Drejtuar Përçarësvë të komunitetit Orthodoks të Shqipërisë dhe z. Foti Cici.
Disa nga ju here pas here keni përmëndur emrin tim , madje duke më quajtur edhe `spiun` te
Janullatosit??!!
E keni thënë në komentin e fundit se une… paskam bërë padi kundër Janullatosit.
E si mund të bëjë nje `spiun` i Janullatosit – padi kundër vete Janullatosit?!
Prandaj lërini këto budallallëqe dhe gënjeshtra. Se përse, – Do tu a spjegoj më poshtë:
Unë në fakt kam kërkuar të kemi kontakte me ju përkundrejt dogmes Orthodokse në parim, sepse në realitet shumë radikalistë fetarë abuzojnë dhe kanë abuzuar me mësimet e fesë duke vrarë dnë të kaluarën, shqiptarë të fesë tjetër dhe sot përsëri këta radikalistë kanë hedhur farën e përçarjes edhe në komunitetin orthodox duke sharë njërin apo duke lavdëruar tjetrin, ose duke konfuzionuar njerëzit. Për fat të keq , mesa kam vënë re edhe tek vetë klerikët e KOASH ka hyrë fara e përçajrjes sepse kjo shihet tek hatërmbetjet e qjefmbetjet apo tek gjoja `besnikëria` e pafund ndaj njërit dhe bezdisja ndaj tjetrit, dhe Akoma më keq tek nxitja fshehtaz e inateve midis minoriteteve dhe shqiptarëve të krishterë të komunitetit. E kjo sigurisht mund të ketë dhe prapavijë jo shqiptare.
Nëse nuk e kutponi këtë element
Aktualisht unë nuk kam asnjë kontakt zyrtar me KOASH, sepse jam larguar nga Sekretar i Përgjithshem i Lidhjes së Intelektualeve Orthodokse që nga 2015, për disa arësye principiale.
As kam marrë ndonjeherë rrogë dhe kush thotë të kundertën gënjen.
Gjithmonë kam dashur qe Komuniteti Orthodoks të jetë i bashkuar dhe jo të hedhë gurë mbi bashkëbesimtarët e tij dhe kundër njeri tjetrit.
Ai që përcan dhe përflet bashkëbesimtarin e tij në fakt bën punën e Djallit dhe të qarqeve ekstremiste greko-serbe.
Po të keni lexuar në Faqen tonë të Tiranës -“ Grupi i Intelektualeve Orthodoksë të Tiranes“, ne i kemi kërkuar KOASH-it të zgjidhe katër probleme:
1. Të shpallë Dëshmorë dhe të vendosë në Kalendarin Orthodoks të Shqiperisë të 5 Kryepeshkopet tanë nga viti 1922-1967.
2. Të shpallë shënjtor të Orthodoksisë `Gjergj Kastrioti Skenderbeu` më 23 Prill, dhe Shënjtorë të Shqiperisë Angjelina Arianitin e cila e ka ditën e nderimit më 31 gusht.
3. Të sponsorizojë dhe të japë fonde për të rregulluar `Pirgu Arbanas` ne Manastirin e Hilandarit, vënd ku prehen eshtrat e Gjon Kastriotit vdekur me 6 maj 1437, , Reposh Kastriotit 17 korrik 1431, Kostandin Kastrioti vdekur (?).
4. Vendosja në Korcë e Kishës së Shën Gjergjit. Shën Gjergji simbolizon shënjtorin që vrau kuçedrën por, simbolizon edhe Heroin tonë kombëtar I cili mbrojti krishtërimin dhe atdhun nga osmanët- Gjergj Kastrioti -Skenderbeun. Shën Gjergji është simboli I Korcës dhe është mbrojtesi i Korces. Dikujt nuk i intereson një kishë me këtë emër në Korcë sepse simbolizon shqiptarinë dhe vendin ku predikoi Fan Noli në Shqip.
Këto kërkesa i kam dërguar edhe në Stamboll me email, drejtuar Bartholomeut tëI Stamboll.
Për ta dokumentuar ju mund te shihni ne google ose ne Forumi shqiptar tek pjesa e Orthodoksisë të gjitha materialet që po ju shkruaj.
Së fundmi. Nuk dëshëroj tju kem armik sepse feja orthodokse nuk e nxit këtë ndjenjë, por përkundrazi intelektualët orthodoksë shqiptarë së bashku me intelektulët myslimanë shqiptarë dhe ata katolikë realizuan ëndrën 450 vjeccare të krijimit të shtetit shqiptar, gjithsesi I cunguar. Sidoqoftë më e rëndësishmja është se fryma për të bashkëjetuar në paqe dhe harmoni me komunitetet e tjera është një realitet dhe një xhevahir I mrekullueshëm që e mban bashkuar popullin shqiptar.
Prandaj dëshëroj që edhe ju të mos krijoni armiq nga Komuniteti yne orthodoks i përcarë nga interesa egoiste, përkundrazi, duhet ti ndërprisni sulmet përccarëse kundër vëllezërve tanë. Nëse nuk e kuptoni, kuptojeni se dikush e ka hedhur farën përccarëse edhe brënda komunitetit tonë, dhe ju pa dashur ( ose dikush nga ju edhe me qëllim) po nxitni frymën e pabesisë dhe të urrejtjes kundër shoku shokut. Këtë duan armiqtë e Shqipërisë : divider et impera. Impera, pra do të na sundojnë ata që nuk na kanë dashur nëse vazhsoni kështu.
më tepër mua, sepse edhe ne po luftojmë për shqiptarizimin e KOASH.
Ju sugjeroj që të pushoni luftën kundër Fortlumturisë së Tij Anastas. Ai është 91 vjeç.
Nëse i Madhi Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flase shqip- Fortlumturia e tij Anastas e ringjalli Kishën orthodokse të Shqiperisë nga varri komunist.
Neve na takon të shqiptarizojmë KOASH-in pa arniqësuar komunitetin Orthodoks.
Ju lutem kijeni parasysh këtë.