërat ballkanike: “Albanien Golgotha”. Për gjenocidin gjatë luftërave ballkanike 1912/13 është me rëndësi se i ka denuar dhe ka shkruar edhe vetë serbi Dimitrije Tucoviq (“lumi i gjakut të banorëve të vrarë, të fëmijëve të pafajshëm, grave, pleqëve,...” e shumë e shumë fakte tjera nga ai).

Dëshmitar okular për gjenocidin gjatë luftërave ballkanike 1912/13 që ka raportuar si korrespondent i gazetës ruse, ka qenë edhe Leon Trocki (shenimet e tij “nga terreni”, që përmendët në një opinion, nuk i referohen kohës së Traktatit Shen Stefanit sepse Trocki nuk ka qenë ende i lindur). Të trishtueshme janë ato pamje të masakrave gjenocidale që i përshkruan Trocki për gazeën ruse. Por kuptohet se nuk mohohet kurrsesi fakti se shqiptarët kanë perjetuar ndjekje, dhunë trishtuese, dëbime, plaçkitje, vrasje, e masakra gjithëfare nga serbët duke filluar nga Kongresi i Berlinit (qershor, 1878) respektivisht që nga Traktati i Shen Stefanit (mars, 1878) e deri te lufta e parë ballkanike, në një periudhë pra të paqes relative, që në atë rast do të rriste numrin e gjenocideve duke e pëfshirë edhe atë në gjendje të paqës. Por për këtë numër ”të pestë apo të parë” (siç e thotë prapë i njëjti si opinion) të periudhës së paqës, pa mohuar agjë paraprakisht, duhet akoma të grumbullohen shenime shtesë nga grupet e ekspertëve dhe gjetjeve të studjuesëve edhe të huaj, me autoritet dhe kompetencë shkencore, që të rezultojë larg çdo dyshim në subjektivizëm. Por deri në çfarë përmasa ato përmbushin kriterët dhe mund të trajtohen dhe të pranohen si gjenocide në përputhje me definicionin ndërkombëtar të tij, kjo duhet te shifet në prizmin e të gjitha të dhënave nga hulumtimet e shenimeve të atyre masakrave dhe numrit të viktimave edhe nga autorë të huaj.

Prandaj nuk pritet të harrohen apo “amnistohen” as “në numër e as në radhitje” gjenocidet, por këtë do ta caktojn më së miri grupet punuese të llojllojshme profesioniste që do të caktohen. Sido që të jetë është meritë e madhe dhe duhet përshëndetur vendosëshmëria e qeverisë që, tani, në monentin e parë që është paraqitur mundësia e lirë, pa humbur fare kohë, e mirëpret rastin dhe shfrytëzon mundësinë dhe bën denoncimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat