Kjo është një karakteristikë e shoqërisë tonë shqiptare, përmes sëcilës dallohemi jo për të mirë, kur edhe para fëmijëve dhe familjarëve tanë gjejmë konflikte në mes vedi, tamam në një vend publik, ku çdo lëvizje bie në sytë e gjithë pasagjerëve, duke ua bërë të ditur edhe të tjerëve dhe ti bindim se jemi një « model » i veçantë i njerëzimit, por për fat se shqiptarët nuk janë të gjithë të tillë.
Jo vetëm rasti i fundit, por shpeshherë mërgimtarët shqiptarë në këto udhëtime, në veçanti Prishtinë-Svicërr dhe anasjelltas, ngjajnë konflikte të tilla dhe gjenden momente shumë të pa këndshme, të cilat shqetësojnë fëmijë dhe të vjetër dhe gjithë pasagjerët në aeroplan, dhe nuk turpërohemi nga mbrapshtinat e tilla, të kuptojmë se në aeroplan jemi sikur në një dhomë dhe në një familje, por edhe përqindja e madhe të gjithë shqiptarë.
Mërgimtarët shqiptarë kurrë më mirë nuk i kanë pasur udhëtimet e tyre për në vendildje dhe atdhe, pas shërbimëve në aeroplan- kafe, çaj, qumësht dhe tjera ushqime, nuk ka asgjë më mrekullueshëm se të arrish për një kohë të shkurtër kah do që je nisur me familje dhe vetëm, në qetësi dhe rehati, por vetëm një ide e krisur, apo e çmendur shkakëton incidente dhe e prish tërë atmosferën dhe udhëtimin e një njerëzimi.
Ka plot gjeste të tilla të mërgimtarëve, që janë të pa lakmueshme, por edhe një gjest që ndoshta është shumë primitiv dhe i përsëritshëm që nuk ka të ndalur kurrë, kur ende aeroplani në ajër pa u lëshuar në pistën e vet, ngritën njerëzit mbi koka, duke nxituar sëcili të del më i pari me gjësendet e veta, ku shpeshherë ka raste të tilla të nxitimit, që gjësendet kanë rënë mbi kokat e njerëzve.
Nuk duhet të dyshojmë te të tjerët, por mbi të gjitha te vetvetja jonë, të jemi në kundërshtim me atë që nuk është e lakmueshme dhe njerëzore, me atë që nuk është traditë e jona morale dhe etike, duke e lënë të tanishmën të na iki pa e ndier dhe pa e kuptuar realitetin tonë, dhe nuk e dimë se kemi mundësi për të zgjedhur të sotmen që e kemi përpara, në veçanti gjithë ata që gjinden sot në perëndim, për ta kuptuar se çka është jeta.
Mërgimtarët shqiptarë, shumica e tyre të integruar në perëndim, të cilëve ua kemi lakmi punën dhe sjelljet e tyre, por edhe një pjesë tjetër, sikur i shohim dhe i përjetojmë sjelljet e tyre, jo vetëm në aeroplan, por kudo që i takon në rrugë dhe gjetiu, me budallallëqët që ndoshta të tjerët nuk i kanë, me do farë marrëzirash dhe sjellje arrogande, që të vie turp t’i shikoje si shqiptarë.