Gjatë luftës dhe revolucionit të njohur të popullit ose kombit të madh amerikan-për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga diktati, monopoli ose "kurora" mbretërore ose kolonialiste e Anglisë ose Britanisë së Madhe-nën udhëheqjen ose komandimin e G. Washingtonit, A. Hamiltonit, Th. Adamsonit, Th. Jeffersonit etj. (ndonëse, të ndihmuar ose mbështetur edhe nga 2O. OOO luftëtarët ose vullnetarët e paguar gjerman, si dhe nga strateg ose vullnetar të tjerë ushtarak nga Europa si M. J. d' Motier de Lafayette, C. H de Saint Simon, T. A Kosciuszko dhe të tjerë): Askujt, si duket asokohe, përveç John Adamsonit, nuk i kishte shkuar ndërmend mbi ndarjen ose pozicionimin e shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan në dy blloqe, tabore ose parti të mëdhe rivale dhe shpeshherë edhe kundërshtare ose antagoniste me njëra tjetrën. Apo, si iu thonin asokohe " antifederalistët centralistë" (republikanët) dhe "federalistët demokrat" (demokratët).
Dikur me vonë nga blloqet ose taborët rivale, do lindin dhe themelohën dy partitë e mëdha institucionale dhe konstitucionale në SHBA.: The Grand Old Party ( Partia Republikane, e themeluar në vitin 1854) dhe Party of the People (Partia Demokrate, e themeluar në vitin 1793).
"Federalistët amerikan", atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,"antifederalistët amerikan", e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe "frytët" ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë.
Shih për këtë, "antifederalistët demokrat" nga ana e "federalistëve republikan" në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si "demokrat radikalist" etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë. Përkatësisht, "metodave revolucionare" të "apostujve të lirisë" ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të "antifederalistëve demokrat" në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.
Në vitin 1878 në Philadephia (Filadelfi) ishte mbajtur ose organizuar Kongresi i parë konstitucional i SHBA-s. Duke i veçuar Deklarat e njohura konstituciinale dhe juridike si " Constitution of Unites States of America" dhe "Cheks and Balances" të miratuar në Philadelphia gjatë vitit 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj "Kongresit kontinental" të Philadephias së vitit 1744.
Në Konventën e mesipërme konstitucionale dhe institucionale, ishte vendosur që Gjorgj Uashingtoni (George Washington) të zgjidhej ose emrohej si President i parë i SHBA-s. I pasuar nga John Adamsoni (Adamsi), Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë.
Ndaj, pavarësisht asaj nëse "ku-klux klanët", "populistët", "bull moosët", "dixiecratët", të "gjelberit", "new frontierèt","revolucionarèt e majtè" dhe tè "djathtè", ose "watchdogs-ët" tjerë si "levizje", organizata ose "parti të treta" sporadike në SHBA-s, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, revolucionare, konceptuale, ideologjike ose metodologjike si "pjesë të rëndësishme" ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale dhe institucionale në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së.
U mor vesh se kritika dhe filozofia e sotme e marëdhënieve ndërkombëtare, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimeve dhe referimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative të SHBA-s në paqen dhe sigurinë botërore ose ndërkombëtare, kanë një dimension dhe karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar kolonialist, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit ose negacionit të njohur ortodoks ose heterodoks të ndikimit real ose dialektik të SHBA-së në rendin e ri botërorë ose ndërkombtar, nga ana e Rusisë, Kinës dhe fuqive të dikurshme imperiale ose kolonialiste të kontinentit plak, të cilat në instancë të fundit i bashkon karakteri i 'një bote të administruar nga kapitali, teknika ose fuqia e njohur ushtarake, finansiare, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s.'
Në këtë rast, tërësia sipas tyre është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive, ndërkaq, e vërteta bëhët relative ose kurtizane-përballë pushtetit dhe autoritetit suprem ose absolut të SHBA-s në globin ose planetin tonë.
Në shtetët ose shoqëritë e ndryshme neoliberaliste ose ish kolonialiste, e mençura, e sinqerta ose e vërteta, vazhdimisht sikur bëhen konkubinë ose kurtizane të industrisë agjituese ose propagandistike ndaj SHBA-së. Kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Ndaj, edhe ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, karakterin, politikën ose demokracinë, shpesherë janë shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen, vetëdijen ose nënvetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, demokratike, shkencore, humaniste etj.
Filozofia e sotme politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që janë më të vegjël, më të varfër ose me të dobët, gjithmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më të pasur dhe më të fortë.
Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale" ose "tregu global" i vlerave dhe kapitalit, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive.
Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale" që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, autenticitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste etj.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobët.
Për më tepër ndërkaq, shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër, për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të tjerera, kjo do thotë se në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura "pentarkiste" ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe "aleancës antiamerikane" mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në "Veriun e pasur" dhe në"Jugun e varfër ose të pazhvilluar", nuk kanë pushuar kurrë. Kjo sidomos pas shpërbërjes ose shkatërrmit të përgjithëshem dhe përfundimtar të ish 'perandorisë së kuqe' ruso-sovjetike apo 'mbretërisë së të keqës", siç do e quante dikur Presidenti Regan ish Bashkimin Sovjetik dhe "Traktatin e Varshavës". Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.
Pak histori nga e kaluara:
Në vitin e largët 186O, për President të SHBA-s ishte zgjedhur dhe emruar kandidati republikan, Abraham Lincoln i cili nuk shihej me sy të mirë nga farmerët ose shtresat e varfëra në Jug të SHBA-s. Duke shkaktuar kështu revoltë ose një kryengritje të armatosur në jugun amerikan, nga e cila dikur me vonë do shpërhtente edhe lufta qytetare (veri-jug ) në Shtetët e Bashkuara të Amerikës!
Ndërkaq, si pasojë ose rezultat i saj, me 2O. 12. 186O, Karolina e Jugut (South Carolina) e kishte filluar procesin ose aksionin e saj separatist ose secesionist (antikushtetutes) të ndarjes ose shkëputjes së saj nga SHBA-s! Për t'u pasuar nga Misissipi, Florida, Alabama, Georgia, Louisiana, Texasi, Virgjinia, Arkanzasi, Tenessee dhe Karolina e Veriut (North Carolina) të cilat, me 4 shkurt (O2) të vitit 1861, në Montgomery, e kishin shpallur dhe miratuar ngritjen ose themelimin e "Konfederatës amerikane të shtetëve të jugut" me seli në Richmond. Duke zgjdhur asokohe J. Davisin për President të "Konfederatës së Jugut"!
Presidenti Lincoln në fjalimin e tij inaugurues me 4 mars të vitit 1861, e kishte shpallur të paligjshme dhe antikushtetuese të të ashquajtuarën "konfederatën e jugut".
Ndonëse, me me 12 prill të vitit 1861, forcat anakiste dhe secesioniste të Jugut, e kishin granatuar ose bombarduar Foft Sumterin, në hyrje të portit (limanit) të Charlstownit, duke shënuar kështu fillimin e luftës së përgjakshme qytetare në SHBA-s. Ndërkohë që gjatë luftës qytetare në SHBA-s, Presidenti Lincoln i kishte firmosur dhe aplikuar edhe 2 (dy) aktet ose ligjet e njohura konvencionale dhe historike si "Homestead Act" dhe "Emancipation Act". Ndërkaq, vetëm pak ditë pas kapitullimit ushtarak të forcave separatiste ose secesioniste të Jugut ( O9. O4. 1865)-Presidenti Lincoln do vritej me atentat nga fanatikët ose ekstremistët e ndryshem anarkist dhe secesionist! Lufta e mesipërme qytetare në SHBA-s, e cila ishte mbyllur me fitorën historike si thuhët të Veriut të pasur dhe konstituciinal-kundër Jugut të varfër dhe antikonstitucional ose secesionist: Të dyja palëve u kishte shkaktuar humbje, viktima ose shkatërrime të shumëta njerëzore, materiale, politike, historike etj.
Në vazhdim ia vlen të cekët fakti i njohur sipas të cilit, vetëm dy-tre dekada pas luftës së mesipërme qytetare: SHBA-s do ngritej në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikit hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët e Bursës së famshme të New Yorkut, ata të Holivoodit dhe kështu me radhë. Në Çikago të SHBA-s, pos katerdave të shquara të politologjisë dhe psikologjisë, ndodhët edhe selia e Federatës së Punëtorëve Amerikan ("American Federation of Labor, ATL) etj.
Të gjitha këto falë vitalitetit dhe patriotizmit të lartë të shtetit dhe kombit të madh amerikan.