Për dialogun Kosovë-Serbi, nuk mund të jetë model Marrëveshja e Prespës

Opinione

Për dialogun Kosovë-Serbi, nuk mund të jetë model Marrëveshja e Prespës

Nga: Skënder Karaçica Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:33
Skënder Karaçica

Udhëheqja shtetërore e vendeve të Ballkanit, në relacionet e dialogut Kosovë-Serbi në ndërmjetësim të BE-se dhe SHBA-së në Bruksel, gjithherë kanë shtuar interesimin  për përmbylljen e kapitullit historik në mes të dy popujve të ndarë njëherë e përgjithmonë në përfundimin  e luftës me 1999.

Këto ditë në qendër të  vëmendjes për  çështjen  e Kosovës dhe dialogu me Serbinë, ka shprehur mendimin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili ka thënë se për përfundimin e procesit të dialogut në mes të dyja vendeve, do të ishte mirë që  të merret si model Marrëveshja e Prespës.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe përfundimi  i procesit paqësor me njohjen e ndërsjellë të  sovranitetit të dyja vendeve, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë model, ndonëse kemi të bëjmë me probleme të natyrës tjetër të çështjes së emrit të Maqedonisë Veriut karshi kërkesës disavjeqare të Greqisë.

Kosova është shtet demokratik  i pavarur, ndërsa dy popujt shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë nga ,,shtëpia e përbashkët e Jugosllavisë,,(sic!) dhe, siç thoshte diplomati amerikan Richard Hollbrook, në kronikat e traditës të popullit  amerikan, shqiptarët në Kosovë hynë  në juridiksionin e këtij shteti ,,martesë me pushkë,,(!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat