Kosova nuk ka kohë me humb, se i ka humbur 20 vite , të cilat vite i kanë bërë rrushë e kumbulla kasta e vjetër grabitqare politike. Nëse na ndodhë që edhe 20 vitet e ardhshme të na i rrëmbejnë do të mbesim as shtet e as koloni. Nëse marrin ide të huaja dhe nëse nuk i kemi njerëzit e zot në pushtet, do ta merrë djalli shtetësinë e Kosovës. Nëse nuk vendosen më në fund vlerat në të gjitha sistemet nuk do të dalim dot nga kriza e përgjithshme ku jemi katandisur.
Nuk do të bëhemi shembull i mirë i shtetndërtimit dhe i mirëqenjes. Pak ka vullnet, kuptueshmëri e dialog të mbrendshëm që të kapërcehen vështirësitë politike dhe ekonomike. Rrëfimi i suksesshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj bëhet më ndryshe, me qasje të re karshi problemeve të grumbulluara për shumë vite. në gjirin e Evropës së Bashkuar sa duket afër është shumë largë. Nuk guxohet që të përsëriten gabimet nga e kaluara duke vendosur në pozita njerëzit me biografi të dyshimt.
Mjaftë me njerëz pa dije dhe pa thirrje. Pa referenca profesionale dhe pa referenca të përvojës nuk arrihen objektivat e shtetit ligjor dhe shtetit funksional. Të udhëheqesh me shtetin apo në segmentet e tij nuk është shaka, por është marje obligimit dhe pergjegjësisë. Politikat e kaluara na kanë kushtuar sidomos në ekonomi duke e kthyer mbrapa.
Na duhen njerëz që dinë në praktikë të zbajtojnë politika të mira,e jo politika të mitingjeve. Mos t’i lejojmë keqbërësit dhe të padijshimit të inkuadrohen në sitemet vitale të shtetit se shumë vuajtëm për gjithë këto vite me njerëz të tillë …!!!