Gjokë Dabaj shembull për akademikët dhe i vyer për dialogun Kosovë-Serbi

Opinione

Gjokë Dabaj shembull për akademikët dhe i vyer për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: Rexhep Torte Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:51
Rexhep Torte

Qeveria Albin Kurti 2 duhet të bashkëpunojë dhe ta ketë konsulent analistin dhe opinionistin Gjokë Dabaj në dialogun Kosovë-Serbi, për vetë faktin se ky analist dhe njohës i shkëlqyer i situatës në Kosovë dhe i historisë mbarë shqiptare në Ballkan, disponon njohuri të shumta argumentuese, faktike dhe dwshmuese kundwr Serbisw, që Serbisë agresore gjenocidale hegjemoniste t’ia mbyllë gojën dhe ta ulë në gjunjë.

Gjokë Dabaj si askush gjer më sot, me opinioin e tij virtual me titull “ Nwse do tw isha anwtar i grupit negocues”, të botuar rubrikwn opinione në “Bota Sot”, më datë 26 maj 2021, artikuloi dhe parashtroi nw mwnyrw analitike shumë të dhëna të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këto udhëkryqe aktuale në të cilat gjendet sot Kosova, Akademitë e Shkencave dhe të Arteve në Prishtinë dhe në Tiranë i ka kapluar një gjumë i thellë parazitar.

Kjo gjendje flet qartë se akademikët në Prishtinë dhe në Tiranë janë dehur nga titulli i akademikut, janë dehur nga rrogat e majme, janë dehur nga ambientet e shkelqyera të punës ku punojnë, janë dehur nga reputacioni narcist, dhe as që u shkon ndërmend që ta japin kontributin e tyre për Kosovwn dhe kombin shqiptar të rrezikuar në Ballkan.

Gjokë Dabaj, ky opinionist i yni dhe njohës i shkëlqyer i historisë shqiptare dhe i historisë së Ballkanit, me shrimet e tij është duke dhënë një kontribut të çmuar shembullor në mbrojtje të çështjes shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan.

Gjokë Dabaj, ky analist opinionist është duke dhënë një kontribut të madh në drejtim të rrënjëve Ilirike të shqiptarëve në Ballkan, karshi gënjeshtrave dhe manipulimeve që po i bën Serbia dhe Kisha Orthodokse Serbe, në dëm të Kosovws dhe tw mbarw shqiptarëve.

Gjokë Dabaj në opinionin e tij me titull, “ Nëse do të isha anëtar i grupit negocues”, jep një pasqyrë të shkëlqyer dhe të argumentuar lidhur me të vërtetën autoktone të shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan, karshi aspitarave të pista të Serbisë dhe të Kishës Pravosllave Serbe karshi Kosovës.

Ky tekst analitik dhe argumentues i Gjokë Dabaj, meriton të jetë pjesë e platformës se Qeverisë Albin Kurti 2 në dialogun Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë së shpejti.

Qeveria Albin Kurti 2, do ta ketë të dobishëm Gjokë Dabajn nëse e cakton këshilltar konsulent në dialogun Kosovë-Serbi, sepse Gjokë Dabaj disponon shumë njohuri të domosdoshme që nuk i kanë as akademikët më të shquar në Prishtinë dhe Tiranë.

Gjokë Dabaj në opinionin e tij virtual mes tjerash thotë se, “ Qeveria e Serbisë betohet në shkrimin e Kishës Pravosllave Serbe, e nuk betohet as në Ubgjillin Katolik dhe as në Kuranin.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e përparuar, sepse ajo u jep të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve të saj pa marrë parsysh religjionin që i përkasin.

Serbia autonominë territoriale nuk po e praktikon për hungarezët, boshnjakët, shqiptarët, vllehët, ndaj nuk ka asfarë të drejte të kërkojë autonomi territoriale për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ka shumë serbë që jetojnë ne Rumani, në Hungari, Kroaci dhe në Malin e ZI, por që nuk kanë autonomi territoriale, atëherë përse u dashka që serbët të kenë autonomi territoriale në Republikën e Kosovës, për të patur më shumë të drejta sesa serbët e Segedinit, Temishvarit, Shibenikut apo Vasojeviqit.

Pse Serbia nuk Ka kërkuar autonomi territoriale edhe për serbët që jetojnë në Zvicër, Francë, Gjermani dhe Suedi.

Qeveria e Serbisë është laike dhe nuk ka të drejtë të negocojë për kishat orthodokse në emër të institucioneve fetare.

Qeveria e Italisë nuk mund të negocojë për pronat e kishave katolike në cilindo shtet ku ka katolikë.

Qeveria e Turqisë nuk negocon me Qeverinë e Gjermanisë për pronat e xhamive në Gjermani.

Qveria e Greqisë nuk mund të negocojë për pronat e Patriarkanës Orthodokse në Stamboll.

Qeveria e Arabisë Saudite nuk e ven dot para përgjegjësisë Qeverinë e Republikës së Kosovës për pronat e xhamive në Kosovë. Të gjitha këto duhet të sqarohen.

Patriarkana e Kishës Pravosllave Serbe është themeluar në Zhiçe të Serbisë, e pasi Serbia e pushtoi Kosovën e zbriti Patriarkanën në Pejë, pastaj në Prizren dhe në Shkup. Kjo dëshmon se institucioni i Kishës Pravosllave Serbe “udhëtonte” bashkë me operacionet e monarkisë mesjetare serbe.

Nuk është në rregull që në bisedimet Kosovë-Serbi midis dy shteteve të sotme të vihet si kusht “legjitimiteti” i pushtimeve të dikurshme të Serbisë mesjetare ne territoret e Kosovës.

Dëshiroj t’ua rikujtoj koordinuesve të këtyre negociatave nga Kosova se fjala Metohi që e përdorën Serbia për Rrafshin e Dugagjinit e ka kuptimin pronë e Kishës.

Monarkia mesjetare serbe është krijuar në territorin arbëror, ne territorin Iliro-Arbëror në qytetin Rrasë të Sanxhakut të sotëm dhe emri Rrasë është shqip dhe serbët e quajnë Rashka.

Dëshiroj t’ua rikujtoj SHBA-ve dhe BE-së se “shenjtorët” serbë pa pëjasjtim bashkë me Sava Nemanjiqin të gjithë janë të rremë.

Ne shqiptarët do t’i ruajmë ato kisha si dëshmi historike të vetë kombit shqiptar, sepse ato kisha para shekullit 12-të nuk kanë qenë kisha serbe, por kanë qenë kisha të arbërve brenda Shtetit Bizantin. Shteti Bizantin iku, Shteti mesjetar serb iku, Shteti i turqve osmanë iku, por edhe Shtetit serb që në fund të shekullit 20-të në këto hapësira kreu krime të paparafytyrueshme i ka ardhur koha që të tërhiqet.

Shqiptarët në malin e Zi janë autoktonë ndërsa malazezët në Kosovë janë të ardhur.

Në Kosovë jetojnë dy kategori serbësh, të mbetur këtu qysh në shekujt e hershëm, dhe ata të ardhur pas vitit 1913.

Serbia serbëve të ardhur në Kosovë u paguan nga 400 dollarë në muaj pa punuar agjë, vetëm që të mos largohen nga Kosova.

Serbia serbët i paguan vetën në Kosovë, e jo në Kroaci apo Rumani, sepse nuk ka ndërmend të heqën dorë nga territoret e kombit shqiptar.

Dialogu nuk mund të vazhdojë pa u sqaruar këto gjëra dhe pa e ndalur Serbia veprimtarinë subversive ndaj Kosovës.

Serbët thonë se në këtë dialog me shqiptarët nuk duan të mbeten pa asgjë.

Përgjigja duhet të jetë. Po nuk u kruajtët ne nuk do t’i bëjmë shkrumb e hi Beogradin, Smederevën, Nishin që ka qenë qytet i shqiptarëve, Çaçakun, dhe fshatrat përreth, nuk do t’i vrasim fëmijët, nuk do t’i përdhunojmë gratë e Serbisë, si ju Kosovë. Kjo është zemërgjerësia e jonë, ky është lëshimi ynë dhe toleranca jonë, që te asnjë popull tjetër nuk do të mund ta gjeni.

Në këto kushte duhet nënshkruar marrëveshja e paqes, por që Serbia t’i paguan reparacionet, me kusht që të mos na ngacmojnë serbët, se ndryshe do ta pësojnë më së keqi”, thuhet në fund të opinionit virtual shkruar nga Gjokë Dabaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat