Kosova dhe variantat ose dimenzionet e njohura të Pierrè Clastresit dhe Miguel Abensourit...

Opinione

Kosova dhe variantat ose dimenzionet e njohura të Pierrè Clastresit dhe Miguel Abensourit...

Nga: Agron Shabani Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:47
Agron Shabani

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, janë fitues absolut të zgjedhjeve të fundit shtetrore ose nacionale në Kosovë. Respektivisht, lider të zgjedhur nga vullneti i përgjithshëm ose gjeneral (volonte gènèrale) i popullit ose elektoratit shqiptar në Kosovë. Për dallim të paraardhësve të tyre që kanë qenë politikan ose lider të zgjedhur nga shumica parlamentare ose politike (volonte de tous) në qeveri ose parlament.

Ndaj, Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, nga populli (elektorati) dhe opozita kosovare, duhet të njihen dhe respektohen si liderë të lartë shtetror ose nacional, të zgjedhur ose votuar nga shumica absolute (mbi 5O %) e popullit ose elektoratit shqiptar në Kosovë.

Se këndejmi, sipas agjendës së njohur robuste dhe insubordinuese të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani: Krahas luftës ose betejës së jashtme për afirmimin dhe avansimin e pozitës dhe statusit ndërkombtar të shtetit, pushtetit, politikës dhe diplomacisë kosovare: Një rol të rëndësishem (krucial) ose esencial në misionin ose agjendën e tyre shtetrore ose qeveritare, e kanë zhvillimi i përgjithshëm industrial ose ekonomik së bashku me luftën e pamëshirëshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut ose kontrabandës, stratifikacionëve ose abuzimëve të ndryshme horizontalo-vertikale (nga poshtë-lartë ose anasjelltas) në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe pushtetit kosovar.

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ose pluralist, sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar, centralist ose totalitarist.

Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj. 

Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët shteti ligjor dhe një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. 

Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (edhe asaj nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkkohor.

Ndryshe nga kjo, në shumë gjuhë botërore, para disa vitësh ose dekadash është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose antologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën, siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrè Clastres me titull "Shoqëria kundër shtetit". Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese dhe diskursive me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull "Demokracia kundër shtetit". 

Se këndejmi, edhe Pierr Clastres, edhe Miguel Abensor në vepërat e tyre në fjalë, pos tjerash e vëjnë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetët ose "shoqëritë primitive" mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore, të ngritura, formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, apo inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo? 

Sepse, gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), kjo do thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore" me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj. 

Ndaj, mu për këtë, në veprën entij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike), ekselenca e tij, z. Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile: Duke iu referuar mjetëve, parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore, qeveritare ose politike, nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit..Respektivisht, shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme diskursive ose asimetrike në mes ithtarëve të njohur të "teorisè difuzive"  ose "kabinetike" dhe atyre tè teorive tè ndryshme evolutive, empirike, organike, dialektike, spekulative, kognitive, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të zhvillimit dhe evolucionit të përgjithshëm të njerëzve, popujve, shtetève, kulturave ose shoqërive të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit.

U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës politike", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Tek e fundit, është pesha e ligjit dhe autoriteti i shtetit dhe pushtetit që duhet të njihen dhe respektohen nga të gjithë.

Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca, Kryediplomatja Gërvalla, Ministri Vitia, Ministrja Albulena Haxhiu dhe qeveritarët tjerë, e kanë mandatin popullor ose elektoral për t'i çuar Kosovën dhe shqiptarët përpara. Kthim prapa nuk ka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat